Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot në mesditë Katedralen e "Shën Palit" dhe Kryepiskopatën e Hirëshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me rastin e festës së Krishlindj
Kryeministri Fatos Nano ka vizituar sot në mesditë Katedralen e "Shën Palit" dhe Kryepiskopatën e Hirëshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me rastin e festës së Krishlindjeve.
"I uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe katolikë gëzuar Krishtlindjet. Në këtë ditë bashkoj, si në traditën tone, urimin për bashkëjetesë, prosperitet dhe për një vit akoma më të mirë nën bekimin e Zotit", ka uruar Kryeministri i Shqipërisë Z. Fatos Nano të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e lindjes së Krishtit.