Kryeministri Fatos Nano është ftuar nesër për të marrë pjesë, ndër personalitetet më të larta ndërkombëtare, në ceremoninë përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste të 11 marsit
Kryeministri Fatos Nano është ftuar nesër për të marrë pjesë, ndër personalitetet më të larta ndërkombëtare, në ceremoninë përkujtimore për viktimat e sulmeve terroriste të 11 marsit, që do të zhvillohet në Madrid. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, Kryeministri Britanik, Tony Blair, Presidenti Francez, Jacques Chirac, Kancelari Gjerman, Gerharg Shroeder, Kryeministri i Irlandës, e cila mban dhe Presidencën e radhës së BE-së, Berti Ahern, Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, Presidenti i Parlamentit Europian, Pat Cox, Kryeministri i Polonisë, Leszek Miller, Kryeministri i RepublikësÇeke, Vladimir Spidla, i Rumanisë Adrian Nastase.
Kryeministri Fatos Nano do t'i shprehë, me këtë rast, autoriteteve spanjolle, në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, ngushëllimet, ndjenjën e simpatisë dhe solidaritetit për këtë akt tragjik.
Si pasojë e sulmeve terroriste me bomba, paraditen e 11 marsit të këtij viti, në një stacion treni në Madrid, humbën jetën dhe u plagosën me dhjetra njerëz të pafajshëm.