Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim Drejtorin për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit ne SH.B.A, Charles English.Ne takim mori pjese dhe ambasadore e SH.B.A ne vendin tone M
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim Drejtorin për Ballkanin në Departamentin amerikan të Shtetit ne SH.B.A, Charles English.Ne takim mori pjese dhe ambasadore e SH.B.A ne vendin tone Marsi Rise.
Të dy autoritetet vlerësuan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA në të gjitha fushat janë në nivelin më të mirë se kurrë më pare, duke ndarë të njëjtin mendim se të dy vendet janë miq dhe aleatë.
Drejtori për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, Charles English, tha se për SHBA është i rëndësishëm kontributi i Shqipërisë në koalicion global kundër terrorizmit dhe në koalicionin për lirinë e Irakut. Gjithashtu, ai vlerësoi dhe inkurajoi progresin e vendit në luftën kundër trafiqeve dhe nismat e bashkëpunimit rajonal në këtë funksion. Z. English shprehu gjithashtu mirënjohjen për kontributin, bashkëpunimin dhe solidaritetin njerëzor të shtetit shqiptar në përballimin e aksidentit të avjonit amerikan të ndodhur disa ditë më parë, ku humbën jetën 9 ushtarakë. "Ky është një shembull shumë i mirë i bashkëveprimit tonë", tha ai.
Kryeministri Nano vuri në dukje dhe vlerësoi partneritetin e ngushtë strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit për forcimin e shtetit ligjor dhe reformës në ushtrinë shqiptare.
Duke u ndalur në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, Kryeministri Nano nenvizoi rendesine e mbështetjes se SHBA, në kuadër të Kartës së partneritit mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamantare në këtë drejtim, duke shprehur vullnetin e qeverise dhe mazhorances per ta sjelle institucionin e zgjedhjeve përfundimisht, ne perputhje te plote me standartet e demokracive me te perparuara ne bote. Z. English rikonfirmoi mbështetjen në vazhdim të SHBA në proceset integruese.
Të dy autoritetet diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, ku z. Charles English, vlerësoi shumë të rëndësishëm rolin e Shqipërisë, si një vend që prodhon siguri dhe stabilitet.
Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik dypalësh, në takim u vlerësua interesi në rritje i kompanive amerikane, si "Locket Martin", "General Electric", Projekti "AMBO", etj. për të investuar në projekte afatgjata, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit.