E Diel, 1 Nëntor 2026

Merren te gjitha masat per eleminimin sa me shpejt te permbytjes ne zonen e demtuar nga uji i Liqenit Artificial ne Tiranë Informacion ora 13.00: Gjate gjithe nates se mbremshme dhe dites se sotme

Merren te gjitha masat per eleminimin sa me shpejt te permbytjes ne zonen e demtuar nga uji i Liqenit Artificial ne Tiranë

Informacion ora 13.00: Gjate gjithe nates se mbremshme dhe dites se sotme jane marre te gjitha masat e mundshme per eleminimin sa me shpejt te permbytjes ne zonen e demtuar tashme nga uji i Liqenit Artificial ne kryeqytet. Ministrite perkatese si ajo e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, ministria e Indudustrise dhe Energjitikes, ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ministria e Mbrojtjes, si dhe ajo e Rendit Publik kane derguar ne terren ekspertet me te mire te vendit, te njohur ne fushen e ndertimit te digave. Gjate dites se sotme jane tentuar disa zgjidhje te cilat kane deshtuar. Porta e Liqenit Artificial me gjeresi 95 cm, deri ne keto momente rezulton e hapur 20 cm dhe uji leviz ne nje shpejtesi 12m3/s.
Ky fakt e ben te pamundur nderhyrjen e polumbareve apo te mjeteve te tjera me te renda.Ekspertet qe ndodhen ne terren shprehen se "e kane gjetur nje zgjidhje dhe ne momentin qe do te provohet do te komunikohet menjehere rezultati". Nderkohe jane pastruar kolektoret gjate gjithe nates dhe jane krijuar diga te improvizuara me materiale inerte dhe keshtu jane krijuar shtreter qe pjesen me te madhe te ujit e dergojne drejt Lanes.

Vazhdon puna per zhbllokimin e situates.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›