Kryeministri Fatos Nano takoi sot ne Sarande anëtarë të Forumit Rinor Eurosocalist të ketij qyteti. Kryeministri Nano kërkoi bashkëpunimin e eurosocialisteve dhe e konsideroi te rendesishem k

Kryeministri Fatos Nano takoi sot ne Sarande anëtarë të Forumit Rinor Eurosocalist të ketij qyteti.
Kryeministri Nano kërkoi bashkëpunimin e eurosocialisteve dhe e konsideroi te rendesishem kontributin e tyre ne zhvillimet integruese të vendit.
"Ju keni avantazhin e të ardhmes. Kjo është arsyeja e vërtetë që partia ka nevojë për ju, jo vetëm ju për partinë, pasi progresi sot ka disa standarte, qytetërimi sot ka disa rregulla", u shpreh Kryeministri Nano.
Duke u ndalur ne zhvillimin e turizmit ne zonen bregdetare dhe vecanerisht ne qytetin e Sarandes, Kryeministri Nano kërkoi edhe angazhimin dhe mbështetjen e të rinjve socialiste, për të ndaluar deformimin e bregdetit shqiptar.
"Kjo zonë ka bashki dhe komuna, që jane pronare te trojeve publike, licensuese të ndërtimeve në truall privat në një zonë jashtëzakonisht tërheqëse", tha Kryeministri Nano. Ai tërhoqi vëmendjen për dhëniet e lejeve të ndërtimit, pa vlerësimin e specialistëve arkitekte dhe urbaniste.
"Ju keni avantazhin e atij që vjen pas, i gjithë vendi ka këtë avantazh, pasi kemi mundësinë të evitojmë që bregu ynë të betonohet si brigjet e disa vendeve fqinje. Na detyroni edhe ne që të shfrytëzojmë avantazhin tuaj që vini pas të tjerëve, për të ndaluar shkatërrimin e ambjentit, masakrën urbane, veprimtaritë e paligjshme", iu drejtua Kryeministri Nano të rinjve sarandiotë.
Kryeministri Nano kerkoi kontributin e eurosocialisteve në Partinë Socialiste, "jo vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të ndërtuar një qytetërim konkurues dhe modern në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në këtë zonë që është e rrallë".
Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Nano shpërndau teserat e anetaresimit për disa të rinj që kishin shprehur dëshirën për anëtarësim në Partine Socialiste.