Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit! Eshte motivues fakti qe kjo mbledhje e ketij organizmi te rendesishem zhvillohet pas vendimit te Ministrave te jashtem te BE

Te nderuar anetare te Komitetit Nderministror te Integrimit!
Eshte motivues fakti qe kjo mbledhje e ketij organizmi te rendesishem zhvillohet pas vendimit te Ministrave te jashtem te BE-se per dhenien e mandatit te komisionit te BE-se, per te celur negociatat me Shqiperine per Marreveshjen e Stabilizim- Asociimit.
Eshte motivues per shkak se na jep mundesine te harmonizojme serish angazhimet e qeverise dhe te institucioneve te tjera te shtetit per te ruajtur progresin e arritur dhe per te realizuar ritmin e larte te te gjitha reformave transformuese qe do te garantojne ecurine e mbare te gjithe procesit te integrimit te Shqiperise ne BE.
Hapi qe hodhen institucionet e BE-se eshte konfirmimi i seriozitetit me te cilin institucionet e Republikes se Shqiperise dhe Qeveria e saj po punojne ne keto angazhime, per te konsoliduar demokracine , shtetin ligjor, ekonomine e tregut dhe bashkejetesen demokratike pas 10 vjet pluralizmi. Siç eshte nga ana tjeter dhe nje vleresim i merituar dhe motivues i rolit te Shqiperise dhe i politikes perfaqesuese te saj si faktor stabiliteti dhe paqeje ne rajonin e Europes Juglindore .
Natyrisht anetaresimi ne BE, nuk eshte nje akt, nuk eshte nje date ne kalendar, por eshte nje proces per te cilin ne tashme jo vetem kemi hedhur hapat e rendesishem, por kemi ndertuar dhe nje axhende reformash dhe institucionesh qe i nxisin dhe I monitorojne ato.
Pra mbledhja e sotme e Komitetin Nderministror te Integrimin behet e rendesishme sepse zhvillohet ne kete funksion para ngjarjeve te tjera ne te cilat do te rishfaqim aftesine tone per te negociuar dhe per te konkuruar ne procesin e perafrimit dhe te integrimit para mbledhjes se katert te grupit konsultativ te perbashket BE- Shqiperi, I cili mberrin neser ne Tirane .
Ne kete mbledhje , ne do te shqyrtojme dhe miratojme raportin per ecurine progresin dhe problematiken e procesit te asociim-stabilizimit qe z.Nako ka perfshire ne dosjen me titullin "Shqiperia ne rrugen e saj te integrimit Europian " si dhe axhenden dhe pergatitjet e duhura per takimin e katert te grupit konsultativ te perbashket BE-Shqiperi .
Po marr disa ceshtje ne menyre specifike:
Per raportin :
Ne pergjigje te raportit per stabilizim –asociimin ministri Nako ka perfunduar raportin e Qeverise " Shqiperia ne rrugen e saj te integrimit Europian ", i cili vjen ne kete tryeze nje dokument vleresues I reformave te ndermarra midis dy takimeve me kete Task-Force dhe besoj se te gjithe vijme ne nje mendje se mund te konsiderohet si nje reagim dhe reflektim I detajuar ndaj raportit te komisionit europian te vitit te kaluar. Ky dokument mbetet gjithashtu baza per te programuar dhe harmonizuar gjithe veprimtarine e ardhshme te procesit te reformave per integrim sepse ne te perfshihen ne menyre specifike angazhimet e institucioneve te Republikes se Shqiperise per gjashte muajt e ardhshem .
Me kete dokument ne do te hyjme qe neser ne takimin e katert te grupit te perbashket konsultativ BE-Shqiperi, ku struktura me e rendesishme e perbashket me BE-ne mbetet ky takim, ky format qe ka zhvilluar deri me sot tre takime, i pari 18-19 tetor 2001, i dyti 6-7 mars 2002 dhe i treti 18-19 qershor 2002.
