E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetar i Partisë Socialiste, në përfundim të vizitës së tij në Korcë, zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të PS së këtij qyteti. Gjatë këtij takimi Krye

Kryeministri Fatos Nano dhe Kryetar i Partisë Socialiste, në përfundim të vizitës së tij në Korcë, zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të PS së këtij qyteti. Gjatë këtij takimi Kryeministri shpërndau edhe dhjetra tesera anëtarësimi për shumë të rinj e intelektualë,sipermarres,akademike,nepunes publike të Korcës, ku një ndër anetaret e rinj te PS u be edhe Prefekti i Qarkut, Niko Peleshi, i prezantuar sot në këtë detyrë nga Kryeministri.

Në fjalën e mbajtur në takim, zoti Nano vlerësoi zhvillimet dhe transformimet e arritura nga qeverisja socialiste në vend, ndërsa mbështeti bashkëpunimin për të gjitha ato cështje ku duhet bërë më shumë, në rrugën e plotësimit të reformave integruese në vend. Kryeministri nxiti çdo nismë për hapjen e strukturave të partisë ndaj cdo individi, apo sipërmarrjeje që sjell alternativa dhe progres.

"Kemi bërë një transformim të kushtueshëm, i cili nuk mund të ndalojë apo të kthehet mbrapsht. Kemi marrë kosto dhe përgjegjësi, të cilat kemi ditur t'i administrojmë dhe prandaj në mënyrë konstante shoqëria shqiptare na ka votuar si forcë mazhoritare në aleancë me forca dhe faktorë të tjerë të progresit", theksoi ai.

Sipas Kryeministrit Nano, "nëse ka ndonjë gjë të pandryshueshme në programin politik të socialistëve dhe aleancave të tyre me faktorët e progresit shoqëror në vend dhe në rajon, ky është betimi dhe përkushtimi, investimi dhe resurset, që kanë socialistët për ta çuar deri në fund dhe për ta përmbushur me sukses misionin e integrimit Europian të Shqipërisë".

"Pas gati 90 muajsh që ne qeverisim vendin, procesi i përtëritjes ka qenë i pranishëm, procesi i rritjes gjithashtu, jo vetëm si numër, por edhe si kapacitete dhe aftësi, ka qenë i dukshëm", vijoi Kryeministri .

Ai shprehu besimin se, "sa më shumë të shtohen profesionistët në radhët e partisë, sa më shumë eksperienca dhe bartës të eksperiencave sipërmarrëse të ketë në strukturat e partisë, sa më shumë njerëz të ditur, njerëz që janë të respektuar në fushat themelore të kulturës dhe të dijes të afrohen me ne, aq më të përgatitur më konkurrues dhe më pak konfliktual do të jemi në familjen tonë të madhe socialiste, të hapur për progresin".

Më tej, Kryeministri Nano u bëri thirrje strukturave socialiste të Korcës të krijojnë hapësira për të gjithë, të strukturojnë partneritetin me të gjithë protagonistët e tjerë, që sjellin zhvillim në të gjitha fushat, në qytet dhe në fshat. "Ktheni të gjithë strukturën e partisë në një mjedis enësh komunikuese me të gjithë shoqërinë, që transformohet dhe zhvillohet, silleni në balancë, ku të rrjedhin lirisht lëngjet e patriotizmit dhe të militantizmit europian, pjesën e militantëve të thekur në eksperiencë politike, partiake, me pjesën e militantëve për reforma dhe për administrim profesional të kostove të tyre dhe të detyrimeve që kanë përfaqësuesit që zgjidhen për të qeverisur njerëzit, apo komunitetet", theksoi Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri tërhoqi vëmendjen për më shumë hapësira për përfaqësimin e grave në strukturat e partisë."Në një shoqëri të hapur, demokratike edhe gratë konkurojnë me njëra- tjetrën, edhe partitë mund të konkurojnë më mirë nëse aktivizojnë në drejtim dhe përfaqësim, gjysmën, madje më shumë se gjysmën më të mirë të shoqërisë".

Duke u ndalur edhe në bashkëpunimin me aleatët, Kryeministri u shpreh se tashme aleatët, duke përfituar dhe nga eksperienca e përbashkët në qeverisje gjithashtu, po ndryshojnë në konceptin e kontrollit me iniciativa politike dhe reformiste të të gjithë territorit të Shqipërisë. Mbi këtë bazë po shihen edhe koalicionet për zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›