E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante Sekretaren amerikane per ceshtjet Europiane dhe Euroaziatike Elizabet Xhons. Sekretarja amerikane e Shtetit e mohoi mbylljen e dyerve te NATO-

Sot kryeministri Fatos Nano priti ne nje takim te vecante Sekretaren amerikane per ceshtjet Europiane dhe Euroaziatike Elizabet Xhons. Sekretarja amerikane e Shtetit e mohoi mbylljen e dyerve te NATO-s per Shqiperine ne takimin qe pati me kryeministrin Fatos Nano. "Erdha nga Praga me kerkesen Presidentit Bush dhe Sekretarit te Shtetit Kolin Paouell qe t'ju them se dera e NATO-s mbetet e hapur per Shqiperine", i tha Xhons kryeministrit qe ne fillim te takimit.
Ajo konfirmoi vazhdimin e mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara per Shqiperine ne Integrimin ne strukturat euroatlantike. "Por mbeshtetja jone nuk do te perqendrohet vetem ne ceshtjes ushtarake, por edhe ne ceshtje te tjera shume te rendessihme si vendosja e regullit te ligjit, lufta kunder terrorrizmit etj.", theksoi Xhons. Sekretarja amerikane per Ceshtjet Europiane dhe Euroaziatike, vleresoi me kete rast masat e qeverise shqiptare ne luften kunder terrorrizmit nderkombetare, duke nderprere veprimtarine e disa shoqatave me mbeshtetje te organizatave terrorriste islamike.
Kryeministri sqaroi se lufta kunder terrorrizmit nuk e ka prishur ekuilibrin fetar ne Shqiperi dhe as marredheniet shume te mira te besimeve te ndryshme me njeri-tjetrin. Ai theksoi se integrimi ne NATO eshte pika kryesore ku pozita dhe opozita kane konsensus dhe e vleresoi qendrimin e opozites perpara Samitit te Prages. Megjithate sipas zotit Nano, eshte i nevojshem mirekuptimi politik edhe per nje reforme te rendesishme ne Ushtri. "Njerezit e rinj qe po pergatiten ne Akademite Ushtarake brenda dhe jashte Shqiperise dhe qe kane nje orientim pro-NATO duhet te jene kontribuesit kryesore ne Ushtrine tone qe po behet gati te integrohet ne aleance", tha kryeministri.
Dy momente te rendesishme te bisedes ishin; bashkepunimi me Kroacine dhe Maqedonine per integrimin ne NATO dhe lufta kunder ekonomise informale dhe korrupsionit.
Zonja Xhons theksoi se Shqiperia duhet te bashkepunoje dhe jo te konkuroje me Kroacine dhe Maqedonine per te arritur qellimin e integrimit ne NATO. Kryeministri shtoi se ne Janar Shqiperia do te organizoje nje takim me ministrat e Jashtem dhe me pas me kryeministrat e ketyre vendeve per te hartuar nje axhende te perbashket per reformat qe do te cojne drejt ketij qellimi.
Sekretarja amerikane per ceshtjet Europian dhe Euroaziatike e vleresoi luften qe po ben qeveria kunder ekonomise informale dhe korrupsionit nepermjet forcimit te sistemit fiskal duke e quajtur kete shume te rendesishme per integrimin ne NATO dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri vleresoi se formalizimi i ekonomise eshte nje sfida kryesore. "Ne kemi 2 alternativa ose te vazhdojme me lejimin e ekonomise informale, ose te perballemi me force me ata qe e mbeshtesin kete dhe perpiqen te bejne rezistence ne te gjitha menyrat", tha kryeministri, duke shprehur vendosmerine per te mos u terhequr nga perballja me faktoret qe mbeshtesin ekonomine informale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›