Sot ne date 17.10.2002, Ministri i Shtetit per Integrimin z. Sokol Nako dhe Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane z. Lutz Salzmann, nenshkruan Marreveshjet Financiare ndermjet Qev
Sot ne date 17.10.2002, Ministri i Shtetit per Integrimin z. Sokol Nako dhe Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane z. Lutz Salzmann, nenshkruan Marreveshjet Financiare ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komunitetit Europian ne kuader te programit CARDS 2002 ne nivel kombetar si dhe programin e veprimit rajonal CARDS 2002.
Programi financiar kombetar CARDS 2002 me shumen 44.9 milione Euro do te financoje projekte ne fushat e Drejtesise dheÇeshtjeve te brendshme, ne ndertimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik dhe social, zhvillimin e mjedisit dhe burimeve natyrore si dhe stabilizimin demokratik.
Programi i veprimit rajonal CARDS 2002 perfshin ndihmen per pese vendet ballkanike te perfshira ne proçesin e Stabilizim-Asocimit nder te cilet dhe Shqiperia, si nje mjet efektiv per t'i ndihmuar ato te perqendrohen ne reformat kombetare te orientuara nga Bashkimi Europian.
Ky program me nje shume totale per te pesta vendet prej 43.5 milion euro, parashikon mbeshtetjen ne nivel rajonal ne kater fusha: menaxhimi i integruar i kufijve, ndertimi i kapaciteteve institucionale, stabilizimi demokratik dhe zhvillimi i infrastruktures rajonale.
Nenshkrimi i ketyre dy Marreveshjeve eshte nje hap tjeter drejt thellimit te marredhenieve te Shqiperise me Bashkimin Europian me qellim pershpejtimin e procesit te Stabilizim-Asocimit.