Te nderuar kolege, Zonja dhe zoterinj, Tashme takime te ketij lloji jane bere gjithnje e me te shpeshte dhe kjo ka ndodhur per te pakten dy arsye: si pasoje e rritjes se vemendjes se institucio

Te nderuar kolege,
Zonja dhe zoterinj,
Tashme takime te ketij lloji jane bere gjithnje e me te shpeshte dhe kjo ka ndodhur per te pakten dy arsye: si pasoje e rritjes se vemendjes se institucioneve Europianoperendimore edhe ndaj Rajonit tone, por edhe si pasoje e rritjes se kapaciteteve partneriale qe vete vendet e rajonit te Europes Juglindore kane arritur me perfshirjen e tyre ne proceset e pershpejtuara integruese. Natyra multidimensionale e ketij takimi pa asnje dyshim perben nje prove tjeter se tashme ne proceset integruese gjithnje e me shume po perfshihen nivele te ndryshme te qeverisjeve, shoqeria civile, mediat, sipermarresit private dhe ne pergjithesi aktoret e rendesishem te realiteteve tane tashme te ndryshuar. Dhe ia vlen te kujtojme ketu se shumica e shteteve, madje edhe shoqerive tona, vetem diçka me shume se dhjete vjet me pare, flisnin vetem me nje ze, me ate te shtetit ideologjik totalitar.
Ne realitetin global te shkembimit te vlerave une besoj dhe vleresoj se edhe te sjellurit e qeverive ka ndryshuar dhe po ndryshon çdo dite, duke u bere me sensitive ndaj zhvillimeve globale dhe te ndjeshem gjithashtu, ndaj violentimit te te drejtave te njeriut, kudo qe te ndodhin. Kjo kerkon qe ne te adoptojme te gjithe nje doktrine te re te politikave tona nderkombetare, nje doktrine ku te drejtat tradicionale te shteteve, siç eshte sovraniteti, te nderthuren me mire me te tjera konventa te rendesishme nderkombetare, sikunder jane ato qe lidhen me karakterin universal te mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Ne nuk mund te mbyllim syte, sikunder nuk e beme kete ne Kosove apo ne Afganistan dhe disa prej nesh edhe ne Irak – kur qeverite sistematikisht violentojne te drejtat e qytetareve. Madje me gjere se kaq, ne duhet te rrisim vemendjen tone kolektive dhe ndjeshmerine edhe ne lidhje me sigurimin e garancive te nje tregu te hapur, te lire dhe kompetitiv, pasi nuk mund te kete kurrsesi procese integruese vetem ne sferen politike.
Pikerisht ne kete fryme te re te te konceptuarit te gjerave, Shqiperia ka adoptuar nje qendrim qe eshte pasoje logjike pikerisht e ketyre proceseve dhe konceptimeve te realitetit global. Qeveria shqiptare ishte nje nder te parat qe bashkoi veten me koalicionin antiterror. Vendi yne ka deshmuar edhe gadishmerine, edhe aftesine per te qene aktiv ne luften kunder terrorizmit. Shqiperia, nje vend qe vetem disa vjet me pare pati nevoje qe per ringritur autoritetin e shtetit pas krizes se piramidave financiare te kerkonte asistencen ushtarake te aleances euroatlantike, tashme eshte bere jo vetem nje faktor i rendesishem stabiliteti ne rajonin tone, por madje edhe eksportuese e sigurise. Ne sot kemi trupat tane ne Bosnje-Hercegovine, ne Afganistan dhe se fundi edhe ne Irak.
Nderkaq, ne në rajonin tone jemi duke punuar me shpejtesi ne drejtim te integrimit. Mund te thuhet me plot gojen se rajoni yne qartesisht ka zgjedhur dialogun ne vend te konfliktit; integrimin ne vend te sovranitetit tradicional; multikulturalizmin ne vend te romantizmit nacionalist primitiv. Ne kete kuader ne e kemi konsideruar dhe e konsiderojme jetik bashkepunimin dy dhe shumepalesh dhe njeheresh e konsiderojme si parakusht te domosdoshem per integrimet globale. Ne sapo perfunduam nje konference te nivelit te larte te mbajtur ne Oher ne lidhje me sigurine e kufijve. Ne pamje te pare procesi i forcimit te regjimit te kufijve, duket si nje akt qe shkon ne kundershtim me proceset integruese, por konferenca ishte e fokusuar pikerisht ne domosdoshmerine e forcimit te rregjimit te kufijve perkunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme dhe nga ana tjeter berjen e tyre lehtesisht te depertueshem, simbolikë persa i perket shkembimit te vlerave, mallrave dhe ideve. Ne, pavaresisht veshtiresive qe na eshte dashur te perballojme, pikerisht ne emer te ketyre poceseve, pothuajse i kemi perfunduar marreveshjet bilaterale te tregtise se lire, qe do te rrisin kompeticionin ne ekonomite tona dhe do t'i bejne ato me shpejt te denja te perballojne nivelet e ekonomive te perparuara europiane.
