E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano I ka derguar sot nje mesazh Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhorxh W. Bush me rastin e arrestimit te diktatorit irakian Sadam Husein. Ne kete mesazh thuhet. â

Kryeministri Fatos Nano I ka derguar sot nje mesazh Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhorxh W. Bush me rastin e arrestimit te diktatorit irakian Sadam Husein. Ne kete mesazh thuhet.
"Mësova me kënaqësi të veçantë lajmin e arrestimit, në orët e para të ditës së sotme, të diktatorit irakian Sadam Husein.
Kjo është një ngjarje e shënuar dhe përbën një moment me rëndësi të posaçme në luftën globale të të gjitha forcave të koalicionit kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Fundi i pashmangshëm dhe i shumëpritur i diktatorit Husein është në të njëjtën kohë një mësim i mirë për të gjithë terroristët dhe sistemet iktatoriale kudo në botë, një provë se e ardhmja e botës mund të jetë vetëm demokratike. Arrestimi i tij dëshmon se kriminelët e terroristët nuk kanë asnjë shans për t'i shpëtuar drejtësisë. Ata mund t'i shmangen asaj per pak kohe, por nuk munden kurresesi t'i shmangen gjykimit të historisë dhe verdiktit të popujve që kanë vuajtur pasojat e veprimeve të tyre mizore, barbare e mesjetare.
Nga ana tjetër, kjo ngjarje më jep mundësinë t'Ju garantoj se kjo eshte nje dite e shkelqyer dhe nje fitore e madhe jo vetem per popullin irakian, te cilit i celen perspektiva premtuese drejt demokracise dhe stabilitetit, jo vetem per Ju, popullin amerikan dhe forcat e tij te armatosura, por per te gjithe ne, qe pa hezitim u bashkuam me Ju ne Koalicionin e Vullnetit per te shfarrosur e shrrenjosur nga rrenjet terrorizmin nderkombetar.
Bashke me urimin e sinqertë per kete fitore me rendesi te jashtezakonshme, deshiroj, i nderuar Zoti President, te rikonfirmoj edhe nje here vendosmerine tone te patundur, timen, te qeverise dhe te popullit shqiptar, per te qene perhere perkrah Jush dhe popullit mik amerikan në përpjekjet e pandërprera për ndërtimin e sistemeve demokratike dhe luftën kundër çdo lloj diktature dhe diktatori".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›