Sot në mbremje në orën 19.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e Këshillit të Ministrave.Në këtë mbledhje u miratuan një sërë vendime e projektligje. Në mbledh
Sot në mbremje në orën 19.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e Këshillit të Ministrave.Në këtë mbledhje u miratuan një sërë vendime e projektligje.
Në mbledhjen e sotme të radhës Qeveria adoptoi vendimin "Për ngushtimin e diferencave të masës së pensioneve, të caktuara në periudhën kohore 1 Tetor 1993-31 Dhjetor 1996".
Në vendim thuhet se pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1 Tetor 1993-31 Dhjetor 1996, sipas neneve 31 e 32 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" dhe që vazhdojnë te paguhen deri më datën 31.8.2002, ndryshohen si më poshte:
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1 Tetor 1993-31 Dhjetor 1993, me masë pensioni nga 1286 lekë e lart dhe që vazhdojnë të paguhen deri më 31.8. 2002, shtohen me shuma fikse nga 60 lekë në 1771 lekë.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1.1.1994 deri më 30.9.1994, me masë pensioni nga 1973 lekë e lartë dhe që vazhdojnë të paguhen deri më 31.8. 2002, shtohen me shuma fikse nga 60 lekë në 1278 lekë.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1.10.1994 deri më 30.4.1995, me masë pensioni nga 2253 lekë e lartë dhe që vazhdojnë të paguhen deri më 31.8. 2002, shtohen me shuma fikse nga 60 lekë në 1278 lekë.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1.10.1995 deri më 30.3.1996, me masë pensioni nga 2276 lekë e lartë dhe që vazhdojnë të paguhen deri më 31.8.2002, shtohen me shuma fikse nga 60 lekë në 1278 lekë.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën kohore 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni nga 3420 lekë e lartë dhe që vazhdojnë të paguhen deri më 31.8.2002, shtohen me shuma fikse nga 60 lekë në 672 lekë.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 22 milion lekë në muaj.
Vendimi i Qeverisë në këtë fazë parashikon që të rregullohen masat e pensioneve të caktuara, në harkun kohor 1 tetor 1993 deri më 31 dhjetor 1996, nëpërmjet dhënies së shtesave në masat e pensioneve gjendje më 31 tetor 2002, duke indeksuar në vite me të njëjtat nivele që janë indeksuar dhe pensionet e ulëta. Kjo synon që të eleminohen pabarazitë e krijuara në masat e pensioneve, që secilit t‘i jepet masa e pensionit që i takon bazuar kjo, në punën e kryer dhe me pagën ne të cilën është shpërblyer. Kështu krijohet mundësia për t'i vendosur në kushte të barabarta gjithë këtë kategori pensionesh. Vendimi parashikon që masat maksimale të pensioneve të kësaj periudhe të barazohen me masat e pensioneve të lidhura para vitit 1993, të cilat u rregulluan në vitin 2000, me vendimet e KM. Në bazë të kësaj strategjie vendimi gjithashtu parashikon që rregullimi i diferencave të krijuara të bëhet sipas periudhave të rritjes së pensioneve në harkun kohor 1. 10.1993-31.12.1996, duke mbajtur parasysh kufijtë maksimalë të përcaktuar në vendime të veçanta të KM nga viti 1993 deri në vitin 1997.
Nga zbatimi i këtij vendimi parashikohet të përfitojnë rreth 22 200 pensionistë që kanë marrë pensione nga data 1.10. 1993 deri 31 .12. 1996 të cilët përbëjnë 30 për qind të numrit të pensioneve të reja të caktuara në periudhën 1993 - 1996. Shuma mesatare e perfitimit mujor llogaritet rreth 1 100 lekë për person, ndërkohë që shtesa e pensionit fillon me 60 lekë dhe mbaron në nivel maksimal me 1771 lekë.
Këshilli i Ministrave miratoi sot Projektligjin: "Për krijimin e kushteve lehtësuese për ndërtimin e objekteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike".
Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i kushteve lehtësuese për personat juridikë, vendas dhe te huaj, që do të ndërtojnë objekte të reja të prodhimit të energjisë elektrike. Këta persona, që do të ndertojnë objekte të tilla, me fuqi të instaluar jo më pak se 5 KW për objekt, sipas projektligjit përjashtohen nga taksat doganore për makineritë, pajisjet dhe materialet që do të shërbejnë për ndërtimin dhe vënien në punë të këtyre objekteve.
