E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në një takim të gjërë me pensionistët, organizuar në prag të Vitit të Ri 2005. Në fjalën e tij përshëndetëse me këtë rast zoti Nano u shpreh:

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në një takim të gjërë me pensionistët, organizuar në prag të Vitit të Ri 2005. Në fjalën e tij përshëndetëse me këtë rast zoti Nano u shpreh:

"Te nderuar prinder, gjyshe dhe gjysher,

Kini nje jete te tere qe per Vitin e Ri juve u beni dhurata femijeve, niperve dhe mbesave tuaja. Kini nje jete te tere qe kini dhuruar - them dhuruar sepse rralle ju eshte paguar - djersen tuaj te ndershme per atdheun tone te dashur.

Ne e dime se borxhi ndaj prindit ne pergjithesi, por veçanerisht ndaj brezit tuaj nuk lahet kurre. Si nje shenje mirenjohjeje per ç'kini here dhe çbeni sot e gjithe diten, Qeveria qe une drejtoj ka vendosur te krijoje nje tradite te re: ne cdo fund viti, duke filluar qe sot do te krijoje nje fond te vecante per te bere dhurata ne forme shperblimi per gjithe brezin e trete te veteraneve dhe pensionisteve. Ne do te deshironim qe keto te mos ishin dhurata, do te deshironim qe per ju te hapnim qiejt, por ju e dini se ende nuk e kemi arritur ate dite, ende kemi shume nevoja te tjera per te permbushur, kemi shkollat, spitalet, rruget, zhvillimin e vendit.

Siç e kini marre vesh tani, sivjet Qeveria do te shperndaje per 560 mije pensioniste te qytetit dhe te fshatit nje fond dhurate ne forme shperblimi me vlere prej 1.6 miliarde lekesh ose 17 milione dollare amerikane. Keto ronde nuk i kemi shkurtuar nga asnje destinacion, nuk ia kemi hequr asnje rruge, asnje qendre shendetesore, spitali, shkolle apo kopeshti, sepse edhe ju nuk do ta pranonit kurre nje gje te tille, jo vetem FMN-ja. E gjithe "dhurata" prej 17 milione dollaresh eshte siguruar nga shtimi i te ardhurave te buxhetit te shtetit, nga administrimi me i mire i tyre ne procesin e shpenzimeve dhe investimeve dhe ne menyre te vecante nga reduktimi shume i ndjeshem qe i kemi here abuzimit dhe korrupsionit. Ky vendim i Qeverise ka brenda kontributin e te gjithe administrates publike, te sipermarrjeve, te tatimpaguesve, te administratoreve te financave publike, te institucioneve qe programojne dhe realizojne progresin e vendit drejt integrimit evropian.

Ky vendim nuk eshte nje rastesi apo nje marifet elektoral. Une nuk e fsheh se ne si maxhorance e duam voten tuaj te pjekur dhe te vendosur. Por me shume duam uraten dhe bekimin tuaj per angazhimet qe kemi marre per ta cuar Shqiperine ne familjen e natyrshme evropiane. Ne po perpiqemi si bijte tuaj tu kthejme aq sa mundemi borxhin qe na sollet ne jete dhe na dhate shendet e dituri per te perballuar sfidat e rritjes. Mbi kete koshience dhe angazhim Qeveria edhe per vitin 2005 do te vazhdoje te kujdeset ne menyre te posacme per dinjitetin, mireqenien dhe shendetin tuaj, duke shtuar pensionet edhe me 10% me shume, duke zgjeruar infrastrukturat ku ju mund te kaloni ne menyre aktive kohen e pushimit si dhe elementet e subvencionuar te kujdesit shendetesor.

Per te permiresuar jetesen e brezit te trete, ne 7 vjet pensionet mesatarisht jane 3 fishuar (ose 300%), nderkohe kur jetesa eshte shtrenjtuar vetem 28%. Gjithashtu jemi kujdesur te korrigjojme padrejtesite historike ne diferencimet e pensioneve mes atyre te fshatit e qytetit, duke rritur me me shpejtesi me te madhe ata te fshatit. Jemi kujdesur qe cdo rritje te cmimeve te energjise apo te shportes se mallrave dhe sherbimeve te sektorit publik te kompensohet drejtperdrejte dhe indirekt. Vetem per rimbursimin e barnave per te moshuarit, vendim qe e morem vetem nje vit me pare, Qeveria ka shpenzuar kete vit 18 milione dollare amerikane. Pensionistet dhe veteranet perbejne 14 perqind te popullsise, par Qeveria per ju shpenzon 45% te fondeve per ilace.

Te nderuar nena e baballare,

Siç e shihni ne kete holl jemi mbledhur bashke te gjithe brezat, gjinite, fete, krahinat, partite, shoqatat etj. Une jam i bindur se kjo eshte edhe deshira juaj per neve: ten a shihni mundesisht gjithe vitin se bashku duke festuar. Besoj se kam edhe mbeshtetjen tuaj kur them se çdo progress i vendit ne rrugen drejt integrimit europian, çdo zhvillim pozitiv ne reforma, ne infrastruktura, ne edukim apo shendet public, ne rend apo drejtesi, ne lufte kunder krimit dhe trafiqeve, pa hequr aspak dore, madje duke e forcuar pluralizmin e shendetshem e demokratik, ka nevoje per kete harmoni dhe mirekuptim brezash, ne menyre qe çdo aksion apo sipermarrje te perfundoje me festa dhe shperblime per te gjithe.

Duke ju uruar gezuar Vitin e Ri 2005, me lejoni t'ju garantoj se ky do te jete nje vit shume i mbare per te gjithe, per te rinjte e per te moshuarit, per institucionet dhe per ekonomine, per maxhorancen dhe per opoziten, per sigurine dhe per drejtesine, per te gjithe shqiptaret dhe rrugen tone drejt Europes se Bashkuar.

Gezuar!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›