Takimin e fundit te vizites se tij ne Lezhe Kryeministri Fatos Nano e beri me strukturat e Partise te ketij qarku. Ne takimin qe u zhvillua ne biblioteken e qytetit, me keto struktura Kryeministri dh
Takimin e fundit te vizites se tij ne Lezhe Kryeministri Fatos Nano e beri me strukturat e Partise te ketij qarku. Ne takimin qe u zhvillua ne biblioteken e qytetit, me keto struktura Kryeministri dhe Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano mbajti kete fjalim:
Eshte vertet nje kenaqesi per mua qe te jem sot me perfaqesues politik te partise perfaqesuese te maxhorances ne Qarkun e Lezhes, mes tre organizatave politike te Lezhes, Mirdites dhe Laçit, ne nje dite inagurimesh te investimeve publike dhe private.
Sot kishim dhe perfaqesues parlamentare e politik te aleateve te koalicionit qeverises midis nesh, ne vitin e gjashte te trasformimit te Shqiperise, pas renies se shtetit dhe krizes se rende te '97 per shkak te rregjimit te Berishes.
Qeveria jone socialiste dhe progresiste vazhdon te tregoje vemendjen e duhur dhe te drejtperdrejte per zbatimin e programeve te zhvillimit, per rritjen e mireqenies edhe ne trevat veriore, veriperendimore dhe verilindore te Shqiperise, gje qe vazhdon te çmontoje, pas çmontimit te rregjimit te Berishes gjashte vjet me pare, akuzat e perseritura te opozites Berisha per braktisje apo anashkalim te problemeve te zhvillimit te trevave veriore te Shqiperise nga qeverisja jone.
Te gjithe e dime se Shqiperia vazhdon te perballet me shume probleme dhe me shume boshlleqe ne harten e zhvillimit, ne harten e funksionimit te institucioneve dhe te sherbimeve publike qe ato ofrojne, sepse treguesit dhe detyrat qe i kemi vene vetes, per te cilat na ka votuar elektorati shqiptar per nje mandat te dyte qeverises ne maxhorance jo vetem ne qender por edhe ne pushtetin vendor, jane tregues te perafrimit tone me boten moderne, me BE, me te cilen kemi çelur negociatat per tu asociuar dhe me pas integruar si vend dhe si shoqeri europiane ne zhvillim. Ata jane tregues te nje zhvillimi te harmonishem dhe te qendrueshem me te cilet ne duhet te garantojme dhe ne territorin e Republikes se Shqiperise ekuilibrin midis sipermarrjes dhe mjedisit, midis administrates publike dhe investimit qytetar apo sipermarres, midis zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit ekologjik, midis sigurise se institucioneve dhe sigurise se vendit, ne nje kohe kur edhe situata nderkombetare po perpiqet te neutralizoje rregjime dhe vatra, qe duke nxitur terrorizmin destabilizojne jo vetem paqen, por edhe fatet e zhvillimit respektiv te njerezimit ne shkalle globale.
Ne kemi te dhena te mjaftueshme, i shtuam me inagurimet e sotme, se kjo propogande e opozites vendase eshte e semure edhe gjeografikisht edhe politikisht. Prandaj opozita eshte ne vitin e gjashte te "lulezimit" ne opozite.
Ne levizjet e koheve te fundit edhe ne veri te vendit, perveç te tjerave, kam vezhguar dhe dokumentuar me kenaqesi, qe prirjet e zhvillimit pozitiv te jetes se ekonomise se shoqerise dhe te forcimit te administrimit publik shtrihen edhe ne kete zone. Perballe propagandes fallso, qeveria qe une drejtoj, qeveria socialiste ne pergjithesi, e qarkullon kete informacion qeverises ne funksion te zhvillimit dhe ne kontaktet me bashkiaket dhe komunaret ne te gjithe vendin.
Nuk eshte faji jone qe ndokush prej tyre i mbajtur skllav i politikes se vjeter nga Berisha nuk vjen te takohet, (shpresoj te takoj sot Kryebashkiakun e Shkodres) dhe te fitojme se bashku nje ndeshje kombetare kunder Rusise, se ndeshjet kombetare kunder Bashkimit Sovjetik i kemi fituar dhe prandaj mjaftojme te kujtojme qe investimet e planifikuara per veriun apo me sakte per njesite e ndryshme te qeverisjes vendore ne te gjithe trevat e veriut jane me te larta. E perseris jane realisht jo vetem ne terma relative por edhe absolute ne vitin 2003, me te larta sesa investimet e planifikuara dhe te realizuara ne rrethe analoge te jugut, per shkak te nje programi reformash dhe investimesh publike, qe do te harmonizojne dhe ekuilibrojne zhvillimin kombetar. Kjo per faktin se pa integrim te te gjitha trevave dhe komuniteteve ne tregun kombetar nuk mund te kete integrim te Shqiperise ne rajon, ne BE dhe ne tregjet globale.
