E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i punes i ngritur me urdher te kryeministrit Fatos Nano realizoi mbylljen e portes se Liqenit Artificial ne oren 03.10 Kryeministri Fatos Nano edhe gjate nates se mbremshme dhe dites se sotme

Grupi i punes i ngritur me urdher te kryeministrit Fatos Nano realizoi mbylljen e portes se Liqenit Artificial ne oren 03.10

Kryeministri Fatos Nano edhe gjate nates se mbremshme dhe dites se sotme ka qene ne ndjekje te situates. Nga Keshilli i Ministrave jane marre te gjitha masat e duhura per nderhyrje te menjehershme per stabilizimin e gjendjes dhe kthimin sa me shpejt ne normalitet te jetes se kryeqytetasve dhe sipermarresve. Po dje me urdher te Kryeministrit Fatos Nano u krijua nje shtab pune nen drejtimin teknik te Profesor Farudin Hoxhes, me prezencen e forcave te ushtrise dhe distriktit detar, i cili beri te mundur ne oren 03.10 te dt 29.09.2002 mbylljen e portes te Liqenit Artificial ne Tirane.

Ne zonen e demtuar te Njesise Bashkiake Nr. 5 te Tiranes, jane evakuuar 5 familje me 28 anetare dhe sistemuar ne cerdhen e Selites.

Vazhdojne prishjet e ndertimeve te paligjshme tek kolektori mbi Lane.
Po punohet per pastrimin e zones nga demet qe ka shkaktuar vershimi i ujrave si rezultat i hapjes se portes dy dite me pare.

QARKU SHKODER

Gjate 24 oreve te fundit, nuk ka patur rreshje shiu dhe koha eshte permiresuar. Ka perfunduar riparimi i argjinatures te lumit Gjader. Gjendja ne HEC – Vau i Dejes dhe Koman, paraqitet normale dhe portat e shkarkimit jane mbyllur.
Po nderhyhet ne disa komuna per riparimin e cative te disa shkollave 8 – vjecare.Situata eshte drejt kthimit ne normalitet.
QARKU GJIROKASTER

Situata eshte drejt normalizimit.
Grupi i punes i ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe ai i Entit Kombetar te Banesave, kane evidentuar dy shtepi te demtuara ne Libohove dhe 39 shtepi ne Memaliaj.
QARKU ELBASAN
Nuk ka probleme shqetesuese. Ne Bashkine Gramsh, situata mbetet e njejte. Po behen perpjekje per riparimin e kanalit te demtuar te ujrave te larta te qytetit.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve do te angazhohet per riparimin e rruges nacionale Gramsh – Korce, e cila vazhdon te mbetet akoma e demtuar.
U verifikua menjehere nje njoftim per lekundje sizmike ne kete qark, por nga dy burime si nga Prefektura ashtu dhe nga Insituti Sizmik, rezultoi se nuk ka patur lekundje sizmike.

QARKU LEZHE

Situata ne Qark, eshte akoma e njejte me nje dite me perpara. Moti ka qene me me pak reshje gjate dites. Disa fshatra vazhdojne te jene nen uje, keto sidomos ne komunen e Torrovices, ku eshte rritur niveli I ujit, duke sjelle si pasoje izolimin e fshatrave Marlecaj dhe Koljakaj. Po e njejta gjendje verehet ne Balldren. Hidrovori i Balldrenit dhe ai i Kurbinit, jane ne gjendje pune te panderprere. Hidrovori i Tales, pas riparimit te difektit elektrik, eshte rivene ne pune.
Shperndarja e ndihmave po vazhdon sipas planit te percaktuar nga Komiteti Nderministror.
Eshte punuar nga forcat e mbrojtjes civile, per mbylljen e disa argjinaturave ne lumin Drin.
Energjia elektrike ka qene e panderprere ne gjithe Qarkun, me disa perjashtime te vogla.

QARKU DIBER

U verifikua menjehere nje njoftim per lekundje sizmike ne kete qark, por nga dy burime si nga Prefektura ashtu dhe nga Insituti Sizmik, rezultoi se nuk ka patur lekundje sizmike.

QARKU DURRES
Situata paraqitet me e stabilizuar dhe nen kontroll.
Grupi i punes prane shtabit te emergjencave, po punon per perpunimin e te dhenave sipas tabelave te ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
QARKU KUKES

Gjendja eshte ne permiresim e siper.
QARKU BERAT

Eshte bllokuar veprimtaria e 4 lavatriceve ne shtratin e lumit Osum.
Vazhdon puna per pastrimin e disa rrugeve rurale, te cila ishin te bllokuara nga inertet.
Po kryhen evidentimet dhe preventivat e demeve nga reshjet.

NE QARQET VLORE, FIER DHE KORCE

Nuk ka probleme shqetesuese.

Disa informacione te veçanta

Sipas informacioneve te KESH-it, furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve ne te gjithe vendin eshte i rregullt.
Urdhri per nderprerjen e furnizimit me energji elektrike te nyjeve te inerteve ne lumenj eshte zbatuar me nje aksion te perbashket KESH-Polici Elektrike, sipas listave te Policise Ndertimore.
Pas marrjes se kerkesave 5 ditore nga Qarqet, te cilat vazhdojne te jene ne gjendje te emergjencave civile, nga ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, eshte hartuar plani i dergimit te ndihmave dhe jane kryer rakordime me Drejtorine e Pergjithshme te Rezerves se Shtetit, per llojet e ndihmave qe do te dergohen dhe destinacionin e tyre.
Po mbahen kontakte te vazhdueshme me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe po koordinohet me ta per shperndarjen e ndihmave.
Grupet nderdikasteriale per vleresimin e demeve, po punojne intensivisht per verifikimin e demeve ne Qarqet me te prekura nga permbytjet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›