Deklarate e zedhenesit te shtypit te Kryministrit Tirane 25 Dhjetor 2002 Qeveria ka vendosur dje me miratimin e nje akti normativ shtyrjen e afatit te pasaportave qe jane ende ne perdorim (te vjetr
Deklarate e zedhenesit te shtypit te Kryministrit
Tirane 25 Dhjetor 2002 Qeveria ka vendosur dje me miratimin e nje akti normativ shtyrjen e afatit te pasaportave qe jane ende ne perdorim (te vjetra) nga shtetasit shqiptare deri ne 31 Dhjetor te 2005.
Ky vendim i cili eshte i bazuar ne nenin 101 te Kushtetutes se Shqiperise dhe qe eshte nje shtese i ligjit "Per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporte per jashte shtetit" synon krijimin e lehtesive ne kushtet e rritjes se fluksit te levizjes se shtetasve dhe si rezultat gjithashtu i shtimit te kerkesave per pajisjen me pasaporta te reja.
Vendosja e shtyrjes se afatit deri me 2005 eshte pare e nevojshme ne te njejten kohe duke patur parasysh kushtet reale dhe perpjekjeve qe po behen nga organet perkatese per te siguruar hapesirat e duhura per shmangjen e problemeve ne pajisjen e shtetasve me dokumentin perkates.
Me kete rast qeveria duke bere publik faktin se proceduara e zgjatjes se afatit fillon menjehere pas marrjes se ketij vendimi garanton te gjitha masat per zbatimin e te gjithe +procedurave.