Duket se Dhoma e Tregtisë e sipërmarrësve vlonjatë lëshon në kohën e duhur mesazhin e duhur. Pra, në një moment kur edhe programet shtetërore do të sigurojnë marrëveshje të reja për int
Duket se Dhoma e Tregtisë e sipërmarrësve vlonjatë lëshon në kohën e duhur mesazhin e duhur. Pra, në një moment kur edhe programet shtetërore do të sigurojnë marrëveshje të reja për integrimin në një anë dhe ndërtim infrastrukturash të integrimit në anën tjetër. Tashmë, Shqipëria po hapet dhe po integrohet në planin e institucioneve edhe të infrastrukturës. Sipërmarrja nuk mundet veçse të kërkojë më shumë dhe të marrë frymë më lirisht, sepse hapësira e tregut që krijohet është duke u bërë pjesë e tregut global, ku nuk konkurohet më midis grupesh apo klanesh të brendshme. Nuk besoj se ju i keni bilancet: investime dhe fitime socialiste apo investime dhe fitime demokrate. Tani duket se duhet të kapni normat e investimit, të shërbimit, të fitimit, shpejtësinë e qarkullimit të kapitalit që kanë vendet fqinje. Më vjen mirë që këtë bisedë e bëj në një investim shume premtues që po përparon me sipërmarrës italiane. Më vjen mire që, këtë bisede ka ardhur koha ta bëjmë natyrshëm në Vlorën e re. Besoj se, juve ju bë qejfi kur para disa ditësh në shtypin italian, shkruhej "Vlora - mrekullia shqiptare". Sigurisht, theksi është te trasformimi i Vlorës në muajt e fundit. Ka mbetur edhe skafisti i fundit këtu përpara portit, një qytetar vlonjat, që ka zënë në mënyrë të paligjshme truallin. Me sa duket edhe ky i takon së djeshmes. Tashmë, siç po kuptohet gjerësisht, ne po blllokojmë sipërmarrjen e paligjshme, po legalizojmë iniciativat që mbështeten tek djersa dhe respekti i ligjit dhe që natyrisht tregojnë dhe shfaqin aftesitë konkuruese, ndërtuese dhe levizëse të shqiptarëve. Kur themi të shqiptarëve në zonën e Vlorës, kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse është një nga zonat më potencial zhvillimi, integrimi, thithjeje të investimeve dhe eksperiencave të kohës nga bota e përparuar, më e rëndësishmja për të gjithë Shqipërinë. Transformimi i Vlorës dhë i gjithë Shqipërisë po bëhet i prekshëm. Realiteti po ndryshon, sic është dhe ky kompleks jahtesh, fazën e parë të të cilit na krijuan mundësi, me mikpritje vendase sipërmarrësit italiane, ta inagurojmë. Ky është një sinjal i rëndësishëm që investimet serioze po vinë në sektorë prioritarë si turizmi që janë edhe prioritetet e zhvillimit, te integrimit dhe të konkurimit tonë në rajon.
Qeveria po zgjeron hapësiren ligjore për sipërmarrje të ndershme dhe të sigurt. Qysh verën e vitit të kaluar ne nisem embargot, bllokimin e masakrave të ndërtimeve të paligjshme, të uzurpimit të pronës publike. Filluam prishjet e ndërtimeve pa leje në të njëjtin moment dhe ritëm me fillimin e hartimit dhe miratimit të studimeve të reja të zhvillimit urban, turistik, vecanerisht për zonën bregdetare. Ne duam ta konsolidojmë bashkëpunimin dhe partneritetin me ju për këto prioritete. Sipërmarrja private e ligjshme dhe konkuruese nuk mundet të zhvillohet pa vemendjen dhe mbështetjen e ligjit të administratës shtëtërore. Qeveria ju konsideron partnerë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme, kontraktore, koncesionare, natyrisht jo mbi bazën e ekonomisë CASH, pra informale, por mbi bazën e institucioneve të reja bankare dhe financiare, publike dhe private që po modernizohen në të njëjtën kohë. Besoj se e keni kuptuar edhe ju që, pjesa më e rëndësishme e programit të Qeverisë aktuale është identifikimi i hapësirave më të mëdha ligjore, i politikave, stimujve ekonomike dhe financiarë që nxisin sipërmarrjen. Ne nuk mund ta bëjmë këtë pa luftuar informalitetin, evazionin fiskal, konkurencën e pandershme, sepse të gjitha këto e bëjnë të pasigurtë sipërmarrjen, investimin, fitimin dhe riprodhimin e djersës e kapitalit tuaj. Tashmë kanë ndryshuar raportet e zhvillimit. Nuk është vetëm shteti apo sektori publik qe krijon rritje ekonomike, vënde pune, burime për investim, të ardhura, mirëqenie, produkte për konsum apo për eksport, por jeni dhe ju.
