E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministave, tematika kryesore e te ciles ishte "Permiresimi i kuadrit ligjor ne fushen e drejtesise, pa

Sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e perjaveshme e Keshillit te Ministave, tematika kryesore e te ciles ishte "Permiresimi i kuadrit ligjor ne fushen e drejtesise, parandalimit te pastrimit te parave, organizimit te pushtetit gjyqesor dhe te luftes kunder korrupsionit".

Ne kete mbledhje e u miratuan nje numer projektligjeh dhe vendime te rendesishme.

Projektligjet qe u miratuan:
U miratua projektligji: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 7905, dt 21. 3. 1995, "Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperise".
Ky projektligj perben nje nisme ligjvenese per zbatimin e Programit te Qeverise dhe ka te beje me marrjen e masave legjislative dhe institucionale per te parandaluar dhe goditur me te gjitha mjetet ligjore fenomenet e krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit.
Kjo nisme ligjvenese lidhet edhe me permbushjen e angazhimeve te shtetit shqiptar kunder fenomeneve kriminale transnacionale dhe me detyrimet ne kuader te anetaresimit ne disa nga marreveshjet dhe konventat nderkombetare me te rendesishme, rekomandimeve te eksperteve te Keshillit te Europes, te Departamentit te Thesarit te SHBA, rekomandimet e Njesise se Veprimit Nderkombetar kunder pastrimit te parave FATF-GAFI, si dhe mendimet e institucioneve tona te interesuara apo ngarkuara me ndjekjen e ceshtjes se pastrimit te parave, te luftes kunder krimit te organizuar etj.
Shtesat dhe ndryshimet e Kodit te Procedures Penale synojne mundesimin dhe krijimin e hapesires se nevojeshme ligjore ne drejtim te futjes dhe rasteve te aplikimit te masave te sekuestrimit. Ne kete mebyre behet nje hap shume cilesor ne drejtim te perqasjes efektive te legjislacionit dhe veprimtarise se institucionave tona me ato nderkombetare sipas dispozitave te marreveshjeve nderkombetare dhe rekomandimeve perkatese. Gjithashtu ne kete projektligj eshte reflektuar edhe forma dhe organizimi i gjykates se apelit per krimet e renda, e cila do te jete ajo e gjykates dhe jo e seksionit te krimeve te renda prane gjykates se apelit te Tiranes.

Kjo pakete ligjore e pergatitur nga grupi i punes, gjykojme se permban disa masa ligjvenese te nevojshme ne drejtim te nje funksionimi efektiv te veprimtarise se institucioneve tona per parandalimin dhe goditjen e fenomenit kriminal te pastrimit te parave dhe shoqeruesve apo shfrytezuesve te saj si krim i organizuar, trafiqet e paligjshme, terrorizmit etj.

U miratua projektligji: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr. 7895, dt. 27. 1. 1995, "Kodi Penal i Republikes se Shqiperise".
Ky projekt ligj eshte nje nisme tjeter ligjvenese qe ben pjese ne marrjen e masave legjislative dhe institucionale, qe ne zbatim te programit te qeverise synon permiresimin e funksionimit te sistemit tone legjislativ dhe rritjen e efektivitetit te te institucioneve tona per te parandaluar dhe goditur me te gjitha mjetet ligjore, fenomenet e krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit.
Edhe kjo nisme ligjvenese lidhet edhe me permbushjen e angazhimeve te shtetit shqiptar kunder fenomeneve kriminale transnacionale dhe me detyrimet ne kuader te anetaresimit dhe berjes pale ne disa nga marreveshjet dhe konventat e rendesishme nderkombetare te bashkepunimit nderkombetar ne fushen penale.
Nepermjet ndryshimeve te propozuara ne Kodin Penal synohet, jo vetem te qartesohen formulimet e disa veprave penale ekzistuese, por parashikimi i disa veprave te reja penale.
Projektligji synon parashikimin e nje vepre penale te posaçme per financimin e terrorizmit si dhe fenomeneve te lidhuara me te dhe pastrimin e parave si psh çelja e llogarive anonime, mosdeklarimi ne kufi i parave dhe sendeve me vlere etj.
Gjithashtu ligji synon te perkufizoje qarte dhe ne menyre te detajuar te futjes se rasteve dhe mases se konfiskimit, duke mundesuar dhe krijimin e hapesires se nevojshme ligjore, jo vetem per te permiresuar permbajtjen, por edhe per te zbatuar me me efektivitet dispozitat e Kodit te procedures penale ne drejtim te fushes dhe rasteve te aplikimit te mases se sekuestrimit.
Nje nga elemetet me te rinj dhe bashkekohore qe propozohet ne Kodin Penal eshte perfshirja ne parim dhe, gradualisht ne dispozita te veçanta , te denimit te njekohshem me burgim dhe me gjobe. Tashme kjo politike penale perben institucionin e zakonshem te legjislacioneve penale bashkekohore, vecanerisht ne ceshtjet e luftes kunder terrorizmit, krimit te organizuar, krimit ekonomik, pastrimit te parave, abuzimit me detyren etj.
Me kete projektligj behet nje hap shume cilesor ne drejtim te perqasjes efektive te legjislacionit dhe veprimtarise se institucioneve tona me ato nderkombetare sipas dispozitave te marreveshjeve nderkombetare dhe rekomandimeve perkatese.

