Kryeministri Nano priti sot ne nje takim te vecante Sekretarin e Shtetit per Shendetesine te RFJ, zotin Knjezhevic. Kryeministri e vleresoi viziten dhe bashkepunimin me RFJ ne fushen e Shendetesis
Kryeministri Nano priti sot ne nje takim te vecante Sekretarin e Shtetit per Shendetesine te RFJ, zotin Knjezhevic. Kryeministri e vleresoi viziten dhe bashkepunimin me RFJ ne fushen e
Shendetesise dhe e quajti kete si nje pjese te asaj cka kane bere tashme Ministrat e Jashtem te dy vendeve dhe qe kane inicuar Kryetaret e Shteteve dhe Qeverive.
Pas situates se re te krijuar ne Serbi Kryeministri theksoi hapjen e mundesise per bashkepunim rajonal dhe vecanerisht mes dy vendeve qe duhet te jene pionieret e krijimit te klimes se miqesise ne Ballkan.
"Mos u dekurajoni nga problemet qe ka sjelle deshtimi I zgjedhjeve presidenciale, pasi, Une jam I sigurt se ju do te gjeni te gjitha mundesite qe te kaloni veshtiresite ne sherbim te Stabilitetit dhe zhvillimit", tha Kryeministri. Nano shtoi se mbetet e rendesishme qe te vazhdoje ky bashkepunim qe gezon simpatine e te gjitheve, edhe te Komunitetit Nderkometar te drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Zoti Knjezhevic e quajti nje problem te vogel deshtimin e zgjedhjeve presidenciale dhe theksoi se forcat demokratike vazhdojne te kene shumicen dhe do te arrijne ta zgjidhin situaten ne favor te stabilitetit.
Sekretari I Shtetit I RFJ e njohu kryeministrin me marreveshjet qe u nenshkruan per Shendetesine dhe shprehu aporvimin e tij per nevojen e bashkepunimit te dy vendeve dhe te gjithe rajonit. "Ne jemi vende te vogla dhe vetem duke bashkepunuar mund te hyjme ne rrugen e zhvillimit", tha Knjezhevic.
"Integrimi yne I perbashket nuk mund te behet me vende te ndara dhe shoqeri te ndara", tha Kryeministri. Ai theksoi se ekziston nje presion nderkombetar dhe nje deshire e Shqiperise per te bere programe rajonale dhe per t'i pare projektet e zhvillimit ne kornizen ballkanike.
"Shpresoj qe qeveria juaj, ashtu si qeveria jone te kete stabilitet,perfundoi kryeministri.