Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e ri te Maltes, te akredituar ne vendin tone, Z. Abraham Borg. Kryeministri Nano duke vleresuar pozitivisht nivelin e marredhenieve midis dy vendeve te
Kryeministri Fatos Nano priti sot ambasadorin e ri te Maltes, te akredituar ne vendin tone, Z. Abraham Borg.
Kryeministri Nano duke vleresuar pozitivisht nivelin e marredhenieve midis dy vendeve te tyre, u shpreh se ato perbejne nje baze te mire per zhvillime me te gjera e me cilesore ne te ardhmen.
Marredheniet aktuale Shqiperi-Malte, te cilat kane nje rregullim ligjor te kufizuar, kerkojne institucionalizimin e tyre te metejshem nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve te tjera ne te ardhmen, ne fushat me interes te ndersjellte, sic mund te jene marreveshja per bashkepunimin ekonomik dhe tregtar, marreveshja per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve si dhe marreveshja te tjera ne sektore me interes te perbashket si ato ne fushen e turizmit, peshkimit, bujqesise, ndertimit, dhe riparimit te anijeve, porteve etj, ne te cilat Malta ka tashme nje pervoje pozitive.
Kryeministri identifikoi si nje fushe me rendesi aktuale bashkepunimi edhe shkembimin e pervojes dhe njohjen me rezultatet e Maltes ne negociatat dhe plotesimin e procedurave per integrimin ne BE.
Ambasadori Borg i trasmetoi Kryeministrit Nano pershendetjet e Presidentit te Maltes Zotit Giudo del Marko, si dhe vleresimet e tij entuziaste per zhvillimet e fundit ne Shqiperi.
Ai shfaqi gadishmerine e Qeverise malteze per te punuar per perfundimin sa me shpjet te bazes institucionale e ligjore te bashkepunimit ne fushen e ekonomise si dhe shprehu interesin e saj per zgjerimin e metejshem te tij edhe ne bashkepunimin portual duke shfrytezuar pervojen e mirenjohur te free ports, ne turizmin dypalesh e ate rajonal, ne arsim etj.