E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam përpara jush për të bërë me dije ju dhe nëpërmjet jush publikut se sot pasdite Kryeministri Fatos Nano është konsultuar me Presidentin e Republikës, zotin Alfred Moisiu mbi konkluzionet

Jam përpara jush për të bërë me dije ju dhe nëpërmjet jush publikut se sot pasdite Kryeministri Fatos Nano është konsultuar me Presidentin e Republikës, zotin Alfred Moisiu mbi konkluzionet e arritura nga konsultimet politike të Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë me Kryesinë e kësaj partie që Kongresi e ka zgjedhur të drejtojë dhe me grupin e saj parlamentar.

Kryeministri i bëri të njohur paraprakisht Presidentit të Republikës përbërjen e listës së emrave që përfshihen në qeveri dhe të cilën po e shpall publikisht:

- Zëvendëskryeministër Namik Dokle
- Ministër në Ministrinë e Integrimit Ermelinda Meksi
- Ministër Shteti për Koordinim Marko Bello
- Ministër i Jashtëm Kastriot Islami
- Ministër i Rendit Publik Igli Toska
- Ministër i Financave Arben Malaj
- Ministër i Drejtësisë Fatmir Xhafa
- Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit Bashkim Fino
- Ministër i Ekonomisë Anastas Angjeli
- Ministër i Punës dheÇështjeve Sociale Engjell Bejtja
- Ministër i Mjedisit Ethem Ruka
- Ministër i Shëndetësisë Leonard Solis
- Ministër i Kulturës Blendi Klosi

Kryeministri dhe Presidenti i Republikës ranë dakort të përballojnë brenda afateve kushtetuese proçedurën ligjore të propozimit dhe emërimit të ministrave të rinj.

Me këtë rast Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, ashtu siç bëri në mbledhjen e Kryesisë, të Grupit Parlamentar dhe në Kongresin e 6-të që sapo u mbyll, falenderon publikisht të gjithë ministrat: Arta Dade, Besnik Dervishi, Valentina Leskaj, Mustafa Xhani, Spiro Peçi, Lufter Xhuveli, për bashkëpunimin, performancën, përfaqësimin politik dhe u uron atyre vazhdim të frutshëm të veprimtarisë përfaqësuese, politike dhe parlamentare në të gjitha nivelet ku gëzojnë vlerësimin e Partisë së tyre.

Pyetje: Cili është komenti juaj për përfshirjen në qeveri të emrave të përfolur?

Përgjigje: Siç edhe e dini, sapo është mbyllur kongresi i PS-së pas të cilit janë konstituuar të gjitha forumet drejtuese të PSSH-së. Mbi këtë bazë, Kryeministri, ju e dini, që është zgjedhur kryetar dhe kryeministër me 81% të votave. Bashkim Fino është zgjedhur nga Kongresi anëtar i KPD me mbi 65% të votave dhe më pas anëtar i kryesisë. Po ashtu, Anastas Angjeli është zgjedhur anëtar i KPD-së me rreth 65% të votave. Siç e shihni, pra Kongresi i ka dënuar të punojnë së bashku dhe te kontribuojne sebashku. Këtë gjë jam i bindur që e mirëkuptojnë të gjithë përfaqësuesit e insitutcioneve dhe të opinionit publik.

Pyetja : A do të votohet apo jo qeveria?

Përgjigje: Unë nuk besoj se kemi autoritetin dhe mandatin që të votojme për ministrat, pasi Kryesia, grupi parlamentar dhe kryeministri kanë garantuar këtë gjë. Pra kjo është e garantuar.

Pyetje: Cili është komenti juaj për mospërfshirjen në qeveri të Partisë Agrare?

Përgjigje: Siç e dini, në vendin e zotit Xhuveli është propozuar zoti Ruka, por Partia Agrare Ambientaliste është ftuar të jetë pjesëmarrëse në koalicionin e ri për Integrim qe te jap kontributin e saj.

Pyetje: Si e vlerësoni refuzimin e Z.Koçi të postit të ministrit të Kulturës?

Përgjigje: Petro Koçi për arësye që i ka bërë vet të njohura nuk pranoi të hyjë në qeverinë e re. Konsensusi për përfshirjen e tij ishte total dhe për pasojë u zëvendësua me zotin Blendi Klosi.

Përfitoj nga rasti, në emër të Kryeministrit Fatos Nano, të uroj të gjithë besimtarët e krishterë dhe gjithë shqiptarëve "Gëzuar Krishtlindjet, paqe dhe lumturi në familjet e tyre!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›