E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja, ka qenë sot në qytetin e Korçës, me rastin e festës së Krishtlindjes. Zoti Nano ka zhvilluar një vizitë në Metropolinë e Korçës, k

Kryeministri Fatos Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja, ka qenë sot në qytetin e Korçës, me rastin e festës së Krishtlindjes. Zoti Nano ka zhvilluar një vizitë në Metropolinë e Korçës, ku u ka uruar autoritetet fetare të Mitropolisë ditën e madhe të lindjes së Krishtit.

Duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve të krishterë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, zoti Nano u shpreh: "Është një ditë e rilindjes, e shpresës, e gëzimit për të gjithë, është dita e konsolidimit të lirisë së besimit, të besimit tek Zoti dhe tek e ardhmja.

Roli i institucioneve fetare në ditë të tilla, që konsolidojnë institucionin kryesor të shqiptarëve që është tolerance dhe harmonia midis njerëzve të besimeve të ndryshme, roli i këtyre institucioneve është i pazëvendësueshëm. Shteti është partner me to, duke i mbështetur në bazë të ligjit për rivendosjen e të gjitha të drejtave të cënuara nga historia apo nga regjime që shtypnin lirinë e besimit gjithashtu.
Më shumë se kurrë kemi nevojë për ditë të vërteta shpresa".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›