Me detyren e Kryeministrit une u kerkoj te gjithe Ministrave te kabinetit, negociatoreve dhe eksperteve te dikastereve te ndryshme te vleresojne ne menyre te vecante edhe takimin e neserm, ashtu si te gjitha takimet e Task-Force, jo vetem per te pasqyruar progresin e vendit ne trasformim dhe ne perafrim me standartet dhe normativat europiane por dhe duke u shfaqur ne menyre profesionale dhe me angazhime institucionale dhe ligjore procesin e programuar te reformave qe sjellin standartin europian ne funksionimin e administrates, te ekonomise dhe te institucioneve te shtetit ligjor ne teresi. Pra konkluzionet dhe rekomandimet e perbashketa te takimit qe fillon neser, do te perbejne nje dokument pune te vleresueshem dhe te monitorueshem ne procesin e realizimit te tij.
Takimi i Task-Forces qe nis neser, nga rendesia i kalon takimet e meparshme sepse vjen pas vendimit per hapjen e negociatave. Eshte kjo strukture tashme qe ne menyre te llogjikshme eshte arsyetuar se do te siguroje monitorimin e progresit te metejshem te reformave ne te gjitha fushat nga nje raund negociatash ne tjetrin. Lidhur me mbledhjen e katert te Task-Forces, negociatoret dhe ekspertet qe perfaqesojne qeverine nen drejtimin e z.Nako duhet te pasqyrojne qarte progresin e kryer te reformave per ceshtjet e rendesishme qe kane te bejne me:
punen e komisionit bipartisan, rekomandimet e ODHIR-it ne kete fushe, funksionimin e administrates shqiptare dhe forcimin e kapaciteteve te saj ne zbatim te ligjit per statusin e nenpunesit civil, reforma dhe implementimi i ligjit me gjithe kuadrin normativ per policine e shtetit, problemet e gjyqesorit dhe vazhdimi i reformes per forcimin e autoritetit te ligjit ne kete sistem dhe krahas ceshtjeve te miratuara bashkerisht me ekipet e Task-Forces per te thelluar reformat dhe per te shpejtuar ato me tej, ne do te rikokonfirmojme vullnetin e qeverise dhe te administrates dhe te instituioneve perfaqesuese te Republikes ses Shqipersise, per vazhdimin e kurimin e cdo praktike qe bie ndesh me standartet e normativat europiane qe nga konsolidimi i luftes kunder cdo lloj trafiku qe con ne forcimin e metejshem te sigurise se kufijve tane deri tek eleminimi i informalizmit ne treg, ne financa ne institucione ne administrate, politike etj.
Qeveria do te vazhdoje te jete e gatshme te perballoje me vemendje te rritur te vendeve anetare te BE-se ne procesin e negociatave, nje proces reformash qe shpreh qarte vullnetin polik dhe institucional perfaqesues te vendit per te kryer nderhyrje konkrete qe konsolidojne me tej autoritetin e ligjit, institucionet e shtetit te se drejtes ne konformitet, ne krahasim dhe ne perafrim me standartet dhe normativat europiane.
Interesat apo veprimet ilegjitime te kujtdo nuk mund te lejohen te demtojne interesat progresiste te shtetasve shqiptare qe aspirojne Europen ne menyre institucionale.
Prioriteti kryesor i programit te qeverise qe na bashkon vazhdon te mbetet lufta kunder evazionit jo vetem fiskal, pra askush nuk duhet te frenoje kete process apo te synoje qe nepermjet autoritetit perfaqesues te abuzoje me mandatin, me parate, me kapitale te dyshimta , me moralin apo karakterin e dyshimte per t'i bere presion qeverise dhe mazhorances per t'I shpetuar verifikimit dhe ndertimit te shtetit ligjor aq me pak te reduktoje shpresen e rilindur te shtetasve shqiptare per te qene qytetare te denje te Europes se Bashkuar.
Proceset e reformave integruese dhe te hapave te forcimit te kapacitetit te institucioneve tona do te vazhdojne te monitorohen, ne funksion te plotesimit te kushteve dhe shqetesimeve te ngritura edhe ne organizmat dhe vendet anetare te BE-se si nje mekanizem verifikues qe shoqeron gjithe procesin e Stabilizim- Asociimit.
Nisur nga kjo e vertete ne do te vazhdojme se bashku edhe ne komitetet nderministrore te integrimit edhe ne grupin e negociatoreve t'i kushtojme rendesi prioritare monitorimit te permuajshem te te gjitha reformave sektoriale dhe plotesimit hap pas hapi te te gjitha angazhimeve qe kemi marre perballe institucioneve dhe vendeve qe marrin vendimet qe i interesojne Shqiperise ne BE.