E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë një përfaqësi të lartë të Kompanive OTE dhe Cosmote të telefonisë të kryesuar nga z. Evangelos Martigopoulos. Ky takim v

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë një përfaqësi të lartë të Kompanive OTE dhe Cosmote të telefonisë të kryesuar nga z. Evangelos Martigopoulos.

Ky takim vjen në vijim të takimit të fundit të Kryeministrit Nano me Kryeministrin grek Kostas Simitis, ku ndër të tjera është biseduar edhe në lidhje me zhvillimin e tregut të telekomunikacioneve dhe respektimit të rregullave të këtij tregu nga aktorë të ndryshëm, sipas standarteve të kërkuara.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit qeverisës dhe prioriteteve të tij për një liberalizim të plotë të tregut edhe në fushën e telekomunikacioneve, iniciativë kjo e nisur prej kohësh edhe nga Kryeministri Nano, e cila konkludoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së limitimit dhe të rregullimit të flukseve financiare Albtelecom, OTE, Cosmote të interkonjeksionit ndërkombëtar.

Kryeministri mirëpriti dhe nxiti gadishmërinë e përfaqësuesve të Kompanive OTE dhe Cosmote për të rinegociuar kontratën me Albtelecom, AMC, brenda Janarit 2004. Ky rinegocim pritet të bëhet para skadimit të afatit të kontratës ekzistuese, që është mesi i vitit 2004, për ta sjellë atë në terma standarte të tregut ndërkombëtar, duke përmirësuar harmonizimin e interesave jo më në disfavorin e Albtelecomit.

Bashkëbiseduesit shprehën të njëjtin kuptim për nevojën e veprimeve të mëtejshme që balancojnë tregun në Shqipëri, në procesin e integrimit global dhe në BE të telekomunikacioneve vendase, në procesin dhe të futjes së Albtelekomit në tregun e lirë të aktorëve publikë dhe privatë, vendas dhe të huaj, me të gjitha kredencialet e një kompanie stabile dhe mobile, që do të ruajë asetet, vlerën e kapitalit dhe integritetin e vet.

Përfaqësuesit e kompanive OTE dhe Cosmote u angazhuan të rishikojnë kontratat në këto funksione, duke patur në vëmendje objektivat në këtë drejtim të Qeverisë Shqiptare. Ky rishikim i kontratave, u tha në takim, do të ndikojë jo vetëm në zgjidhjen e disa konflikteve interesash të derisotme dhe detyrime borxhesh të palikujduara, por dhe do të sjellw një menaxhim më të mirë të të gjitha sensibiliteteve dhe interesave të krijuara në tregun e brendshëm – për të cilat abuzohet edhe politikisht herë pas here- midis të tre rrjeteve celulare përfshi edhe atë të Albtelekomit që ofron shërbimet bazë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›