Proceset integruese ne rajonin tone sigurisht qe kane edhe kundershtaret e vet. Keta jane krimi i organizuar, trafiqet ilegale si dhe, ç'ka eshte me e rendesishme, rigjallerimi i kohepaskohshem i tezave nacionaliste qe i perkasin nje kohe te shkuar tashme. Kjo qe them ka te beje me nje koncept te ri edhe te vete politikave qeverisese, edhe te kurajos se politikaneve per te perballuar sfidat qe nuk jane te pakta dhe nuk jane vetem te rajonit tone. Nje nga dukurite qe me se shumti kercenon proceset integruese dhe konceptimet moderne e bashkekohore te qeverisjeve dhe te bashkepunimit, eshte pikerisht paaftesia e nje pjese te politikaneve te perballojne sfidat e ketyre realiteteve te reja. Atehere, ne menyre te paarsyeshme ata u rikthehen tezave te vjetra nacionaliste, te cilat, edhe per shkak te varferise apo te mentaliteteve qe ende gjallojne mes nesh, rrezikojne te gjejne terren dhe te keqperdoren. Megjithate, une besoj se koha kur dikush perpiqet te permiresoje imazhin e tij, duke i hedhur balte dritares se fqinjit, ka mbaruar nje here e mire.
Vis -a –vis ne kete situate, Qeveria Shqiptare eshte e vendosur ne vizionin e saj te qarte dhe modern per integrim, pavaresisht nga veshtiresite me te cilat perballemi, ndaj ne besojme se Samiti i Selanikut do te dale ne perfundimin per te ndihmuar çdo vend dhe te gjithe rajonin ne perpjekjet per integrim ne Bashkimin Europian.
Me lejoni te shtoj, qe lidhur me kete çeshtje dhe me pikepamjen e Samitit te ardhshem, qe ne duhet te mirepresim nje perfshirje me te gjere te Kosoves ne Procesin e Stabilizim-Asociimit, si nje instrument qe do te ndihmoje ne implementimin e formules "Standarte perpara Statusit" dhe do te hape nje dialog direkt Prishtine- Beograd ne perfarimin me shpirtin europian.
Zonja dhe Zoterinj,
Rritja e asistences se Bashkimit Europian ndaj vendeve te rajonit tone, ka nevoje te formesohet ne nje ndihme konkrete dhe bashkepunim projektesh. Nga ana tjeter, te gjithe vendet e Ballkanit duhet te perftojne sjelljen e forcimit te bashkepunimit permes nje "acquis communitaire", me permasa europiane per rajonin. Zonat e tregtise se lire, Bashkimi Doganor, ose adoptimi i lehtesive per nje Shengen Rajonal mund te jene aksione konkrete drejt ketij qellimi. Aksione te tilla, te shoqeruara nga angazhime te kushtezuara drejt projekteve madhore te zhvillimit si Korridori Veri- Jug dhe Lindje-Perendim, qe do te ridimensionojne tregun tone te infrastruktures; dhe gjithashtu do te vendosin struktura te perbashketa per te luftuar krimin e organizuar, trafiqet ilegale, dhe per te perftuar sigurine. Besoj se vetem nje Marreveshje per Stabilizim –Asociim e qendrueshme dhe energjike mund te ofroje vlera per ne Bashkimin Europian.
Une besoj se te gjithe ne sebashku, mund te bejme qe kjo te ndodhe duke thelluar bashkepunimin politik, ekonomik dhe social midis vendeve te rajonit. Ky dimension i ri i integrimit te Ballkanit, i cili duhet te shkeputet nga skemat ideologjike dhe nacionaliste, eshte nje lançim drejt nje integrimi me te gjere. Ne nuk duhet te ri-shpikim, ne duhet qe me kurajo te perqafojme nje model te testuar per me shume se nje gjysem shekulli, qe eshte BE. Shqiperia eshte e vendosur qe te jape kontributin e saj ne kete proces.
Faleminderit