Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim të veçantë Shefin e Misionit Vëzhgues të ODIHR-it z. Robert Barry i shoqëruar nga Ambasadori i OSBE-së në Tiranë z. Osmo Lipponen

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim të veçantë Shefin e Misionit Vëzhgues të ODIHR-it z. Robert Barry i shoqëruar nga Ambasadori i OSBE-së në Tiranë z. Osmo Lipponen si dhe Roberto Adams. Z. Berri është ftuar nga KQZ të marrë pjesë në monitorimin e ribërjes së zgjedhjeve në disa qendra zgjedhore në Tiranë.
Ne qender te ketij takimi ka qene pergatitjet per procesin zgjedhor te perseritur ne disa qendra votimi ne Tirane. ka theksuar angazhimin dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të menaxhuar këtë proces në përputhje të plotë me standartet e kërkuara dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë me organizmat monitorues ndërkombëtarë si OSBE dhe ODIHR.
Zoti Nano ka shprehur keqardhjen per vendimin e kolegjit zgjedhor. " Ne të gjithë ishim në pritje që Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës të rifillonte punën në kryeqytet, megjithatë do të respektojmë këtë vendim pavarësisht nga debatet politike për këtë çështje", tha kryeministri Nano.
Më tej zoti Nano ka theksuar rëndësinë e prezencës së OSBE DHE ODHRIT per monitorimin e ketij procesi.
"Ne dëshirojmë të shohim sa më shpejt përfundimin korrekt te këtyre zgjedhjeve – u shpreh Kryeministri,- duke shtuar se- ne e kuptojmë që zhvillimi i zgjedhjeve në vendin tonë është i vështirë në një kohë kur politika destruktive e Berishes eshte prezente.Ne jemi te vendosur per te respektuar vendimet e institucioneve zgjedhore "tha Kryeministri.
Gjithashtu Kryeministri eshte shprehur edhe lidhur me kërkesën e opozitës për ndryshimin e listave të votuesve në këtë moment. Kryeministri Nano vlerësoi se kjo është një kërkesë joligjore dhe e papranueshme, duke argumentuar se nuk po zhvillohen zgjedhje të reja, por po ribëhen zgjedhjet në disa qendra votimi ekzistuese.
Nga ana e tyre Përfaqësuesit e lartë të ODIHR-it dhe OSBE-së shprehën vleresimin për mënyrën e deritanishme të bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare në mbarëvajtjen e procesit të fundit elektoral atë të zgjedhjeve lokale. Ata theksuan impenjimin e tyre në monitorimin e procesit elektoral të ripërsëritjes së zgjedhjeve në disa zona të kryeqytetit .