E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Shqiptar Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Kryetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Italian z. Gustavo Selva. Ne fillim te ketij takimi zoti Selva i ka percjelle Kryemi

Kryeministri Shqiptar Fatos Nano ka zhvilluar sot nje takim me Kryetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Italian z. Gustavo Selva.

Ne fillim te ketij takimi zoti Selva i ka percjelle Kryeministrit Nano pershendetjet e kryeministri Italian Berluskoni i cili me rastin e kesaj vizite ka shprehur vleresimin e tij dhe ka theksuar vazhdimesine e mbeshtetjes se plote per Kryeministrin Nano si dhe te raporteve konkrete mes dy qeverive.

Duke shprehur per marredheniet midis dy vendeve Kryeministri tha se vleresonte faktin qe Italia e ka kuptuar faktin se ne jemi gati jo vetem nga pikepamja politike por edhe nga ajo sociale per t'u integruar ne sistemet e zhvillimit. "Ne tashme kemi strukturuar te njejtin mesazh politik qe e konsiderojme njeri - tjetrin partner strategjike. Jemi pikerisht ne nje moment kur bashkepunimi me Italine eshte present ne elemente thelbesore te zhvillimit te vendit tone". Ne kete drejtim kryeministri tha se investitoret italiane dhe shoqerite e tyre kane vendin e pare ne aspektin tregtar dhe te investimeve direkte ne Shqiperi.

Kryeministri gjithashtu ka kerkuar si te nevojshem edhe shtimin e marredhenieve ne nivel parlamentar ne programet e partneritetit Shqiperi - Itali duke theksuar se tashme parlamentaret tane jane te gatshem te bashkepunojne ne procet integruese europiane.

Kryeministri Nano duke vazhduar me tej kete ide eshte ndalur ne inisiativat rajonale parlamentare. "Kostituimi i nje rrjeti parlamentar rajonal e cila me pas mund te shnderrohet sipas modelit europian edhe ne nje Asamble parlamentare rajonale do te integroje inisiativat e perbashketa".

Ne kete kuader zoti Nano nenvizoi se tashme ne rajon kemi nje klase politike me eksperience dhe te afte per te qene nje partner i mire i Europes dhe botes moderne. "Ne jemi ne kontakte rajonale per reforma qe na perafrojne me procesin e pergatitjes se institucioneve dhe shoqerive tona drejt atyre europiane dhe per krijimin e nje tregu te perbashket. Jemi te pergatitur per ta bere ballkanin nje rajon te stabilizuar dhe te sigurt"

"Po menaxhojme sebashku inicitiava te perbashketa rajonale gje qe me pare nuk eshte bere ne historine konfliktuale ballkanike si dhe te iniciojme programe te perbashketa rajonale" tha zoti Nano.

Nga ana e tij zoti Selva ka shprehur vleresim per qendrimin e Shqiperise ne inisiativat integruese si dhe ka percjelle mesazhin se Italia eshte ne mbeshteje te Shqiperise ne proceset drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›