Ne duam të strukturojmë me ju një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të orientuar nga prioritetet e zhvillimit të infrastrukturës moderne, të shërbimeve moderne, të tregut turistik, të mjeteve moderne të komunikimit dhe lëvizjes me botën, e cila fillon që tek pragu i deres. Pra duam ta sjellim në bashkëpunim me ju edhe tregun e lirë shqiptar në standarte moderne, në standartet e tregjeve në të cilat ju blini më shumë dhe shisni më pak, në standartet e bankave, të instituteve të sigurimit apo të kompanive si kjo që po ndërton këtë marinë moderne në brigjet e Orikumit. Pa këto edhe sipërmarrja juaj nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.
Ne duam ta mbyllim ciklin e regjistrimit të subjekteve sipërmarrese në organet tatimore. Sivjet janë regjistruar 5 mijë subjekte fiskale më shumë se sa fundi i vitit të kaluar. Është e rëndesishme kjo të nderuar anetarë të Dhomës së Tregtisë së Vlorës. Po nuk u rregjistruan të gjithë nuk bie barra fiskale për ata që paguajnë. Pra, ne nuk duam më të masim me veten treguesit apo realizimin e planit të të ardhuarave në doganë apo tatime. Ne duam të jemi transparente dhe legjitim përballë jush në momentin që, së bashku me ju, garantojmë që të gjithë paguajmë, që askush nuk nxjerr fitim nga një konkurrence e deformuar. Që të gjithë të paguajmë detyrimin që ka ligji dhe jo atë që kërkon nëpunësi tatimor apo doganor, aq më pak atë që kërkon në formë rrushfeti apo menyrë korruptive zyrtari apo politikani.
Ne e dimë që në Shqipëri qarkullojnë shumë para. Për fat të keq 2/3 e tyre janë informale. Pra nuk lëvizin nëpërmjet bankave dhe nuk riciklohen duke u certifikuar si para të ndershme nëpër organet e administratës shteterore apo fiskale. Duket se e ardhmja do të jetë ndryshe. Duket se në dosjen e dokumentave ku ju kërkoni miratim investimesh serioze si ky nga organet shteterore, krahas projektit, lejes së ndertimit, sheshit të ndërtimit, deklaratës doganore etj., duhet të jetë dhe certifika bankare. Duhet të jetë edhe kushtëzimi i të gjithë investimit duke kaluar nga një bankë që operon në tregun vendas. Ne do të kërkojmë që dosja e investimeve private në Shqiperi të plotësohet edhe me këtë element të rëndësishëm.
Më vjen mirë që u qetësua edhe sipërmarrja e populli i Vlores nga veprimet e shpejta të policisë ndaj grabitesve, pengmarresve, krimineleve në incidentet e fundit. Pra paraja informale eshtë para e pambrojtur. Madje paranë informale ka rrezik ta grabisë edhe femija. Ne nuk mund të sillemi ndryshe jashtë orarit zyrtar dhe ndryshe në zyrat e shtetit. Edhe ju nuk mund të silleni ndryshe në Uikend, shtepitë tuaja dhe ndryshe në sportelet e bankave, zyrat e bashkise apo të ministrive. Italianët kanë një shprehje "Conti cari, amici cari", ndërsa ne e themi " miqësia miqësi qeseja të vejë e të vijë". Pra, ne kërkojmë partneritet me ju në një marrëdhenie reciproke. Regjistrohuni qe t'ju mbeshtesim. Nuk mund të mbështesim dot subjekte të palicensuara dhe të paregjistruara.
Jam në dijeni të problemeve që biznesi vlonjat i ka bërë prezent në Dhomën e Tregtisë. Javën që vjen do të dergoj në Vlorë për të biseduar dhe identifikuar së bashku me ju zgjidhje të mëtejshme Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve me të cilin keni kerkuar të takoheni të shoqëruar nga një ekip i ngarkuar nga unë për të arsyetuar me ju në mënyrë zgjidhëse problemet që keni.
Qeveria po përfundon përgatitjet për të ndërhyrë në barrierat administrative apo burokratike që pengojnë, vonojnë, lodhin sipërmarrjen në Shqipëri. Ka përfunduar analiza e sistemit dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe FMN po mbyllim një paketë ndërhyrjesh normative, ligjore, ekonomike dhe financiare që do ta bëjnë kontaktin dhe marrëdhënien e sipërmarrjes me shtetin e administratën më të lehtë, të zhdërvjelltë, të shpejtë. Një nga këto masa është vazhdimi i heqjes drastike të licensave sidomos për mallrat jo ushqimore, industrinë jo-ushqimore, dhe për ato veprimtari prodhuese që ushtrojnë aktivitetin e tyre nga viti 2000. Pjesë e kësaj pakete do të jenë ligjesitë e zhvillimit tonë në integrim, reduktimi i tarifave doganore në kuadrin e vargu marreveshjesh që kanë nisur te zbatohen sipas standarteve të BE. Këto standarte kërkojnë një licensim permanent të sipermarrjeve dhe jo periodik. Pra, takimi juaj me administratën nuk do të jetë në zyra rryshfetcinjsh, por ne zyra fiskalë.