U miratua projektligji "Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave per krime te renda"
Projektligji "Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave per krimet e renda" perben nja nga masat legjislative me te rendesishme qe po ndermerren ne kuader te vazhdimesise dhe intesifikimit te reformave ne fushen e drejtesise dhe atij te pushtetit gjyqesor ne vecanti.
Ky hap i rendesishem eshte paraprire dhe pergatitur nga shume masa te tjera legjislative dhe institucionale ne fushen e drejtesise.
Ne vijim te reformave per zhvillimin e sistemit te gjygjesorit dhe te drejtesise ne pergjithesi, tashme perben domosdoshmeri nderrmarrja e masave ligjore dhe institucionale ne drejtim te permiresimit organizativ dhe specializimit me te ngushte te strukturave te pushtetit gjyqesor dhe te drejtesise, rritjes cilesore te profesionalizmit dhe te efektivitetit te punes se ketyre strukturave si dhe permiresimit te kushteve te punes dhe sigurise ne verpimtarine e tyre. Fillimi i veprimtarise se gjykatave per krimet e renda perben nje mase te rendesishme ne realizimin e angazhimeve te brendshme dhe nderkombetare te shtetit dhe te qeverise shqiptare per t'iu pergjigjur ne menyre direkte dhe efektive nevojes per te luftuar fenomenet e renda kriminale, ato te krimit te organizuar dhe te terrorizmit, brenda vendit, ne shkalle rajonale dhe me gjere.
Shqyrtimi dhe miratimi i ketij projektligji perben nje nga hapat me te rendeishem te reformave ne fushen e drejtesise qe do te ndikoje ne modernizimin dhe rritjen cilesore te nivelit te organizimit dhe funksionimit te sistemit tone gjygjesor, te cilesise, profesionalizmit dhe specializimit ne hetimin dhe gjykimin e ceshtjeve penale, duke permirsuar me tej mjetet ligjore dhe institucionale ne dispozicion te shtetit per te parandaluar dhe kuftuar fenomenet e kriminalitetit dhe ne vecanti atij te rende dhe te organizuar.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua edhe projektligji
"Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise".
Ky projektligj synon te permiresoje ligjin aktual te prokurorise. Gjate kesaj periudhe te funksionimit te tij, ne praktike jane verejtur disa probleme per shkak te disa formulimeve jo te plota apo kontradiktore te disa dispozitave qe veshtiresojne funksionimin dhe organizimin e strukturave te ketij institucioni. Ndryshimet e parashikuara ne nenin 8 te ligjit ne fuqi, jane te karakterit redaktorial, te cilat synojne te japin me qarte pozicionin e Prokurorit te Pergjithshem ne piramiden e prokurorise si dhe te heqin shprehje te teperta dhe pakuptim.
Ndryshimi i nenit 9, i cili aktualisht ka te percaktuar emertimet dhe funksionet e cdo drejtorie ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem, synon te rregulloje strukturen aktuale te prokurorise duke mos i merituar dhe percaktuar me ligj detyrat e cdo hallke, por ato i lihen ne kompetence Prokurorit te Pergjithshem, i cili ne varesi te prioriteteve te luftes kunder kriminalitetit dhe te detyrave qe me ligj i ngarkohen prokurorise, ben organizimet e nevojshme.
Neni 10 i ligjit ndryshon kompetencat e Keshillit te Prokurorise, i cili si organ konsultativ i Prokurorit te Pergjithshem duhet te investohet vetem per emerime, gradime, masa disiplinore dhe vleresimin e punes se cdo prokurori. Sipas projektit i hiqet kompetenca e dhenies se mendimit per cdo akt te prokurorit te Pergjithshem dhe te tradites hetimore, sepse peaktikisht e ka te pamundur te jape nje mendim te tille per shkak te perberjes se tij dhe te mbledhjeve qe behen nje apo dy here ne muaj.
Ne projekt behen edhe disa shtesa qe lidhen me statusin e prokurorit. Keshtu per shkak te veshtiresive te punes, dhe te gjendjes aktuale shendetsore te shume prokuroreve qe kane shume vite qe merren me ndjekjen penale, eshte synuar qe at ate dalin ne pension 55 vjec, me kusht qe te kene punuar ne hetim jo me pak se 20 vjet. Po keshtu ashtu si dhe gjykatat propozohet qe edhe ne prokurori te krijohet dhe te funksionoje sipas rastit kancelari i prokurorise qe do te ngarkohet me problemet administrative dhe financiare te ketij organi. Kjo nevoje rezulton edhe nga kontrollet e ushtruara ne kete drejtim, ku verehet se prokurorite vuajne nga menaxhimi administrativo financiar dhe qe nuk mund te perballohet nga kryeprokurori i rrethit, i cili duhet te merret vetem me ceshtjet penale.

