Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje leter Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush me rastin e fitores se zgjedhjeve per Senatin dhe Dhomen e Perfaqesuesve zhvilluar s
Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje leter Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush me rastin e fitores se zgjedhjeve per Senatin dhe Dhomen e Perfaqesuesve zhvilluar se fundi. Ne kete leter, e cila eshte ne vazhdim te dialogut politik intensiv mes Shqiperise dhe SHBA-se, thuhet:
"I nderuar Z.President,
Do te deshiroja te perfitoja nga kjo mundesi per t'ju uruar per rezultatin historik te zgjedhjeve afatmesme. Kjo fitore i dergon nje mesazh miqve te Amerikes ne Evrope dhe kudo ne bote se qytetaret amerikane jane bashkuar nen lidershipin tuaj dhe po drejtohen nga politikat dhe parimet tuaja.
Per me teper, vota unanime ne Keshillin e Sigurise te Kombeve te Bashkuara per Rezoluten mbi Irakun eshte nje konfirmim i metejshem se komuniteti i kombeve demokratike qendron ne krah te qellimeve qe ju keni percaktuar ne fjalen tuaj ne Asemblene e Pergjithshme me 12 shtator. Qeveria e Shqiperise eshte teresisht me pikepamjen tuaj lidhur me kercenimin e paqes, pare nga kendeveshtrimi i armeve te shkaterrimit ne mase ne duart e nje vrasesi ne mase. Ju mund ta konsideroni Shqiperine dhe njerezit e saj si nje aleate ne cdo lloj koalicioni te forcave ushtarake qe mund te kerkohet per t'u perballur me kercenimin e shfaqur nga Saddam Hussein.
Se bashku keto dy vota konfirmojne besimin e popullit Amerikan dhe te komunitetit nderkombetar ne politikat tuaja kurajoze. Per nje demokraci te re si Shqiperia, Shtetet e Bashkuara jane nje shembull i qarte se si nje demokraci me parime drejton veten e saj ne politikat nderkombetare. Ne vitet e ardhshme Shqiperia duke patur si model Shtetet e Bashkuara eshte e vendosur te perfundoje reformat e saj demokratike dhe te zere vendin e saj ne Evrope dhe aleancen e NATO-s. Sukseset tuaja te koheve te fundit i japin vendit tim besim te madh se ne do te jemi te sukseshem ne kete perpjekje.
Urimet me te mira
Sinqerisht
FATOS NANO"