Gjithashtu, personat juridikë, vendas dhe të huaj, që do të ndërtojnë objekte të tilla, përjashtohen nga taksat doganore edhe per lendët djegëse, të lëngëta apo të ngurta, që do të përdoren nga këto objekte për prodhimin e energjisë elektrike.
Domosdoshmëria e ndërtimit të burimeve të reja të prodhimit të energjisë elektrike, përveç masave te tjera që janë marrë e po merren, është bërë shumë e dukshme. Nga eksperienca e shfrytëzimit të sistemit tonë energjetik dhe nga studimet e kryera, rezulton që nevojat e vendit për energji elektrike rriten me rreth 200-300 milion kWh në vit. Duke patur gjithashtu parasysh se aktualisht çmimi i energjisë elektrike nuk mbulon koston marxhinale afatgjatë, ky ligj ka si objekt të stimulojë të gjitha ata investitorë që dëshirojnë të investojnë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike. Këto lehtësisra krijohen si për prodhues të energjisë elektrike me TEC-e ashtu edhe me HEC-e.
Qeveria në mbledhjen e saj adoptoi vendimin "Për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për zbatimin e programit të importit të energjisë elektrike nga Italia, për të zvogëluar dëmet e shkaktuar nga kufizimet e energjisë elektrike në Shqipëri".
Ky Memorandum parashikon dhënien e kredisë prej 30 milionë EURO, në dy këste, e cila do të depozitohet në një llogari speciale të hapur në Bankën e Shqipërisë. Kjo kredi do të përdoret vetëm për financimin e importit të energjisë elektrike nga prodhuesit italianë për zvogëlimin e dëmeve të shkaktuara nga kufizimet e energjisë elektrike në Shqipëri. Gjithashtu në këtë Memorandum parashikohet edhe kryerja e kontrollit te transaksioneve dhe procedurave te prokurimit nga një kompani kontrolluese ndërkombëtare e njohur dhe e kualifkuar.
U miratua edhe projektligji "Per Ratifikimin e Marreveshjes se Garancise per Projektin e Rindertimit te Sektorit te Energjise, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH)".
Marreveshja e Garancise per projektin e Rindertimit te Sektorit te Energjise, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon dhenien e nje kredie prej 24,038,000 EURO per Projektin e Rindertimit te Sektorit te Energjise. Kjo kredi do t'i jepet KESH-it, i cili eshte ne rolin e huamarresit dhe ka nenshkruar marreveshjen e kredise me EBRD, ndersa Republika e Shqiperise eshte ne rolin e garantuesit dhe ka nenshkruar kete marreveshje garancie.
Qellimi i Projektit qe do te financohet me kete kredi, eshte qe te ndihmoje Huamarresin (KESH-in) me ane te zhvillimit te sistemit te transmetim-shperndarjes se energjise, duke synuar rritjen e efektivitetit te ketij sistemi me ane te zvogelimit te humbjeve teknike dhe permirsimit te cilesise se energjise se prodhuar. Gjithashtu projekti do te mbeshtese risktrukturimin dhe komercializmin e nensektorit te energjise me ane te sherbimeve te eksperteve.
Nepermjet marreveshjes se garancise Republika e Shqiperise si garantues merr persiper permbushjen e te gjitha detyrimeve qe KESH-i ka kundrejt EBRD-se lidhur me principalin, interesin, komisionet, sipas kushteve te marreveshjes se Kredise, ne rast se KESH-i nuk permbush ato ne kohen dhe masen e duhur dhe se ne mbeshtetje te legjislacionit shqiptar ne fuqi do te perkrahe KESH per realizimin e planit.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin "Për rritjen e shpërblimit për veteranët e Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare të Popullit Shqiptar". Shpërblimet rriten 3.56 përqind.
Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në buxhetin e miratuar për vitin 2002, i shtohet fondi prej 26 milion lekësh, për përballimin e shpenzimeve që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi.
Qeveria adoptoi sot në mbledhjen e saj edhe vendimin "Për shpërndarjen pa pagesë të një sasie malli, rezervë shteti, për popullsinë e qarqeve Lezhë e Shkodër, të dëmtuar nga përmbytjet".
Në vijim të përmbushjes së nevojave imediate që ka popullsia e zonave Lezhë e Shkodër, si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga rreshet e muajit shtator të këtij viti, nga rezerva e shtetit eshtë menduar që të shpërndahet një sasi artikujsh industrialë, për t'i ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Mallrat industrialë si: dizinfektant, detergjent, pluhur larës, hipoklorit sode dhe çizme, ndahen si më poshtë.