U miratua projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8436, date 28.12.1998 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise".
Ne programin e Qeverise, per fushen e drejtesise nje vend te posacem ze vazhdimesia dhe intesifikimi i reformave ne sistemin gjyqesor me synim forcimin e pavarsise dhe te efektivitetit te gjyqesorit shqiptar dhe konsolidimin e sistemit te drejtesise ne pergjithesi. Si aspekte te rendesishme te reformes se ardhshme per konsolidimin, rritjen e pavarsise dhe efektivitetit te gjyqesorit mund te permenden:
- Riorganizimi sipas parametrave bashkohore, shperndarjes gjeografike, demokrafike dhe problematike te ngarkeses se punes se gjykatave edhe ne reflektim te ndryshimeve te medha ne keto elemente gjate periudhes te tranzicionit.
- Rishikimi i rolit dhe funksioneve te kryetarit te gjykates, marredhenieve te tij me gjyqtaret e tjere, me kancelarin dhe pjesen tjeter te administrates gjyqesore, Keshillin e Larte te Drejtesise, Ministrine e Drejtesise etj.
- Zhvillimi dhe konsolidimi i rolit dhe funksioneve te kancelarit te gjykates dhe te gjitha hallkave te tjera te administrates gjyqesore.
- Plotesimi, forcimi dhe ngritja ne standartet bashkekohore te elementeve qe perbejne statusin e gjyqtarit me qellim forcimin, qendrueshmerine, ngritjen graduale dhe stimulimin ne karrieren gjyqesore.
- Forcimi i strukturave te vetekontrollit ne komunitetin e gjyqtareve si dhe te atyre te inspektimit te gjykatave dhe gjyqtareve, me qellim minimizimin e shfaqjeve te pamjaftueshme profesionale, njeanshkerise, shkeljeve te rregullave te etikes dhe shfaqjeve korruptive ne punen e gjyqtareve te vecante.
Pjese e ketij procesi eshte edhe marrja e masave per permiresimin e infrastruktures, kushteve te punes dhe te sigurise ne gjykata, per mbrojtjen dhe ruajtjen e posacme te gjyqtareve tane etj.
U miratua edhe projektligji "Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin 8610 date 17.05.2000 "Per parandalimin e pastrimit te parave.
Ligji Nr. 8610 date 17.05.2000 "per parandalimin e pastrimit te parave"ka per qellim parandalimin e pastrimit te parave te rrjedhura nga veprat penale, luften kunder ketij fenomeni dhe krimit financiar ne pergjithesi. Nisur nga permbajtja e parashikuar ne ligjin ekzistues, rezultatet dhe problemet qe jane konstatuar ne praktiken e tij, detyrimet qe lindin nga ratifikimi me ligj i konventave nderkombetare kunder pastrimit te parave (Konventa e Strasburgut, Vjenes dhe Palermos) problematikat e reja dhe kerkesat aktuale ne drejtim te luftes kunder pastrimit te parave dhe produkteve te rrjedhura nga veprat penale, lidhjes se dukshme te ketij fenomeni me krimin e organizuar ne teresi, trafiqet e paligjshme dhe terrorizmin ne vecanti, perben domosdosheri nderrmarrja e te gjitha masave legjislative dhe institucionale per te rritur efektshmerine e punes se institucioneve tona ne drejtim te parandalimit dhe luftes kunder pastrimit te parave, si dhe bashkepunimit te tyre me institucionet nderkombetare.

