Kryeministri Fatos Nano, pati sot në mbremje një takim të veçantë me anëtarët e Komitetit Drejtues të Kooalicionit Shqiptar Antikorrupsion të Shoqërisë Civile. Në takim mori pjesë edhe Mi
Kryeministri Fatos Nano, pati sot në mbremje një takim të veçantë me anëtarët e Komitetit Drejtues të Kooalicionit Shqiptar Antikorrupsion të Shoqërisë Civile. Në takim mori pjesë edhe Ministri i Shtetit prane Kryeministrit, për antikorrupsionin, Blendi Klosi.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit të Qeverisë me këtë Kooalicion në luftën kundër korrupsionit.
Jam shume i motivuar, u shpreh Kryeministri Nano, nga iniciativa juaj shoqërore e cila, vjen në vemendjen e Qeverisë që unë drejtoj, në momentin e duhur dhe në mënyrën shumë komplomentare e konvergjente, me nje numer progamesh që aktivizojnë institute dhe insrtumente të luftës kundër korrupsionit. Këto përbëjnë targete në procesin e përafrimit të asocimit dhe të integrimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri Nano, i siguroi anëtarët e komitetit të Kooalicioni Shqiptar Atikorrupsion të Shoqërisë Civile, se do të jetë vazhdimisht në kontakt, si një partner që i pëlqen të monitorohet dhe të bashkëveprojë për prioritete që ka etapa aktuale e reformave në Shqipëri, reformave institucionale dhe strukturore, si dhe angazhimi aktual politik, por dhe qeverisës për fushat prioritare ku duhet të zhvillohet ky aksion i përbashkët midis shoqërisë civile, politikës dhe administratës civile.
Dua të rilevoj në mënyre të posaçme, u shpreh Kryeministri, vemendjen prioritare që do t'i kushtojë Qeveria aksioneve tuaja për privatizimin e sektorëve strategjike, ndihmën ligjorë për qytetarët, për biznesin, per informacionin, etj. Rekomandimet tuaj do të jenë për Qeverinë një kontribut i vlefshëm për përmirësime ligjore, reforma instituciomale e zhvillim politikash dhe, në mënyrë të veçantë, në përmirësimin e kuadrit të prokurimeve publike.
Kryeministri shprehu gjithashtu gjithë angazhimin e Qeverisë për sugjerimet që do të bëjë Kooalicioni Shqiptar Atikorrupsion I Shoqërise Civile, për përmirësimin e kuadrit ligjor të deklarimit dhe të kontrollit të verifikimit të pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë për të marrë vendime sensitive në këtë fushë.
Kryeministri Nano tregoi gjithë vemendjen e duhur ndaj problemeve dhe shqetësimeve që ngritën gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e Kooalicionit Shqiptar Antikorrupsion të Shoqërisë Civile dhe premtoi se do të jetë i hapur për të bashkëpunuar, jo vetëm në fushat që ata diskutuan, por në të gjitha fushat ku ata do të ndërmarrin iniciativa në luftën kundër korrupsionit.