E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Financave ne kuader te takimit vjetor te guvernatoreve te FMN-se, gjen gadishmerine e Bankes Boterore per te nderhyre me projekte afatshkurter dhe afatmesme ne zonat e permbytura nga rreshj

Ministri i Financave ne kuader te takimit vjetor te guvernatoreve te FMN-se, gjen gadishmerine e Bankes Boterore per te nderhyre me projekte afatshkurter dhe afatmesme ne zonat e permbytura nga rreshjet e fundit ne Shqiperi.

Ministri i Financave Kastriot Islami ka zhvilluar dy takime te rendesishme ne kuadrine e takimit vjetor te guvernatoreve te fondit monetar nderkombetar dhe te Bankes Boterore, zhvilluar ne Washington. Takimin e pare ministri i financave e zhvilloi me ekipin e Bankes Boterore qe mbulon gjithe çeshtjet dhe kredite e Shqiperise, te drejtuar nga drejtori i Bankes Boterore per Europen Juglindore POORTMAN. Ndersa takimin e dyte ministri i financave Islami e zhvilloi me delegacionin e nivelit te larte te IFC te drejtuar nga Peter Woicke, president i ketij institucioni te fuqishem financiar.
Ne takimin e zhvilluar me ekipin e Bankes Boterore te kryesuar nga Poortman ministri i financave Islami beri nje ekspoze te gjendjes se vendit aktualisht, duke theksuar se gjendja e emergjences e krijuar ne disa zona te vendit ne veri dhe jug si rezultat i permbytjeve ka sjelle dhe implikime dhe ndikime ne indikatoret e makroekonomise se Shqiperise. Ministri i financave ka kerkuar qe brenda konceptit dhe mundesive te Bankes Boterore te gjenden mekanizmat per te perballuar ne periudhen aftshkurter dhe afatmesme efektet e kesaj emergjence.
Ne kete kuader ministri Islami ka kerkuar mbeshtetjen e BB-se per te realizuar investime ne funksion te parandalimit te demtimeve qe lidhen me situaten e fatkeqesise natyrore.
Z. Poortman duke vleresuar shkembimin e mendimeve dhe arritjeve me Kryeministrin Nano gjate vizites se fundit te zv/presidentit te BB-se Lin, shprehu keqardhjen per situaten e fatkeqesise natyrore qe ndodhen disa zona te vendit dhe siguroi gadishmerine e ketij institucioni, i cili mund te marre pjese ne perballimin e kesaj situate duke rialokuar projekte te ndryshme ne zonat e demtuara, me synim rehabilitimin e demeve me funksion te parandalimin e emergjencave qe lidhen me katastrofa natyrore.
z. Islami dhe z. Poortman u ndalen dhe mbi sektorin e energjise ne Shqiperi. Poortman vuri ne dukje angazhimin e vazhdueshem te BB per te bashkepunuar me qeverine Shqiptare per gjetjen e zgjidhjeve afatmesme te problemeve qe lidhen me sektorin e energjise. Ai permendi zgjidhje qe kane te bejne me uljen e konsumit, uljen e humbjeve ne rrjet, rritjen e arketimeve etj.
Ministri i finacave theksoi ne kete takim masat e marra nga qeveria Shqiptare per ngritjen e kapaciteteve, per hartimin, vleresimin, monitorimin dhe azhornimin e stradegjise kombetare te zhvillimit social ekonomik te vendit.
Poortman pershendeti hapat e ndermarre nga Kryeministri Nano dhe qeveria Shqiptare ne kete drejtim, duke vleresuar pozitivisht gjithashtu te gjitha veprimet e matura dhe te qarta te qeverise dhe ministrise se financave lidhur me privatizimin e Bankes se Kursimeve dhe INSIG-un. Ai i konsideroi te pershtatshme veprimet per zgjidhjen e situates ligjore dhe financiare te Albtelecomit.
Ndersa ne takimin e zhvilluar me ekipin e perfaqesuesve te IFC te drejtuar nga presidenti i saj Woicke u shpreh angazhimi dhe interesi i ketij institucioni per te marre pjese ne privatizimin e sektoreve stradegjike siç eshte Banka e Kursimeve dhe INSIG-u. IFC, u tha ne kete takim, per privatizimin e INSIG-ut ne bordin e tij ka miratuar dhe kuoten e pjesemarrjes.
Ekipi perfaqesues i IFC shprehu deshiren per pjesemarrjen e ketij institucini per privatizimin e Albtecomit dhe KESH-it. Ministri i financave Islami duke falenderuar pjesemarrjen e IFC per projekte te ndryshme ne Shqiperi paraqiti gadishmerine per te bashkepunuar me kete institucion per privatizimin e sektoreve stategjike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›