E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë në Arqipeshkëvinë Metropolitane të Tiranës dhe Durrësit, ku u prit nga Imzot Rrok Mirdita dhe Nunci Apostolik Xhovani Bulaitis, Përfaqësues i

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një vizitë në Arqipeshkëvinë Metropolitane të Tiranës dhe Durrësit, ku u prit nga Imzot Rrok Mirdita dhe Nunci Apostolik Xhovani Bulaitis, Përfaqësues i Papës në Shqipëri. Kryeministri Nano shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për shuarjen e jetës së Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II.

Në bisedën që Kryeministri Nano zhvilloi me Imzot Rrok Mirditën dhe Nuncin Apostolik Xhovani Bulaitis, Përfaqësuesi i Papës në Shqipëri, iu drejtua me fjalët: "Juve ju ka bekuar Papa me Frymën e Shenjtë, ju kam bekuar edhe unë dhe po ju bekoj edhe tani, që të vazhdoni ta drejtoni këtë vend me Frymën e Shenjtë, sikurse e keni drejtuar deri tani".

Më pas, Kryeministri Nano la një mesazh në librin e ngushëllimeve të Arqipeshkëvisë Metropolitane të Tiranës dhe Durrësit, në të cilin shkruhet:

"Me dhimbje dhe respekt të thellë për Atin e Shenjtë, Papa Gjon Pali II, përulem dhe ndaj me ju të gjithë veneracionin dhe solidaritetin me vlerat e patjetërsueshme të kampionit të lirisë, të besimit tek Zoti, të çlirimit nga diktatura dhe shtypja e terrorit, të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, të paqes dhe përkushtimit për njeriun e Zotit.
Ati i Shenjtë mbetet kalorës i Krishtërimit për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç ishte heroi ynë kombëtar i tillë.
Amen!".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›