Sot nen drejtimin e Kryeministrit Nano u zhvillua mbledhja e perbashket e Komitetit Qeveritar te Luftes Kunder Korrupsionit dhe Grupit te Monitorimit Antikorrupsion ne kuadrin e takimeve periodike te

Sot nen drejtimin e Kryeministrit Nano u zhvillua mbledhja e perbashket e Komitetit Qeveritar te Luftes Kunder Korrupsionit dhe Grupit te Monitorimit Antikorrupsion ne kuadrin e takimeve periodike te parashikuara per monitorimin e zbatimi te Planit te veprimeve per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit 2002-2003.
Kryeministri, pasi permendi rendesine e zbatimit me perpikmeri dhe ne kohe te detyrave dhe arritjen e objektivave te Planit te Veprimeve per Parandalimin dhe luften kunder korrupsionit 2002-2003, si nje teresi masash institucionale, ligjore dhe administrative te cilat institucionet shqiptare duhet te ralizojne ne luften institucionale kunder korrupsionit, nenvizoi se filozofia e strategjise se re të qeverisë fokusohet ne rradhë të pare (por jo vetem) në zhdukjen e premisave që prodhojnë korrupsion.U ra dakort qe lufta kunder korrupsionit te shrihet ne keto drejtime kryesore
1-Rishikimit te funksioneve te shtetit drejt nje shteti modern i cili ka per qellim rregullimin dhe garantimin sherbimeve publike si dhe sigurimin e standarte ne realizimin e tyre si dhe rritjen e efektivitetin ne veprimtarine e administrates publike – nepermjet persosjes se sistemit te politike-berjes, eliminimit te funksioneve te teperta, jashte konceptit modern te funksioneve te shtetit, krijimit te nje administrate publike me institucione me te thjeshta me staf me te vogel, por pergjegjesi te qarta dhe kapacitete me te mira, forcimi i kontrollit te brendeshem dhe auditit ne sherbim te menaxhimit me eficience dhe ekonomicitet te ketyre shpenzimeve, permiresimi i sistemit te prokurimit publik;
2 -Orientimin e administrates dhe reformave drejt qytetarit/ biznesit dhe nevojave te tij, nepermjet eliminimit te barierave administrative, ne veprimtarine e biznesit; thjeshtimit te procedurave ne realizimin e sherbimeve publike dhe te procesit te licencimit dhe autorizimit; rritjes se transparences ne veprimtarine e administrates publike; garantimin e te drejtave dhe mbrojtjen e qytetareve ndaj abuzimeve te administrates publike.
3-Forcimi i bashkepunimit me institucionet e pavarura e te shtetit shqiptar dhe shoqerine civile e qytetaret duke e konsideruar luften kunder ketij fenomeni si nje perpjekje te perbashket e cila vetem si e tille mund te kete sukses.
4-Rregullim me te mire (ligje me te mira) dhe per me teper zbatimi me korektesi i ligjit.
Ne kete takim te kryesuar nga Kryeministri dhe pervec anetareve ishin ftuar te merrnin pjese, perfaqesues nga Kuvendi i Shqiperise, Prokuroria e Pergjithshme, Avokati i Popullit, Kontrolli i larte i Shtetit, Inspektoriati i Keshillit te Larte te Drejtesise, Koalicionit Shqiptar kunder Korrupsionit dhe Shoqates se Biznesmeneve.
Kryeministri Fatos Nano, ritheksoi edhe një herë perkushtim personal te Kryeministrit dhe të kabinetit që drejton për suksesin e programit anti-korrupsion, duke e cilesuar luften kunder korrupsionit si përpjekje konstante dhe prioritet te rendësishëm qeveritar.
Kryeministri u shpreh se bindjet tona politike na kanë bërë të kuptojmë se korrupsioni është negativ, jo vetëm moralisht dhe ligjerisht, por mbi te gjitha armiku kryesor i përpjekjeve për zhvillim ekonomik dhe shoqëror.
Gjithashtu Kryeministri, nenvizoi rendesine e bashkepunimit me institucionet e pavarura duke u kerkuar anetareve te kabinetit, te shqyrtojne dhe zbatojne me kujdes te vecante rekomandimet e Kontrollit te Larte te Shtetit, dhe ti kene keto rekomandime si udhezues ne permiresimin e procedurave te punes ne keto institucione, te perfshijne ne planet e tyre te punes, rekomandimet e Raportit Vjetor te Avokatit te Popullit dhe te bashkepunojne ngushte me Prokurorine per te goditur te gjitha rastet e pretenduara te korrupsionit, gje qe perben jo vetem angazhim te qeverise time dhe detyrim moral te anetareve te saj dhe te cdo punonjesi te administrates publike Shqiptare por ne te njejten kohe edhe detyrim ligjor i seicilit prej nesh.
