E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim në Hotel "Adriatik" në Durrës, me Ministrat e Jashtem te disa vendeve te Ballkanit, Kroacise, Maqedonise, Bosnje-Hercegovines, Serbi-Mali i Zi, dhe Mi

Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim në Hotel "Adriatik" në Durrës, me Ministrat e Jashtem te disa vendeve te Ballkanit, Kroacise, Maqedonise, Bosnje-Hercegovines, Serbi-Mali i Zi, dhe Ministrin e Jashtem gjerman Joshka Fisher. Në takim merrte pjesë dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami. Kryeministri Nano ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm dhe ka inkurajuar bashkëpunimin e tyre në funksion të integrimit euroatlantik të rajonit.

Gjithashtu, Kryeministri Nano ka zhvilluar një takim të veçantë me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher.

Në fillim të takimit, Kryeministri Nano dhe Ministri i Jashtëm gjerman Fisher, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes dy vendeve, jo vetëm në nivelin politik, por tashmë edhe në bashkëpunimin ekonomik. Ata ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimi dypalësh në shumë fusha zhvillimi.

Ministri i Jashtëm gjerman ka vlerësuar hapat e Shqipërisë në rrugën e reformave të gjithanshme, duke inkurajuar autoritetet në këtë drejtim dhe duke konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e integrimit euroatlantik të vendit. Ndërsa Kryeministri Nano shprehu mirënjohjen për kontributin që Gjermania ka dhënë për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në këto vite në Shqipëri.

Në këtë drejtim, dy autoritetet kanë diskutuar mbi vazhdimin e shkëmbimit të eksperiencës dhe asistencës për të arritur standartet euroatlantike.

Kryeministri Nano dhe Ministri i Jashtwm Gjerman Fisher, kanë ndarë të njëjtin mendim se Shqipëria tashmë po konsolidon imazhin pozitiv të saj. Duke u ndalur mbi përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri Kryeministri Nano është shprehur për rëndësinë e procesit zgjedhor për të ardhmen integruese të vendit, duke theksuar se ky proces ka të gjitha garancitë për të qenë në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhjet. Kjo është e rëndësishme për qeverinë dhe maxhorancën parlamentare në Shqipëri, tha z. Nano.

Gjithashtu, dy autoritetet kanë bashkëbiseduar mbi projekte e bashkëpunimit në fushën ekonomike, të cilat janë cilësuar në një nivel shumë të mirë.

Ministri i Jashtëm gjerman Fisher vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si shumë të rëndësishëm në nxitjen e iniciativave që konsolidojnë bashkëpunimin, progresin dhe zhvillimin e rajonit drejt standarteve euroatlantike. Ai tha se Shqipëria gëzon vlerësimin pozitiv të aleatëve për kontributin e saj në rajon.

Zoti Nano tha se tashmë marrëdhëniet mes vendeve të rajonit janë në një fazë të re, ku bashkëpunojnë jo vetëm autoritetet e larta, por edhe ekspertët në fushën e rendit, drejtësisë, sigurisë së kufijve, shërbimeve të inteligjencës,, për t'i bërë kuufijtë tanë më në sigurt dhe për të luftuar sëbashku trafiqet dhe krimin e organizuar. Në këtë funksikon, Kryeministri u shpreh se falë këtij bashkëpunimi, rezultatet janë shumë pozitive. "Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në një luftë të përbashkët rajonale, për të goditur fenomenet negative", tha ai.

Duke u ndalur në zhvillimet në Kosovë, dy autoritetet ndanë të njëjtin mendim se e ardhmja e Kosovës është rruga e pakthyeshme drejt integrimit dhe statusit europian të saj. Ata vlerësuan vendimin kurajoz të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe pjekurinë e klasës politike dhe shoqërisë në Kosovë. Gjithashtu, ata theksuan se vazhdimi në këtë drejtim, si dhe ndërtimi i një demokracie multietnike është i rëndësishëm për të ardhmen. "Viti 2005, -thanë ata-, është një moment i rëndësishmë per statusin e Kosovës".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›