Kryeministri Fatos Nano në funksion të kompetencave Kushtetuese ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të nenit 44 të Kushtetutës me synimin harmonizimin e bazës
Kryeministri Fatos Nano në funksion të kompetencave Kushtetuese ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të nenit 44 të Kushtetutës me synimin harmonizimin e bazës kushtetuese dhe ligjore në funksion të trajtimit të mëtejshëm të kërkesave të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë.
Nëpërmjet kësaj kërkese Kryeministri duke përdorur kompetencat që i jep Kushtetuta e Shqipërisë vazhdon të shprehë angazhimin për gjetjen e një zgjidhje ligjore sa më të drejtë për kërkesat e kësaj shtrese.