U theksua gjithashtu se perfshirja e shoqerise civile ne luften kunder ketij fenomeni, informimi i publikut dhe qytetareve me te drejtat e tyre ndaj administrates publike, me standartet e priteshme te sjelljes nga nepunesit e kesaj administrate dhe "sherbyesit" e popullit, perben rrugen e vetme, per te nxitur ndergjegjesimin dhe reagimin qytetar, ndaj fenomentit te korrupsionit, mostolerimi i te cilit po dhe duhet te rikthehet ne edukaten tone qytetare tradicionale.
Kryeministri pasi pershendeti bashkepunimin e frytshem me strukturat e specializuara te shoqerise civile, vecanerisht Koalicionin Shqiptar te luftes kunder Korrpusionit, rezultat i te cilit jane nje sere veprimtarish te perbashketa dhe te suksesshme ligjore e administrative, shprehu bindjen qe roli qe ky koalicion ka ne kete ndergjgjesimi e publikut per mostolerimin e fenomenit, eshte i pazevendesushem dhe pjese e luftes se perbashket ndaj fenomenit.
Së fundi, u theksua se lufta kundër korrupsionit nuk duhet konsideruar si një fushatë javore apo mujore, por si preokupim i përditshem dhe i rëndësishëm i çdo ministri dhe punonjësi të administratës shtetërore.
Ministri i Shtetit prane Kryeministrit, zoti Blendi Klosi, ne cilesine e anetarit te Qeverise se ngarkuar me bashkerendimin dhe mbikqyrjen e veprimtarise se Bordit te Monitorimit dhe bashkerendimit te planit te veprimit antikorrupsion, paraqiti nje raport te hollesishem te ecurine e zbatimit nga te gjitha institucionet e perfshira, te Planit te Veprimit per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, duke permendur detyrimet e realizuara, dhe gjendjen e atyre ne proces.
Ministri Klosi, paraqiti dy studime (mikrosisteme) te pergatitura nga Njesia Antikorrupsion. Keto mikro-sisteme jane ne vazhdim te atyre te pergatitur nga kjo njesi (psh per noterine) ne kuadrin e studimit te fenomeneve korruptive dhe propozimit te masave ligjore, administrative dhe operacionale per eleminimin e tyre.
Studimi i pare i paraqitur "Transparenca dhe thjeshtezimi i sherbimeve publike dhe i procedurave te licensicimit nga Administrata Publike", ka per qellim:
Identifikimin e atyre procedurave- licencime / autorizime te cilat nuk justifikojne nderhyrjen e shtetit, dhe propozimi i eleminimit te tyre.
Identifikimin e atyre procedurave- licencime / autorizime te cilat megjethese justifikojne ne menyre teorike nderhyrjen e shtetit per hir te garantimit te standarteve te jetes publike, ne menyren e tyre te konceptimit te tyre nuk sherbejne me per qellimin per te cilin jane konceptuar, pasi nuk kane asnje efekt praktik apo parandalues dhe propozimi i elimiminimit te tyre apo i rikonceptimit te tyre ne menyre qe qellimi i synuar me ane te kesaj nderhyrje te kete efektin e pritur.
Thjeshtimi i procedurave administrative ne realizimin e procesit te licensimit, autorizimit apo kryerjen e sherbimeve publike, nepermjet shmangies se hallkave te teperta burokratike dhe formaliteteve te pakuptimta, pa asnje impakt pozitiv;
Ne te njeten kohe percaktimin e qarte te pergjegjesise per organin apo nepunesin pjesemarres ne keto procedura, krijimi i nje sistemi transparent te kontrollueshem dhe te balancuar vendimarrje, garantimi i eliminimit te konfliktit te interesave;
Percaktimi i afateve kohore te qarte dhe sa me te shkurtra ne perputhje me Kodin e Procedurave Administrative;
Garantimi faktik te se drejtes se informimit dhe ankimimit te te interesuarve ndaj vendimeve te administrates publike ne realizimin e ketyre licensimeve apo sherbimeve, etj.
Ne perfundim te keti sistemi do te behen propozimet konkrete per te gjitha institucionet per ndryshimin e nevojshme ne menyre qe te arrihen qellimet e mesiperme si dhe do te pergatitet nje "Buletin" e permbledhur, i cili do te permbaje te gjithe informacionin e duhur dhe te nevojshem per qytetarin apo biznesin si perfitues eventual te sherbimeve.
