E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka ndjekur sot ne stadiumin "Loro Boriçi" te Shkodres ndeshjen e futbollit midis ekipit tone kombetar dhe atij te Rusise te zhvilluar ne kuadrin e eleminatoreve te Kampio

Kryeministri Fatos Nano ka ndjekur sot ne stadiumin "Loro Boriçi" te Shkodres ndeshjen e futbollit midis ekipit tone kombetar dhe atij te Rusise te zhvilluar ne kuadrin e eleminatoreve te Kampionatit Europian, e cila u fitua nga ekipi yne me rezultatin 3-l

Pas ndeshjes Kryeministri Fatos Nano ka takuar futbollistet e ekipit kombetar dhe trajnerin Brigell dhe i ka pergezuar per lojen shume te mire duke i uruar ata per kete fitore te merituar.

Kryeministri Nano i pyetur nga media se si e vleresonte kete fitoren te skuadres sone kombetare ndaj ekipit te Rusise u shpreh :

Kjo mund te ndodhe vetem ne Shkoder, vetem me keta djem te mrekullueshem qe perfaqesojne gjithe Shqiperine, qe perfaqesojne Shqiperine nderkombetarisht, tanime.
Me vjen shume mire qe kjo ndodhi edhe ne pranine time, sepse edhe une jam nje tifoz si gjithe te tjeret, me zemer te zjarrte per futbollin shqiptar, per perfaqesimin dinjitoz te Shqiperise ne Europe. Kjo eshte nje dite feste per te gjithe
Emocioni i veçante i kesaj mbremjeje eshte edhe karakteri konkurues i kombetares sone dhe besoj se kjo eshte Shqiperia. Keta djem mund te maten edhe me ish- superfuqite, tashme, si Rusia.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›