E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazh i Kryeministrit Fatos Nano Me hidhërim dhe pikellim te thelle mësuam ndërrimin e jetës së Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Mendjet dhe zemrat e shqiptarëve ndoqën me dridherimë

Mesazh i Kryeministrit Fatos Nano

Me hidhërim dhe pikellim te thelle mësuam ndërrimin e jetës së Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Mendjet dhe zemrat e shqiptarëve ndoqën me dridherimë çdo moment të vuajtjes dhe të sakrificës së Atit të Shenjtë, duke u lutur së bashku me gjithë qytetarët e Botës për shpirtin e tij.

Ky moment i dhimbshem na hidhëron dhe na dëshpëron, por njëkohësisht na detyron që në emër të jetës, në emër të dashurise dhe të veprës të papërsëritshme te Atit te Shenjtë në këtë botë, të vazhdojme te sjellim mes nesh ate qe papa Gjon Pali II percolli gjate gjithe jetes se tij, dëshirën për jeten, besimin për zotin,lirine,drejtesine,& dashurinë per njerëzimin, sakrificën për paqen kudo.

Katolikëve të gjithë botës do ti mungojë Ati i Shenjtë, njerëzimit do ti mungojë një njeri dhe shenjt i madh njëkohesisht, popujve të botës do ti mungojë mesazheri i madh i paqes,i të varfërve, të sëmureve, të braktisurve, jetimëve dhe njerezve ne nevoje ne te gjithe globin. Të gjithëve ne do të na mungojë Ati Ynë i Shenjtë, Papa Gjon Pali II.

Shqipëria dhe shqiptarët kujtojnë me një ndjenjë të thellë respekti atë ditë të bekuar kur Ati i Shenjtë, i pari Papë në historinë e Kristianizmit, shkeli dhe bekoi vendin e shqiponjave, ndaj dhe në këto çaste të dhimbshme te gjithe lutemi.

Në emër të popullit shqiptar, në emrin e Qeverisë së Shqipërisë, në emrin e të gjithë besimtarëve shqiptarë, me detyrimin e Pelegrinit të Paqes, shpreh solidaritetin shpirteror duke percjelle mesazhin se do të jemi pasues të veprës së shenjtë, të mirësisë,të sakrificës së Atit të Shenjtë, Gjon Pali i II.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›