Sot ne mbledhjen e qeverise u miratua projektligji "per ratifikimin e konventes Europiane per vlefshmerine nderkombetare te gjykimeve penale"
Konventa e Keshillit te Europes "Per vlefshmerine Nderkombetare te Gjykimeve Penale" hartuar ne Hage me date 28.05.1970, konsiston ne forcimin e bashkepunimit nderkombetar ne planin e luftes kunder kriminalitetit, efektet e te cilit gjithnje e me teper po manifestohen ne kapercimin e kufijve te nje shteti te vetem. Ratifikimi i kesaj Konvente nga ana e shtetit Shqiptar do te perbeje nje hap shume te rendesishem ne kuadrin e bashkepunimit nderkombetar shumpalesh ne fushen penale qe do te demostrohet edhe ne ndjekjen e nje politike penale te perbashket me qelli mbrojtjen e shoqerise dhe rritjen e efikasitetit te luftes kunder kriminalitetit. Nje aspekt i rendesishem qe evidentohet ne momentin e ratifikimit te kesaj konvente eshte ai qe i perket paraqitjes se rezervave dhe te deklaratave interpretuese te nje shteti kontraktues lidhur me aplikimin e konventes.
Pas ratifikimit dhe hyrjes ne fuqi te kesaj konvente, shteti shqiptar do t'i krijoje vetes mundesine per nje pjesemarrje me te madhe dhe efektive te tij ne nje bashkepunim nderkombetar ne fushen penale dhe ne luften kunder kriminalitetit ne pergjithesi dhe krimit te organizuar dhe terrorizmit ne vecanti.

U miratua projektligji "per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Mbreterise se Belgjikes, per transportin ajror".
Marreveshja, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Mbreterise se Belgjikes, per transportin ajror, eshte e para qe perfundohet me kete vend, e hartuar duke ju referuar normave te reja te ICAO-s( Organizate Nderkombetare te Aviacionit Civil), Eurocontrol-it ( Organizata Europiane per Sigurine e Navigimit Ajrore) etj. Perfundimi i kesaj marreveshje krijon kushte mjaft lehtesuese per transportin ajror te te dy vendeve, ne rritjen e cilesise se sherbimeve te shoqerive ajrore, numrit te fluturimeve, lehtesimit te procedurave ne pikat e hyrje-daljeve te kontrollit doganor si dhe ne terminalet respektive.
Kjo marreveshje percakton rregulla te plota dhe te hollesishme per zhvillimin modern te transportit ajror midis dy vendeve, duke krijuar kushte te favorshme per rritjen e shkembimeve tregtare, te biznesit dhe te levizjes se lire te njerezve dhe te mallrave. Palet kontraktuese marrin persiper t'i garantojne njera-tjetres, per shoqerite ajrore te percaktuara paraprakisht, te drejten e fluturimit pa ulje ne territoret e tyre, te drejten per te bere ndalesa ne territorin e tyre per qellime jo te trafikut dhe te drejten per te bere ndalesa me qellim te marrjes dhe shkarkimit, ndersa jane duke operuar ne rruget e specifukuara ne aneks, trafikun nderkombetar te pasagjereve, mallrat dhe posten qe kane origjinen, ose jane te destinuara per ne territorin e pales tjeter kontraktuese. Palet gjithashtu marin persiper detyrimin per mbrojtjen e sigurise se aviacionit civil kunder akteve te paligjshme, dhenien e asisstences se nevojshme per parandalimin e akteve te paligjshme te rrembimit te avioneve dhe akteve te paligjshme te rrembimit te avioneve dhe akteve te tjera kunder sigurise se pasagjereve.

