E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante pershengritesin nenkampion bote Ilir Suli dhe ekipin shqiptar te peshengritjes qe mori pjese ne Kampionatin Boteror. Ne takim merrte pjese edh

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante pershengritesin nenkampion bote Ilir Suli dhe ekipin shqiptar te peshengritjes qe mori pjese ne Kampionatin Boteror. Ne takim merrte pjese edhe Ministrja e Kultures Rinise dhe Sporteve, Arta Dade.

"Me vjen mire qe pas nje periudhe sakrifice u riktheve tek rekordi", iu drejtua Kryeministri, nenkampionit. Zoti Nano tregoi se e kishte ndjekur me shume vemendje ecurine e sportistit edhe ne momentet kur ai iu largua suksesit.
"Kjo qe bete ju na detyron te shpejtojme ne reformat per sportin", tha kryeministri, duke premtuar ndryshimin e ligjit per sportin me qellimin e krijimit te nje fondi per sportistet me cilesore dhe per nje trajtim shume me te mire te atyre qe perfaqesojne ne menyre dinjitoze Shqiperine ne konkurimet nderkombetare.
Kryeministri i dhuroi nje apartament Ilir Sulit ne shenje mirenjohjeje per perfaqesimin qe ai i beri Shqiperise. "Ke perfaqesuar Shqiperine, nuk e ke braktisur Shqiperine dhe ke fituar per Shqiperine", i tha Nano peshengritesit.
Ilir Suli e falenderoi kryeministrin per vemendjen qe tregoi. "Perfaqesimi i vendit tim eshte ajo qe me shtyn me shume te stervitem dhe te arrij rezultate", tha Suli. "Ambiciet e tua jane edhe ambiciet e vendit tone", tha Kryeministri.
Ndersa Presidenti i Federates se Peshengritjes, pasi permendi jehonen e madhe qe ka patur sidomos ne shtypin italian, suksesi i Sulit, tha se ne prill te vitit qe vjen ne Greqi behet kampionati Europian i Peshengritjes, ku do te marrin pjese peshengritesit shqiptare dhe miqte e tyre qe konkurojne per Greqine. Ekipi premtoi nje rezultat pozitiv qe t'i paraprije suksesit te Lojerave Opimpike te vitit 2004.
Ministrja Dade e njohu kryeministrin edhe me projektet e permiresimit te kushteve te stervitjes qe do te zbatohen ne bashkepunim me Federaten e Peshengritjes.
Kryeministri i vleresoi te gjitha keto masa, jo vetem si nje falenderim per ate qe Ilir Suli dhe Ilir Kafarani po bejne per te perfaqesuar Shqiperine, por edhe si nje detyrim te paplotesuar te Shtetit ndaj sportisteve cilesore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›