Ne, nuk e kemi bere dhe nuk e bejme nje gje te tille per t'i mbyllur gojen opozites, por sepse realisht jemi te pergjegjshem e dime sesi mund te rivotohemi. Kete do ta provojme serish ne tetor te ketij viti, prandaj punojme per nje Shqiperi te zhvilluar ne menyre harmonike, qe per ne socialistet eshte vetem nje, nuk eshte as veri as jug as gege as toske, as blu as e kuqe. Prandaj ne vend qe te trajtojme me gjuhen apo falsitetin e Saliut njeri-tjetrin le te edukojme njeri-tjetrin dhe vete Saliun, te respektojme politikat progresiste, dhe institucionet qe ndeshkojne ne emer te progresit dhe jo ne emer te interesave private.
Une e kuptoj se si rregull sa me shume te rrish ne opozite (dhe opozite do te thote te mos jesh drejtor), aq me shume te kap inati, por ama nje force politike ne maxhorance qendrore dhe vendore ka shume instrumente politike dhe legale per te kontrolluar dhe per te vezhguar, keshtu qe me respektin e patundur per burrneshat e trevave te veriut, une nuk besoj se instrumenti me i mire i nje partie progresiste europiane si e jona, edhe ketu ne Lezhe, quhen llafet e burreceve, te cilat mbeten llafe burrecesh, ne qofte se nuk firmosen per te marre kurajon e ballafaqimit perballe nje trupi gjykues.
Per ne Shqiperia mbetet nje e pa ndare, aq me shume mbetet nje e pa ndare PSSH dhe sidomos maxhoranca qeverisese, sepse vetem kjo maxhorance qeverisese ka treguar ne vitin e gjashte rresht, se e trajton popullin si nje te tere, se i trajton qytetaret me te njejtat sherbime dhe kerkesa, pavaresisht nga ndasite apo perkatesite e trasheguara krahinore, fetare, politike apo ideologjike.
Per shkak te Saliut dhe jo tuajin po e perseris se jemi Partia qe i kemi dhene fund nje here e mire (prandaj e permenda Bashkimin Sovjetik me pare), diskriminimit apo eleminimit Stalinist dhe primitiv te njerezve, te subjekteve, te komuniteteve dhe te trevave qe pretendon te rivendosi ne Shqiperi Sali Berisha.
Une vazhdoj t'ju bej thirrje ju perfaqesuesve te PS, qe te rrisni investimin tuaj politik ne keto treva, ta sillni ate ne nivelin e investimin qeverises te maxhorances per keto treva, te rrisni punen tuaj shpjeguese dhe komunikimin e sinqerte dhe pa rezerva me votuesit dhe me njerezit, per t'ju shpjeguar se çfare beni dhe si e ndihmoni trasformimin e ketij realiteti, i cili mbetet siç thame ju dhe une.
Gjithashtu jam po kaq i shqetesuar dhe kritik ne keto treva. Ju nuk mund te mos i shpjegoni njerezve reformat, institucionet dhe proceset kryesore me te cilat ne po e shendoshim kete realitet. Vetem keshtu mund te korrigjohen "lapsuset elektorale" qe kane ndodhur edhe ketu. Vetem keshtu mund te evitohen "lapsuse te tjera elektorale" si ai i Llugan ne Tropoje, ku u perplasen tanet dhe fitoi i treti. Dy rruge keni, ose te beheni te barazvlefshem ne pergjegjesi, angazhime dhe rezultate perballe qytetareve dhe zgjedhesve lezhiane, mirditore dhe laçian, ose te merrni jo vetem veten ne qafe, por dhe komunitetet qytetare dhe fshatare te ketyre trevave, duke ngrene kokat e njeri –tjetrit dhe duke sjelle nje rregjim qe shkon deri ne terrorizem shteteror. Ngjarjet e 97 hane koka, fate, jete dhe perspektiva familjesh dhe komunitetesh.