U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, per mbrojtjen shoqerore". Marreveshja per mbrojten shoqerore" midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, eshte hartuar duke ruajtur parimet baze te modelit te Keshillit te Europes per nje marreveshje bilaterale ne fushen e mbrojtes shoqerore dhe si e tille eshte nje arritje e rendesishme ne kete fushe. Kjo marreveshje do te siguroje:
1. trajtim te barabarte per qytetaret e te dy vendeve ne lidhje me te drejtat per sigurime shoqerore.
2. Bashkim te periudhave te sigurimit te perfunduara ne territorin e te paleve kontraktuese (nenin e agregimit te periudhave te sigurimit)
3. pagesa pensioni per personat qe e kane fituar te drejten e pensionit, por qe tani banojne ne territorin e pales tjeter ( eksporti-importi i perfitimeve)
4. kujdes te nevojshem shendetesor ne emer dhe per llogari te institucionit kompetent te shtetit ku personi eshte regjistruar, ne raste semundjesh te personave te siguruar dhe te anetareve te familjes se tyre ne territorin e pales tjeter
5. perfitime ne natyre dhe te holla ne raste semundjesh dhe te paaftesise per pune
6. vazhdimesi perfitimesh ne rastet kur nje i siguruar dhe i aksidentuar ne pune nen semundje profesionale, trasferohet ne territorin e pales tjeter.

Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave u miratuan keto vendime:

U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te protokollit shtese te konventes per krimin ne fushen e kibernetikes, per penalizimin e akteve me natyre, raciste dhe ksenofobiste, te kryera nepermjet sistemeve kompjuterike".
Protokolli shtese i Konventes "per krimin ne fushen e Kibernetikes mbi penalizimin e akteve me natyre raciste dhe ksenofobiste te kryera nepermjet sistemeve kompjuterike" ka per object te pergjithshem ndjekjen me prioritet te nje politike penale efikase me qellim mbrojtjen e shoqerise nga rrezikshmeria qe paraqesin aktet e natyres raciste dhe ksenofobe te kryera nepermjet sistemeve kompiuterike nepermjet ndryshimeve ne legjislacionet e brendshme dhe forcimit te bashkepunimit ne planin nderkombetar ne funksion te mbrojtjes se interesave te ligjshme te shtetasve dhe te zhvillimit te teknologjise. Ne teresi qellimi i ketij protokolli eshte te plotesoje, ndermjet Paleve ne Protokoll, dispozitat e Konventes per Krimin ne Fushen e Kibernitike ne lidhje me penalizimin e akteve te natyres raciste dhe ksenofobike. Protokolli eshte ndare ne kater kapituj te cilet trajtojne aspekte qe kane te bejne me perkufizime te nocioneve te parashikuara ne kete Protokoll dhe te termave te perdorur, masat qe duhen marre ne nivel kombetar nga ana e shteteve pale per te parashikuar si vepra penale ne legjislacionin e brendshem te tyre shkeljet penale te njohura nga protokolli, raporti ndermjet koneventes dhe ketij protokolli si dhe dispozita te pergjithshme ne lidhje me nenshkrimin, aplikimin territorial, hyrjen ne fuqi te protokollit si dhe rezervat apo deklarimet qe mund te behen nga shtetet ne momentin e nenshkrimit te konventes apo depozitimit te instrumentave te tyre te aderimit dhe ratifikimit.

U miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim, te protokollit shtese te Konventes penale per korrupsionin".
Kjo konvente permban nje numer te rendesishem te dispozitave te se drejtes nderkombetare ne fushen e bashkepunimit juridik nderkombetar dhe prioritetin per nje angazhim te perbashket ne drejtim te parandalimit dhe goditjes se korrupsionit, politikes penale te harmonizuar ne kete drejtim, me synim mbrojtjen e shoqerise nga korrupsioni dhe orientimin e pershtatjes se legjislacionit dhe te masave parandaluese ne shtetet pjesemarrese ne kete Konvente. Shtetet anetare te Keshillit te Europes dhe shtetet e tjera qe e kane nenshkruar ate, me qellimin per plotesimin e Konventes Penale per Korrupsionin, kane hartuar nje Protokoll shtese, i cili do te lejoje nje zbatim me te gjere te Programit te Veprimit kunder Korrupsionit, duke u shtrire edhe ne fusha e veprimtari qe nuk jane te mbuluara me dispozitat aktuale te saj.
Nenshkrimi i ketij protokolli Shtese ne Konventen Penale per Korrupsionin, parashikohet te jete i hapur, ne Strasburg, ne 15 maj 2003, me rastin e Sesionit te 112 te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes.