Të nderuar sipërmarres
Duket se klima e përgjitshme makroekonomike, e sigurisë dhe e stabilitetit në vend e favorizon vazhdimin më të vrullshëm të veprimtarise tuaj investuese dhe fituese. Këtë vit ne po realizojmë një program investimesh publike prej 600 milionë dollarësh, nga të cilat 400 janë drejtëpërdrejt financime të buxhetit kombetar, 200 milionë janë investime të korporatave publike që nga KESH, kompanite e naftës, apo Albtelekomi që dje mori licensen e tretë si operator celular. Ju e dini besoj që importet per makineri dhe pajisje nga sipermarrja private në të gjithë vendin sivjet pritet të kapin shifren e 200 milonë dollarëvë (20% e importit total). Këto janë segmentet e sigurta të një rritjeje ekonomike. Në secilën prej llogarive tuaja do të thonë norma fitimi më të larta dhe aftësi investimi për më tutje. Ne po rishikojmë ligjin e prokurimeve publike për të ndërtuar marrëdhenie kontraktore të drejtash dhe detyrimesh midis shtetit dhe sipërmarrësve private më të gjatë sesa 12 muaj. Kjo, për ta bërë investimin, pjesëmarrjen tuaj në investime në projekte të medha publike më të pavarur nga buxheti i vitit dhe tenderi i rradhës, në sensin e ndërtimit të një programi investimesh të përbashkëta që do të reflektojnë instrumentat kryesorë në të cilet programon ekonominë qeveria, sic është buxheti afatmesëm ose tre-vjecar. Kjo do të sjellë atë që goditja me investime të jetë e ballancuar në sektorë prioritare. Pra, qeveria po operon më një ritem shumë të lartë më të gjitha trupat vendimmarrese në këtë funksion. Ne duam që në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë të ndërtojmë një paketë prokurimesh afatmesme e cila do të kërkojë dhe angazhimin e mbrojtur të fondeve tuaja. Prandaj po kërkoj që nuk duhet të punohet me CASH me njeri-tjetrin. Në këtë mënyrë fondet tuaja të regjistruara në kontrata koncesionare dhe investime në sektore prioritare do të kenë normë më të lartë fitimi dhe treg të sigurtë, pra që nga infrastruktura deri tek turizmi apo privatizimet e mëdha strategjike. Ne ndjehemi të aftë për të qënë partnere me ju. Shpresoj të beheni gati sa më parë. Nuk duam partnere inekzistent, sepse dhe ju jeni lodhur nga qeveri inekzistente apo nga qeveri që japin premtime sa të kalojnë lumin. Besoj se pavarësisht nga incidentet lokale edhe ju e keni ndjerë që situata energjitike e këtij viti është më e favorshme. Incident lokal unë quaj vonesën tonë për të instaluar matësat tek cdo konsumator familjar dhe jo familjar. Biznesi pergjithsisht është i matur dhe paguan në mënyrë të rrëgullt. Por ky investim për plotësimin me matësa duhet të kryhet në mënyrë që të ikim nga aforfeja e cila duket në fillim sikur mbledh para, por i mban paguesit larg, sidomos konsumatorët familjare. Une po mbikqyr personalisht me autoritetin e Kryeministrit përshpejtimin dhe sigurimin e burimeve të financimit per investimin për matësa që, ky proces të mbyllet maksimumi deri në marsin e vitit që vjen me investime nga buxheti, KESH-i dhe me donacione sidomos të koperacionit italian. Kjo po shoqëron gjithë reformën e sistemit, të depozitimit të rezervës hidrike, hidroenergjitike, të prodhimit, të transmetimit, të shpërndarjes deri tek liberalizimi dhe futja në treg e operatorëve private, krahas atyre publikë me burime alternative. Këto të fundit, pa u shkëputur nga sistemi, forcojnë ekulibrin, prodhimin, konsumin, kerkesën, ofertën për energji në treg. Operatorët private do të shoqërojnë procesin e decentralizimit të sistemit, të menaxhimit, të sistemit të prodhimit, të transmetimit dhe të shpërndarjes me skema te vecuara dhe lokale, duke sjellë rritjen e sigurisë për furnizim me energji në cdo treg dhe pjesë të tij. Ne po arrijmë sivjet, për shkak të një viti hidrik të favorshëm, të kursejmë për të riinvestuar në sistem, në KESH, në transmetim, në shpërndarje, në modernizim të të gjithë linjave që sjellin energji pranë jush si konsumatorë me subvencionin e planifikuar nga buxheti për blerje energjie nga importet. Do të jemi gati shpejt për të mbyllur ciklin e ri të investimit prej 2.4 miliard lekësh të kursyera nga mosimporti e mosperdorimi i subvencionit. Ky investim do të fuqizojë dhe përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme reformën dhe rritjen e sigurisë së funksionimit të sistemit energjitik në dobinë tuaj. Une besoj se ky është një sektor tjetër ku ne do të ndërtojmë një partneritet të qëndrueshem që gjithashtu duhet të ketë komponentin e goditjes ndaj infomalitetit, ndaj lidhjeve të paligjshme, ndaj konsumeve që nuk paguhen, te cilat ulin sigurinë e furnizimeve për të ligjshmit dhe për vendin në tërësi.
