E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Ambasadorin Zviceran ne Tirane, Francis Cuosin, me rastin e largimit te tij nga vendi yne, per shkak te mbarimit te mandatit. Gjate ketij t

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante Ambasadorin Zviceran ne Tirane, Francis Cuosin, me rastin e largimit te tij nga vendi yne, per shkak te mbarimit te mandatit.

Gjate ketij takimi u vleresuan marredheniet shume te mira Shqiperi-Zvicer dhe u shpreh deshira per zgjerimin e tyre te metejshme si dhe ngritjen e nivelit te kontakteve politike.

Bashkepunimi Shqiperi–Zvicer, u theksua ne kete takim, do te vazhdoje si edhe me pare ne fushat; e energjetikes, ku pala zvicerane ka marre persiper rehabilitimin e kaskades se Drinit, ne fushen ekonomise, ne ate te mbrojtjes, per kete jane nenshkruar dhe marreveshjet respektive, si dhe ne fushen e bujqesise, te industrise, te shendetesise etj.

Kryeministri Nano theksoi se, pjesmarrja e kapitalit zviceran do te ishte e mirepritur ne Shqiperi, pasi po krijohen te gjitha mundesite dhe lehtesite per investitoret e huaj.

Gjithashtu kryeministri Nano ka vleresuar si domosdoshmeri heqjen e regjimit te vizave per pasaportat diplomatike, gje qe ambasadori zviceran e mirepriti duke permendur se nga pala zvicerane po merren masat per nenshkrimin e nje marreveshjeje te tille.

Ambasadori Zviceran, pasi shprehu vendosmerine e Qeverise se tij per vazhdimin dhe thellimin e bashkepunimit bilateral, theksoi se nenshkrimi i "Marreveshjes per kooperim teknik si dhe ndihmes financiare", hap perspektiva te reja sepse krijon instrumentin e pershtatshem institucional dhe deshmon per lidhje te qendrueshme. Kjo verteton se Shqiperia ka hyre ne fazen e stabilitetit dhe normalitetit ekonomik, social dhe politik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›