Studimi i dyte i praqitur nga Ministri Klosi, ishte ai i mikro-sistemit "Identifikimi i hapesirave praktike dhe ligjore te cilat lejojne (per shkak te korrupsionit) trafikimin e makinave te vjedhura"
Nisur nga fakti qe ne vendin tone jane konstatuar raste te trafikimit te makinave te vjedhura nga jashte - brenda dhe anasjelltas, fenomen ky qe demton jo vetem personat e prekur nga kjo veprimtari, por edhe imazhin e vendit tone ne arenen nderkombetare dhe procesin e asocim stabilizimit te vendit ne organizmat Evropiane, ne kuader te zbatimit te detyrave te ngarkuara, Njesia Antikorrupsion ndermori nje studim mbi parandalimin dhe luften kunder trafikut te automjeteve te vjedhura.
Mbi bazen e rekomandimeve dhe konluzioneve te ketij studimi te kryer eshte miratuar Urdheri i Kryeministrit nr.291, date 28,10.2002 "Per miratimin e planeve te veprimit (tetor-dhjetor 2002) per parandalimin dhe luften kunder trafiqeve te paligjshme te qenieve njerezore, te automjeteve te vjedhura dhe te narkotikeve", i fundit i te cileve permban masa konkrete institucionale dhe ligjore per parandalimin dhe lufen kunder fenomenit te trafikimit te automjeteve te vjedhura.
Gjithashtu Ministri Klosi, paraqiti ne kete takim nje propozim per ngritjen e "Komitetit Tre-Palesh per Shkembimin e Informacionit per Ceshtjet Korruptive dhe Informimin e Publikut", ndermjet Njesise Antikorrupsion prane Ministrit te Shtetit, Prokurorise se Pergjithshme dhe Shoqerise Civile.
Rritja e transparences dhe informimit te publikut per numrin e ankimeve/denoncimeve te ceshtjeve korruptive te marra dhe te derguara ne Prokurori, sigurimi qe cdo disponim i ankimeve dhe denoncimeve lidhur me rastet korruptive (nga burime te ndryshme) nuk perdoret per qellime politike, por i sherben prezantimit dhe ndeshkimit nga organet e drejtesise, kane qene arsyet ne pergatitjen e propozimit per ngritjen e nje Komiteti Tre-Palesh me perfaqesues te strukturave te specializuara te Qeverise, Prokurorise se Pergjithshme, Shoqerise Civile dhe Medias.
Objektivat qe synohen te arrihen nga ky Komitet jane:
Te informoje publikun mbi progresin, numrin dhe rezultatet e procedimit penal te ceshtjeve korruptive ne total dhe sipas fushave te prekura (d.m.th. sherbime mjekesore, drejtesi, zbatimi i ligjit, etj) nepermjet nje deklarate per shtyp dhe TV cdo dy muaj nga Komiteti Tre-Palesh.
Te siguroje nje shkembim te rregullt informacioni ndermjet anetareve te ketij Komiteti ne lidhje me numrin e ceshtjeve korruptive, dhe/ose statusin e procedimeve penale;
Te siguroje qe cdo disponim i ankimeve dhe denoncimeve lidhur me rastet korruptive (qe vijne nga burime te ndryshme) nuk perdoret per qellime politike, por te sherbeje per prezantimin e tyre perpara drejtesise;
Per sa i perket ceshtjeve korruptive dhe me qellim parandalimin e korrupsionit brenda sherbimit te prokurorise, se shpejti pritet te lancohet nje projekt i perbashket i zyres se Prokurorit te Pergjithshem dhe zyres se Njesise Antikorrupsion. Projekti do te kete per qellim ngritjen e sistemit te kuadrit ligjor ku te gjitha zyrat e prokurorive ne rrethe do te jene te detyruara te raportojne te gjitha deklarimet per shkelje korruptive, statusin e tyre, afatet kohore dhe rezultatet e procedurave penale deri ne nje kohe te caktuar, shpjegime per ndalimin apo mbylljen e ketyre ceshtjeve mund te behen subjekt per inspektim te metejshem nga zyra e Prokurorit te Pergjithshem. Meqenese nje sistem i tille menaxhimi te ceshtjeve per sa i perket kesaj fushe ende nuk ekziston, zyra e Njesise Antikorrupsion po punon per nje studim konceptual per t'ia prezantuar zyres se Prokurorit te Pergjithshem.