Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Në këtë mesazh Presidenti i SHBA-së shkruan: "I da
Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush.
Në këtë mesazh Presidenti i SHBA-së shkruan:
"I dashur z. Kryeministër
Me rastin e përvjetorit të fillimit të fushatës për çlirimin e Irakut, do të dëshiroja t'Ju shprehja falënderimet tona për mbështetjen tuaj të palëkundur në luftën kundër terrorizmit. Populli i SHBA admiron dhe vlerëson rolin kurajoz dhe të pashoq që Shqipëria ka luajtur për lirinë e popujve të Irakut dhe të Afganistanit dhe krijimin e një bote më të sigurtë.
Si udhëheqës ne jemi thirrur t'i përmbahemi të vërtetës universale se jeta e çdo qenieje është e çmuar dhe se prirja natyrore e çdo njeriu është që të jetojë në liri. Në mënyrë që paqja dhe liria të lulëzojnë, lypset të kemi kurajon për t'u ndeshur me të gjithë ata që rreken të na skllavërojnë përmes frikës dhe terrorit.
Historia do të na gjykojë e vlerësojë për mirë ngaqë u dhamë popujve të Irakut dhe të Afganistanit shansin të marrin në duart e veta fatin e tyre. Bota ku jetojmë është ende e rrezikshme, por ne me përpjekjet tona e kemi bërë atë më të sigurtë me vendosmërinë tonë për të luftuar kundër terrorizmit dhe shtypjes, për t'i zëvendësuar me lirinë dhe shpresën".