Kryeministri Fatos Nano eshte takuar me Presidentin e Komitetit te SHBA-se per NATO-n, Brus P. Jackson, i cili shoqerohej nga Drejtoresha Ekzekutive e ketij Komiteti. Gjate takimit, u shkembyen me
Kryeministri Fatos Nano eshte takuar me Presidentin e Komitetit te SHBA-se per NATO-n, Brus P. Jackson, i cili shoqerohej nga Drejtoresha Ekzekutive e ketij Komiteti.
Gjate takimit, u shkembyen mendime ne lidhje me strukturimin me te mire te aktivitetit per integrimin e shpejte te Shqiperise ne NATO.
Kryeministri Fatos Nano shprehu edhe njehere prioritetin e qeverise shqiptare per integrimin euro-atlantik te vendit dhe vleresoi kontributin dhe mbeshtetjen qe qeveria amerikane i ka dhene Shqiperise ne kete drejtim. Z.Nano shprehu besimin se kjo mbeshtetje do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Zoti Jackson u shpreh optimist per rrugen qe ka bere Shqiperia si nje aktor me kontribut te spikatur per sigurine rajonale dhe me gjere. "Tani, tha ai, Tirana eshte shnderruar ne nje qender te rendesishme politikberese dhe ndryshimet ketu jane te prekshme, drejt progresit".
Z. Jackson u shpreh se qendrimet e Shqiperise ndaj ceshtjeve te ndryshme rajonale, si dhe se fundmi rreshtimi i saj perkrah koalicionit te luftes kunder terrorizmit dhe pjesemarrja ushtarake e Shqiperise ne Afganistan dhe tashme ne Irak, ka bere mjaft pershtypje midis amerikaneve. "Ne nje fare menyre ne po e rizbulojme Shqiperine. Une mendoj se ndryshimi ne botekuptimin e amerikaneve eshte se amerikanet jane entuziaste dhe po duartrokasin per Shqiperine qe te fitoje lojen. Ata duan te dine ne nje fare menyre se si mund te japin ndihmen dhe mbeshtetjen e tyre per Shqiperine", u shpreh z. Jackson.