Një tjetër sektor prioritar ku ne po ecim me shpejtësi më të medha se deri dje është programi kombëtar i rrugeve. Edhe dje shqyrtuam dhe miratuam një koncept për financim për akse të tjera të rëndësishme të bregdetit në zbatim të prioritetit që ka zhvillimi i turizmit. Në këtë kuadër inaguruam fillimin e punimeve për aksin Qafë Llogara –Orikum. Presidenti i kompanisë "Tris" prof. Ismail Ahmeti më premtoi që vitin e ardhshëm para sezionit turistik me këtë investim prej 330 milion lekësh të përfundojë kjo gjatësi prej 18 km. Njekohësisht, do të përpiqemi që, brenda sezonit të ardhshëm të punës në infrastrukturë, të kemi nisur edhe ndërtimin e aksit Qiparo – Metoq pertej Himarës. Kjo po ndodh në një kohë që po mbyllen financimet dhe punimet në segmentet e Korridoreve Pan –Europiane Lindje Perendim dhe Veri-Jug ose Adriatik –Jon ne territorin shqiptar. Pak ditë më parë, Komisioni Europian dha lajmin se u shqyrtuan financimet për aksin Fier-Tepelenë nga programi PHARE. Pas pak ditësh, në Tirane vijnë përfaqësuesit e KE që në bashkëpunim me BERZH do të fillojne procedurat e përgatitjes së tenderit. Kështu po ecën pjesa tjetër e Korridorit 8 në akset Rrogozhine –Elbasan për të cilin këto ditë qeveria do të financojë me rialokime fondesh nga kursimet e tenderave dhe prokurimeve të mbyllura për këtë vit me 700 milion lekë. Në këtë mënyrë, ky segment do të mbyllet brenda pranverës së ardhshme. Këshilli Kombetar i Rrugëve, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugeve, Qeveria, Ministria e Financave dhe korporatat kryesore ndertuese të rrugëve në Shqipëri janë të gjithë aktorë të zbatimit të programit kombëtar të ndërtimit të rrugëve standarte. Në këto rrugë bisnesi juaj do te levizë më shpejt, do të përgjysmojë distancat dhe kohën dhe natyrisht edhe ciklin e nxjerrjes së fitimeve apo shlyerjes së investimit që bën.
Këtu në Vlorë vitin e ardhshëm do të fillojë ndertimi i TEC te ri prej 300 MW (faza e parë e të cilit do te jetë 100 MW dhe do të fillojë vitin e ardhshëm) financim ky rreth 300 milion $, Projekti Rajonal AMBO terminali i te cilit do të jëtë Vlora dhe që në territorin tonë do të kushtojë rreth 300 milion $, projekti i depozitimit te karburanteve dhe nënprodukteve të shoqërisë PIA me rreth 30 milion$, rikonstruksioni i nenstacionit elektrik të Sodes apo ndërtimi i nënstacionit të Babicës, shpimet dhe kërkimet e reja të naftës etj, do ta shndërrojnë Vlorën në një zonë të fuqishme energjetike të vendit.
Klima atraktive e Vlorës tashmë po terheq dhe investimet në turizëm dhe infrastrukturën ne shërbim të saj. Ne sot inauguruam Portin turistik, nje investim privat ky qe kap shumen prëj 15 milion Eurosh ndërsa në fazën e parë janë investuar 6 milion Euro. Qeveria ka vendosur te financojë gjithashtu edhe ristrukturimin e Portit Detar te Vlores si dhe atij të Peshkimit. Po keshtu edhe aeroporti i ri, financim i qeverisë italiane, do të jetë aeroport civil. Janë të gjitha këto investime në infrastrukture që do të ndihmojnë bumin e turizmit per qarkun e Vlorës, cka do të thotë më shumë fitime, jete më e mirë, qytetërim i metëjshëm.
Punë dhe fitime të mbara.