E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në Aeroportin e Rinasit Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Sekretari Amerikan i Mbrojtje

Kryeministri Fatos Nano priti sot në Aeroportin e Rinasit Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes u prit në Rinas edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri, James Jaffrey.

Sekretari amerikan Rumsfeld do të zhvillojë sot takime me personalitetet më të larta të Shtetit Shqiptar. Z.Rumsfeld do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, me Kryeministrin Fatos Nano dhe do të japë një konferencë për shtyp me Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›