Ne do te vazhdojme reformat e qeverisjes, te integrimit dhe te stabilitetit te Shqiperise dhe te te gjithe territorit te saj. Do te vazhdojme luften kunder korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar, abuzimit me detyren dhe shperdorimit te fondeve publike, ne te gjithe territorin. Qeverisja jone pavaresisht nga ekzistenca ne renie e ketyre fenomeneve kritike nuk eshte dhe nuk do te behet kurre qeverisje piramidash dhe as propogande te perqendruar tek nje njeri perballe kamerave, sepse edhe sot dhame shembullin qe kamerat jane ne dispozicion edhe te debatit tone te brendshem. Te nderuar teleshikues (siç i pelqen edhe homologut tim opozitar Berisha te komunikoje nga sallat per shkak te kamerave), per ne socialistet, ndarja ka qene dhe mbetet e huaj, keshtu qe shoku Sali edhe kesaj radhe do marre te njetin ilaç qe e sjell ne vete.
Dua te ndalem edhe nje here ne "ndarjen" qe ekziston brenda nesh. Ne socialistet per shkak te kultivimit me vetedije (eshte investim politik i drejtuar nga une ne 12 vjet per te majten qe u be pjese e IS, vendim i cili merret brenda shtatorit ne kongresin e zakonshem te radhes) qe te kultivonim demokracine e brendshme, kulturen dhe emancipimin, qe vjen prej saj. Kete radhe ky debat eshte keqkuptuar, eshte keqperdoruar dhe brenda nesh, dhe nga opozita, edhe nga media. Megjithate ngushellime te gjithe atyre qe kane nderruar jete. Do plaken dhe ca te tjere sa te presin qe debate brenda nesh te çojne ne ndarje apo kacafytje. Ne jemi bashke dhe kalendari yne i ketij viti gjithashtu, na angazhon qe fshatin tone te madh ta qeverisim jo me thashetheme.
Te gjitha keto duhet t'i shpjegohen me mire zgjedhesve dhe votuesve shqiptare, te cileve duhet te vazhdoje t'ju ngacmohet kujtesa aktive se opozita jone jo vetem qe nuk do te marre pjese ne reforma, ne pergjegjesi dhe ne angazhime, qe plotesojne detyrat e integrimit tone europian, por perkundrazi, jo sepse ajo ka gjashte vjet ne opozite dhe nuk ka bere shkolle qeverisese, por sepse ka mbledhur njerezit me te paafte, me te pashkolluar dhe me te mbarsur me urrejtje ndaj zhvillimit, perpiqet me çdo kusht te pengoje dhe te bllokoje ecjen e Shqieprise drejt standarteve europiane.
Sinqerisht u emocionova shume sot (une nuk i di te gjitha, askush nuk i di te gjitha, aq me pak i di Sali Berisha te gjitha), kur ne kompanine Lezhiano-Italiane EUROFISH shtrengova duart dhe i pashe te punonin me rendiment dhe me sadisfaksionin qe i jep puna e ndershme, qindra grave te trevave tuaja. Pashe krahas administratoreve italiane, administratoreve te shkelqyer lezhiane, qe siç i urova nje investim te tille te rendesishem, qe firmen e Lezhes dhe te Shqiperise e nxjerr ne tregjet e kater kontinenteve ta integrojme me mire ne komunitetin lokal, ne legjislacionin vendor, ne kontributet fiskale qe i sherbejne dhe zhvillimit tuaj, krahas punesimit dhe zgjerimit te efektit te investimeve te tilla 4 milion dollare, tashme ne tregun vendas dhe ne zhvillimin e ekonomise dhe te mireqenies vendase.
Ftesa jone per bashkepunim me opoziten gjithashtu, ka qene dhe mbetet e sinqerte ne funksion te nje jete normale, ne nje vend normal, demokratik, per nje jete me te mire per te gjithe. Por, Berisha bashkepunimin e kupton si shkaterrim te institucioneve dhe shkelje te ligjeve, ne nje kohe qe ne vazhdojme te forcojme institucionet e shtetit ligjor dhe te zhvillimit europian te vendit. Te jeni te sigurt qe do te vazhdojme te respektojme edhe lirite dhe te drejtat e kesaj opozite te mbrapshte, qe vazhdon te mbaje peng jo vetem veten, por komunitete relativisht te gjera zgjedhesish dhe qytetaresh te ketij vendi, qe per shkak te Berishes nuk lejohet te prekin zhvillimin, kulturen e kohes, informacionin bashkekohor, investimet e reja moderne, punen, mireqenien dhe sipermarrjen.
Rreziku i Berishes nuk eshte bllokimi i nje seance parlamentare. Rreziku Berisha per vendin, pavaresisht se mund te jete avantazh elektoral per ne, eshte fenomen qe mban ne izolim dhe ne primitivitet, te shkeputur nga zhvillimi, dhe kultura bashkekohore komunitete te tera shoqerore dhe njerez jo vetem ne veri, por edhe ne jug. Keta njerez duhen te çlirohen nga terrorizmi propagandistik, sepse nga terrorizmi qeverises i Berishes jane çliruar gjashte vjet me pare. Pra ne do te vazhdojme te respektojme lirite dhe te drejtat e opozites, por nuk do te lejojme kurre qe nje opozite e tipit Berisha, te neperkembe institucionet, apo te nderprese reformat e zhvillimit dhe integrimit te vendit ne BE dhe ne NATO.
