Kryeministri Fatos Nano me rastin e përfundimit të zgjedhjeve dhe fitores së z. Xhorxh W Bush në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një mesazh urimi, në
Kryeministri Fatos Nano me rastin e përfundimit të zgjedhjeve dhe fitores së z. Xhorxh W Bush në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar një mesazh urimi, në të cilin thuhet:
"Me gezim te madh,Populli dhe Qeveria e Shqipërisë ju urojnë ju për fitoren historike në zgjedhjet presidenciale.
SHBA i tregoi edhe një herë botës sesi funksion një demokraci e madhe dhe e fuqishme. Me urtësinë e vet populli amerikan shprehu mbështetjen për politikën tuaj vizionare, kurajoze dhe të vendosur për të përballuar sfidën kundër terrorizmit në mënyrë që bota të shpëtojë nga kjo e keqe globale.
Qeveria dhe populli shqiptar mbeten të palëkundur në mbështetjen e politikës suaj për të kontribuar për sigurinë dhe demokracinë globale dhe veçanërisht në kontributin për t'i sjellë popullit të Irakut lirinë, demokracinë, dhe mbarë botës siguri. Ne jemi krenarë që ndajmë me ju të njëjtat përpjekje të mëdha."