E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, z. Muhamed Elbaradei. Pas takimit, Kryeministri Nano

Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, z. Muhamed Elbaradei.

Pas takimit, Kryeministri Nano dhe z. Elbaradei, u shprehën për mediat:
Kryeministri Fatos Nano: "Kam kënaqësinë të dal para jush me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, z Elbaradei, në një vizitë shumë të rëndësishme në Shqipëri.

Kjo Agjenci, sic e dini, është një nga institucionet e Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria është anëtare dhe po zhvillon, duke mbështetur të gjitha iniciativat e duhura, duke adaptuar të njëjtat konventa ndërkombëtare të fushës dhe duke reformuar legjislacionin e vendit për këtë qëllim, për të forcuar sigurinë dhe garancitë për mospërhapjen e armëve, apo materialeve bërthamore, në rajonin tonë, si dhe për të përdorur programet dhe mbështetjen e Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike në fushën e shëndetit publik, me pajisje, infrastrukturë, programe trajnimi dhe asistencë, që vijnë në mbrojtje të shendetit të njerëzve në Shqipëri, vecanërisht në fushën e onkologjisë, apo të trajtimeve të radioterapisë, që kanë gjithashtu, në themel përdorimin paqësor të lëndëve dhe rrezatimeve radioaktive.

Ne do të vazhdojmë të shijojmë frytet e këtij bashkëpunimi edhe në planin bilateral, duke adaptuar ligje të reja, sic është ai i energjisë atomike, me të cilin Qeveria do të ndërtojë një zyrë të posaçme që do të merret me kontrollin dhe sigurimin e mospenetrimit të kufijve tanë në trafiqet e mundshme të lëndëve radioaktive, apo të armëve bërthamore, si dhe do të forcojmë shumë komponentin e bashkëpunimit me Agjencinë në fushën e shëndetësisë, duke modernizuar strukturat e trajtimit dhe të shërbimit mjekësor në fushën e radioterapisë.

Ju falenderoj për vizitën, i nderuar z Elbaradei".

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, z. Muhamed Elbaradei: Ishte kënaqësi për mua që kisha mundësinë të takohem me Kryeministrin sot, dhe të diskutoj për atë që unë e shoh si një bashkëpunim shumë aktiv ndërmjet Shqipërisë dhe IEA-se, për t'u siguruar se Shqipëria do t'a përdorë plotësisht teknologjinë radioaktive për t'u zhvilluar nga ana ekonomike dhe sociale. Ata kanë qenë shumë aktivë këtu në Shqipëri, duke u përpjekur të ndihmonin vendin në përdorimin e radioterapisë për mjekimin e kancerit. Pikërisht, këtu teknikat n kete fushe janë më efektive për trajtimin dhe dignostifikimin e shumë rasteve të tilla.

Do jete kënaqësi për mua që të shkoj nëser dhe të vizitoj Qendren Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe të shoh produktin e parë të bashkëpunimit tonë, një makineri radioterapie që Agjencia i ka dhënë qeverisë së Shqipërisë, dhe ky është fillimi i një programi të madh, që unë shpresoj se do të jetë në gjendje të zbatohet në vend, në mënyrë që cdo pacient i sëmurë me kancer të ketë mundësinë të mjekohet sic duhet dhe të diagnostikohet në kohë. Ky është një shembull i aktiviteteve që ne kemi këtu në Shqipëri.

Ne, gjithashtu, po punojmë ngushte me qeverinë tuaj për te mos lejuar keq perdorimin e energjise bërthamore, per te moslejuar trafikimin e paligjshëm të materialeve radioaktive, apo perdorimin e tyre nga ndonjë grup ekstremist, kështu që ne po punojmë ngushtë me qeverinë për të rritur sigurinë, kontrollin kufitar, trajnimin ne sistemin e doganave. Këto janë disa nga cështjet që ne diskutuam sot. Duhet të them se do të jemi të suksesshëm këtu, si rezultat i angazhimit të madh të qeverisë për të punuar me IEA në të gjitha fushat për t'i rritur në maksimum përfitimet nga energjia bërthamore dhe për të minimizuar rriskun që ka lidhje me atë teknologji. Pra dhe një herë shpreh vlerësimin tim për Kryeministrin Nano dhe pres me kënaqësi që t'a vazhdoj bashkëpunimin më Qeverinë e Shqipërisë në objektivat tona të përbashkëta.