Po ndalem me shkoqur ne dy tre çeshtje, te cilat udheheqesi legjandar i opozites, i semuri per mend, qe shtiret si doktor, Berisha, vazhdon t'i marre neper goje neper konferencat e tij te shtypjes psikologjike te opinionit. Ai pretendon se raporti i fundit i KE persa u perket proceseve te integrimit te Shqiperise, na denon si te paafte per ta integruar vendin ne Europe. Ai "harron" ose ben sikur harron, te thote qe ne socialistet dhe progresistet ne qeverisje dhe ne drejtim te administrates publike te vendit ne te gjitha nivelet kemi bere, kemi programuar, jemi angazhuar te zhvillojme te njejtat analiza, si ato qe ben Komisioni Europian, te njejtat detyra si ato qe percakton BE, te njejtat reforma qe duhet te zhvillohen per ta anetaresuar Shqiperine ne BE.
Per kujtesen e te gjitheve dhe te publikut do te sillja ne kujtese, se te gjitha, absolutisht te gjitha sa lexuam se bashku ne raportin e fundit te KE per Shqiperine jane pjese reale e shpallur shtate muaj me pare nga Une ne sallen e Kuvendit, ne programin e qeverise, qe u votebesua dhe hapi negociatat e Stabilizim- Asociimit me BE. Ndryshe prova e fundit nuk mund te ndodhte, qe pikerisht ne te njejten dite qe u dergua dhe u publikua raporti i fundit i KE per Shqiperine, ne miratuam ne Qeveri dhe u dhame zgjidhje disa prej reformave dhe shqetesimeve themelore qe ne ndajme me komunitetin nderkombetar lidhur me sistemin e drejtesise, luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve, korrupsionit, pastrimit te parave te pista etj. Projektligji qe ne miratuam dje, le te mos e votoje Saliu ne Parlament, per krijimin e Gjykates se Krimeve te Renda dhe per organizimin e Prokurorise se Krimeve te Renda, jo vetem do ta beje me profesionale luften ndaj korrupsionit, krimit te organizuar, trafiqeve etj, por edhe do te ushtroje nje presion me te madh ligjor mbi sistemin tone te drejtesise dhe mbi te gjitha allishverishet e krimineleve me administraten, gjykatat apo me politiken.
Kjo eshte reforme z. Berisha dhe jo tjerrjet e thashethemeve tuaja ne foltoret e Parlamentit.
Berisha eshte akuzuar disa here edhe ligjerisht, si pergjegjes per krime te renda ne Shqiperi, megjithate une dua ta qetesoj se gjykata e krimeve te renda nuk eshte ndertuar per Berishen. Sidoqofte gjykatat e krimeve te renda do te godasin kriminelet perserites dhe ata qe duan te destabilizojne jeten e qytetareve dhe te institucioneve ne Shqiperi.
Ne socialistet kemi kohe qe e kemi kuptuar shume mire jermin e doktor Berishes. Ai vazhdon te ndjeje ne çdo realizim tonin ne perparimin drejt Europes, humbjen e terrenit per pushtet nen kembet e veta. Ai e kupton, ne çdo minute qe ne marrim kostot e reformave europiane dhe vazhdojme te qeverisim me sukses, se pushteti i largohet dhe ai si i semure qe eshte nuk mund ta pertypi me qetesi kete gje. Prandaj te dashur perfaqesues te PS te qarkut te Lezhes, detyra jone kete vit eshte t'i fitojme zgjedhjet lokale, t'i fitojme me njerezit me te mire brenda rradheve dhe ne solidaritet me shoqerine civile dhe me sipermarresit lezhiane, mirditore apo laçiane. Komuniteti i opozites qendrore, qe per lajthitje elektorale ka arritur te fitoje maxhoranca vendore ne keto treva, nuk mund te qeverise ne nivelet e qeverisjes vendore te komunave dhe te bashkive, qe drejtohen nga demokrate. Ka dhe njerez shume te mire, por doktor Berisha nuk i lejon dhe i pengon te perqafojne legjislacionin dhe reformat e standartit europain, qe po kryhen ne Shqiperi nga kjo maxhorance.
Fitorja jone u intereson ne rradhe te pare qyetatareve, i intereson dhe vete komunitetit opozitar per tu integruar ne zhvillimin europian te vendit.
