E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vijim të dialogut politik të nivelit të lartë me Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh nga Presidenti i SHBA-së Xhorxh W.Bush

Në vijim të dialogut politik të nivelit të lartë me Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh nga Presidenti i SHBA-së Xhorxh W.Bush

"Ju falenderoj për mesazhin tuaj të ngrohte lidhur me kapjen e Sadam Husenit. Kjo është një fitore për lirinë e njerëzimit në të gjithë botën, dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Irakut, i cili ka vuajtur nën regjimin diktatorial të Sadam Huseinit nën shtypje dhe terror.

Kapja e Sadam Huseinit, mbi të gjitha, demostroi se fitorja e forcave aleate të koalicionit vendosi ti japë fund periudhës së errët të tiranisë për popullin e Irakut.

Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku tani, për të ndihmuar në rindërtimin e një Iraku të lirë dhe në paqe, ku ligji dhe principet themelore të të drejtave të njeriut të respektohen.

Unë përshëndes të gjithë pjestarët e forcave tona të armatosura, ato të Republikës së Shqipërisë dhe të gjithë partnerët tonë të koalicionit që kanë mbetur besnik në vendosmërinë e tyre për t'i sjellë shpresë dhe liri popullit të Irakut", thuhet në mesazhin që Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot nga Presidenti Amerikan Xhorxh W.Bush.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›