U miratua edhe vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Polonise, per bashkepunimin dhe asistencen e ndersjellte ne ceshtjet doganore".
Marreveshja, ne perputhje me Modelin dhe Udhezimet me te fundit te Organizates Boterore te Doganave, eshte e ngjashme me ato qe jane lidhur nderkohe me Italine, Greqine, Turqine dhe Maqedonine dhe me nenshkrimin e saj, plotesohen nderkohe dhe detyrimet e anetaresimit ne kete organizem mjaft te rendesishem nderkomebtar.
Kjo marreveshje, pervec rendesise praktike ne lidhje me bashkepunimin ne luften kunder evazionit fiskal dhe krimit nderkufitar, institucionalizon bashkepunimin nderqeveritar te materializuar ne bashkepunimin e institucioneve te sferes fiskale.
Marreveshja e Asistences Reciproke ne Ceshtjet Doganore parashikon bashkepunimin, vec te tjerave ne kater fushat e rendesisshme, si me poshte:
1. Shkembimin e informacionit ndermjet Administratave Doganore, me qellim bashkepunimin dhe bashkeprendimin e aktiviteteve te luftes kunder shkeljeve dhe kryesisht per verifikimet A-posteriori apo Para–mberritjes mbi vleren, natyren dhe sasine e mallrave te importuara;
2. kembimin e Personelit Doganor si edhe atashimin e punonjesve nderlidhes ne territoret doganore reciproke me qellim asistencen, deshmite gjate proceseve penale lidhur me shkeljet doganore, trajnimin , etj.
3. investigimin e perbashket ne rast te shkeljeve te verifikuara apo te dyshuara;
4. kembimin e praktikave, teknologjive dhe teknikave me te suksesshme ne luften kunder shkeljeve doganore.

U miratua vendimi: Per nje shtese ne vendimin nr.55,date 7.2.2002 te keshillit te Ministrave "Per miratimin ne parim te projektit "Progranmi i Qeverise Vendore" ne kuader te bashkepunimit me PNUD-in
Me vendim te Keshillit te Ministrave nr.55,dt.07.02.2002 eshte miratuar ne parim projekti "Programi i Qeverisjes Vendore"ne kuader te bashkepunimit me PNUD-in, me shumen e pergjithshme prej 4 milion e 200 mije USD. Ne kohen e miratimit te ketij projekti, PNUD dispononte vetem shumen prej 1 milion e 244 mije USD. Per kete arsye ne kete vendim te Keshillit te Ministrave u miratua kjo shume e grantit dhe bashkelidhur "Programit te Qeverisjes Vendore" eshte miratuar edhe menyra dhe destinacioni i perdorimit te fondeve per trevitet e parashikuara si shtrirje likale me synim qe me sigurimin e burimeve te tjera financiare te veprohej me pas.
Kohete e fundi PNUD-i ka siguruar nje fond prej 135 mije USD nga AGFUND (Fondacioni i Komitetit Ekzekutiv te Arab Gulf per vazhdimin e financimit te projektit "Programi i Qeverisjes Vendore" Financimet e mesiperme parashikohet te perdoren per krijimin e fondeve per fshtrat e vegjel per tu vene ne perdorim te grupeve te grave te 6 komunave te zonave pilote te programit per te ndewrmarre aktivitete nepermjet ketyre financimeve. 120 mije USD prej tyre do te perdoren nga grate per keto aktivitete gjeneruese te ardhurash dhe pjesa tjeter do te perdoret per aftesimin e grave ne fshatra.

U miratua vendimi : Per shpronesimin per interes publik te pasurive te paluajtshme, qe preken nga rehabilitimi i segmentit rrugor Bogove-Corovode, ne qarkun e Beratit
Shpronesimi i kerkuar behet per te realizuar detyrimet e shtetit shqiptar qe rrjedhin nga projekti per rehabilitimin e segmentit rrugor Bogove-Corovode.

Ne mbledhje u miratua vendimi :Per nje ndryshim ne vendimin nr.555, date 2.12.1999, te Keshillit te Ministrave «Per shpronesimin per interes publik te pasurive te paluajtshme, qe preken nga ndertimi i superstrades Vore- Maminas, pjese e superstrades Tirane-Durres ».

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›