Me lejoni te them edhe kete koment te Fatos Nanos per zotin Berisha. Ai nuk do ta kuptoje se Fatos Nano eshte drejtues i Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe i maxhorances se votuar shqiptare. Pavaresisht se mund te kem shtate muaj qe drejtoj qeverine, kam 12 vjet qe drejtoj PS drejt progresit euroatlantik dhe gjashte vjet qe drejtoj maxhorancen ne nje qeverisje qe konfirmohet nga zgjedhesit.
Une mbetem i angazhuar realisht per dialog institucional me opoziten, per marreveshje qe i sherben forcimit te institucioneve dhe pershpejtimit te reformave, per konkurence se kush e ben me mire kete gje ne qeverisjen qendrore dhe ne qeverisjen vendore.
Koha ka provuar se Berisha nuk di ti qendroje as marreveshjeve parimore, as angazhimeve politike qe merr perballe elektoratit te vet dhe opinionit publik vendas dhe nderkombetar. Berisha ka gabuar gjithmone ne ndertimin e aleancave, duke çuar ne menyre te perseritur vendin ne destabilizim.
Aleatet e tij me te preferuar ne 12 vjet, kane qene pjesetare te botes se krimit, te korrupsionit, te abuzimit dhe te shitjes se interesave te zhvillimit te Shqiperise, ne ankande te armiqve historike te saj.
Une vleresoj si Kryeminister dhe si Kryetar i maxhorances, se kete rradhe do te mendohet mire, sepse nuk do te lejojme te gjithe bashke, qe nje shkaterrimtar recitivisht i Shqiperise si Berisha, te guxoje te ngreje me doren ndaj stabilitetit te vendit, te intitucioneve dhe te reformave te integrimit euroatlantik te Shqiperise. Z. Berisha nuk mund te shfaqet dot me kurre si politikan qe perfaqeson duart e pastra ne kete vend, te cilat ai i ka ndotur sistematikisht. Saliu nuk do te kuptoje qe ditet qe jetojme jane veçanerisht te rendesishme per te ardhmen e integrimit te ketij vendi me boten euroatlantike.
Ne tashme kemi shpallur pa asnje hezitim, si dhe eshte mbeshtetur pa asnje hezitim nga te gjithe, pjesemarrja e perbotshme kunder terrorizmit. Per kete kemi mirenjohjen kombetare te aleateve tane strategjike, SHBA dhe koalicionit boteror te progresit.
Z. Berisha nuk ka shprehur as minimumin e gadishmerise per te kontribuar ne zhvillimin e strategjive afatgjata te zhvillimit te vendit, por vazhdon te tjerre leshin e thashethemeve te rruges çdo dite. Kjo vjen sepse lidhjet e tij me terrorizmin, kriminalitetin dhe fondamentalizmin jane aq te forta, sa nuk e lejojne zoterine te shikoje drejt perendimit. Me nje llogjike primitive te llojit Berisha, une do te duhet te thosha ketu aq me mire per ne, sepse me qendrimet qe ai mban do ta kemi me te lehte ne çdo ndeshje elektorale me te, por nuk e them kete, sepse nuk eshte keshtu. Kjo pasi ne socialistet dhe progresistet mendojme per Shqiperine dhe qytetaret e saj, te cilet nuk i perkasin sojit te Berishes qe kenaqen dhe kendojne mbi germadha si gjeli maje plehut.
Ne jemi te bindur dhe do te mundesojme qe te gjithe qytetaret e Shqiperise, te majte dhe te djathte, progresiste dhe konsevatore, te bashkohen me Europen perendimore. Ne po punojme per kete gje, ne nuk do te biem ne gracken e atij qe mundohet te ngrere thashethemet dhe grindjet pa buke, sepse per Saliun nuk ekziston dialogu, per Saliun nuk ekzistojne alternativat, por vetem etja per pushtet, nuk ekziton drejtesia por vetem hakmarrja politike, nuk ekzitojne institucionet demokratike, por vetem sistemi i pushtetit dhe i regjimit te shtypjes personale, dhe besoj se edhe vete tropojanet e kane kuptuar qe jane te turperuar t'i perfaqesoje Saliu.
Ky eshte problemi i Saliut, as i tropojaneve, as i shqiptareve, aq me pak i yni. Sepse siç e thoni ju me nje mallkim te mrekullueshem qe keni "mendja e madhe e keqja e te zotit". "Ne qafe paste veten" themi ne ne jug. Siç e shihni ghithçka e kemi njelloj ne te gjithe Shqiperine.
Pune te mbare dhe fitore !