Pyetje Agjencia Rojter per z.Elbaradei:C'mund te na thoni per negociata mes BE dhe Iranit persa i perket programit te pasurimit,dhe se dyti si e vleresoni situaten ne Korene e Veriut dhe c'fare dallimi ka me situatat ne te dy keto vende?

Përgjigje Elbaradei: Përsa i përket pjeses së pare, nuk jam unë ai që duhet të shpreh pikëpamje se cili do të jetë rezultati përfundimtar i negociatave të BE-së me Iranin përsa i përket programit të pasurimit (të uraniumit) ne Iran. Kjo është diçka që duhet ta vendosin palët, kjo është më shumë një çështje politike, nuk është një çështje teknike. Unë e kam thënë shpesh se do ishte kënaqësi për mua që të jepja asistencë teknike nëse është e nevojshme dhe kur të kërkohet nga palët, por nëse Irani do të vazhdojë pasurimin apo do t'i japë fund programit të pasurimit, kjo është një çështje shumë politike, sepse kjo është një e drejtë e Traktatit të bashkëpunimit, por gjithashtu është e drejtë, siç e dimë, që ka shkaktuar rritjen e shqetësimit të ndërkombëtarëve për shkak të background-it të programit Iranian. Ajo që më ben optimist mua, gjithsesi, ështe së të gjitha palët e interesuara janë ulur në diskutime, dhe gjithashtu jam optimist se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur të mbështesin plotësisht iniciativën Europiane, dhe shpresoj se në të ardhmen do të shohim zgjidhjen e çështjes së Iranit, që nga njëra anë te sigurojë Iranin se do të ketë të drejtën që ta përdorë energjinë bërthamore për përdorime paqësore, por gjithashtu në të njëjtën kohë te sigurohet komuniteti ndërkombëtar se programi i Iranit është vetëm për qëllime paqësore.

Përsa i përket çështjes së Koresë, sigurisht që unë jam shumë i shqetësuar, sepse ndryshe nga Irani, ne nuk po bëjmë ndonjë verifikim. Në Korenë e Veriut, ne kemi kete situate: Koreja e Veriut ka dalë nga Traktati I Bashkepunimit para dy vjetësh, kështu që për ne Koreja e Veriut është një pikë e errët. Ne Korene e Veriut, gjithashtu ndryshe nga Irani, ne jemi të sigurt se ata kanë materiale bërthamore, si plutoniumi, që mund të përdoret për zhvillimin e armëve bwrthamore. Në fakt ata thonë se kanë (zhvilluar) prodhuar një armë, kështu që kjo është një sfidë më e madhe. Ndryshe nga Irani, ku kemi një dialog aktiv në Korenë e Veriut pwrballemi me një situatë të fjetur, ose të ngrirë. Unë do të shpresoja shumë se përsëri ne do të gjejmë mënyra të angazhojmë Korenë e Veriut, ta angazhojmë atë në një diskutim të plotë dhe të rëndësishëm, jo vetëm për çështjen bërthamore, por përsëri si në rastin e Iranit, rreth të gjitha çështjeve që kanë lidhje më programin bërthamor. – çështjen e sigurisë rajonale, zgjerimin ekonomik, zgjerimin e negociatave, ndihmën humanitare. Këto dy situata, Irani dhe Koreja e Veriut janë që të dyja çështje komplekse që mbulojnë shumë çështje të ndërlidhura që mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet doalogut politik dhe diplomacisë dhe sa më parë që t'i përfshijmë të gjitha palët aq më mirë është për komunitetin ndërkombëtar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›