Për qarkun e Lezhës mallrat të shpërndahen sipas bashkive dhe komunave të mëposhtëme:
-Për bashkinë Laç: dizinfektant kg 5800, açe kg 3060.
-Për bashkinë Mamurras: dizinfektant kg 5800, açe 3060
-Për bashkinë Lezhë: dizinfektant kg 5800, açe 3062
-Për komunën Balldre: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, detergjente kg 540, çizme palë 300
-Për komunën Dajç: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, detergjente kg 540, çizme palë 300
-Për komunën Shënkoll: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, detergjente kg 540, çizme palë 300
-Për komunën Fushë Kuqe: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000
-Për komunën Kolsh: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000
-Për komunën Zejmen: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000
Për qarkun e Lezhës mallrat të shpërndahen sipas bashkive dhe komunave të mëposhtme:
-Për komunën Velipojë: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, çizme palë 300.
-Për komunën Dajç: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000
-Për komunën Hajmel: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, çizme palë 100
-Për komunën Vig-Mnellë: Pluhur larës kg 9161, hipoklorit sode litra 1000, çizme palë 102
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu vendimin
"Per shpërndarjen falas të mallrave, dhuratë e Kompanisë "Vodafon" dhe Qeverisë Greke, për popullsinë e dëmtuar nga përmbytjet, në qarqet e Durrësit, Fierit, Beratit, vlorës, Lezhës dhe Tiranës".
Kontigjenti i ndihmës së Kompanisë "Vodafon", 355 batanije, 325 copë tenda, 614 copë çadra shiu, 285 copë dyshekë, 912 copë peshqirë, 2000 copë kostume shiu, 1001 palë çizme dhe 470 copë çarçafë u shpërndahen si më poshtë.
Vendimi parashikon ndihma për komunat dhe bashkitë, të cilat për familje të veçanta e kanë të nevojshme ndihmën, për shkak të dëmtimeve dhe pasojave të shkaktuara ditët e përmbytjes.
U miratua vendimi "Per shperndarjen e ndihmave te Qeverise Hungareze dhe te biznesit privat vendas" .
Ne vijim te permbushjes se nevojave imediate qe ka popullsia e qarqeve Lezhe dhe Shkoder, si pasoje e permbytjeve te shkaktuara nga reshjet e muajit shtator te ketij viti, si dhe nga reshjet e shiut qe rane me 11, 12, 13/10/2002, ne zonat veriore dhe verilindore te vendit, nga dhurata e ndihmave te Qeverise Hungareze dhe biznesit privat vendas, eshte menduar te shperndahet nje sasi artikujsh industriale.
Kjo per t'i ardhur ne ndihme banoreve te ketyre komunave, te cilat vazhdojne te mbeten ne situate emergjente te fatkeqsise natyrore.
Edhe per faktin se reshjet e fundit kane arritur ndjeshem prurjet e ujit, duke rritur nivelin e ujerave ne banesat e mjaft banoreve te ketyre qarqeve. Kjo ka bere qe te shkaktohen veshtiresi per kushtet e jeteses se banoreve te ketyre komunave, gje qe ben te nevojshme dhenien e ndihmave per te cilat aktualisht kane nevoje.
Ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Ministrave u miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se tregtise se lire, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kroacise".
Nepermjet kesaj marreveshje synohet qe, Republika e Shqiperise te plotesoje:
1. angazhimet e saj qe kane te bejne me zbatimin e Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregtise midis vendeve te Paktit te Stabilitetit, nenshkruar nga Ministrat e Tregtise te vendeve te Europes Juglindore, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit, Bruksel, qershor 2001
2. plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, si dhe
3. arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise, etj.
Këshilli i Ministrave adoptoi sot vendimin "Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), për Projektin "Gratë në drejtim".
Projekti "Gratë në drejtim", që synon të forcojë pjesëmarrjen e grave në lidership, financohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD), me shumën prej 250 000 dollarë (grant).
Objektivi kryesor i këtij projekti është promovimi i pjesëmarrjes së gruas në drejtim dhe vendimmarrje, si mënyrë për të shkuar drejt një barazie gjinore dhe zhvillimi demokratik në vend. PNUD-i nëpërmjet këtij projekti në realizimin e objektivave të përgjithshme të Platformës Kombëtare të Veprimit për Përmirësimin e Përfshirjes së Gruas në Shqipëri për të siguruar barazi ndërmjet grave dhe burrave në të gjitha sferat e jetës dhe për të përmirësuar statusin e grave në Shqipëri.
Këshilli Ministrave adoptoi gjithashtu edhe vendimin; "Për një shtesë në vendimin nr. 378, datë 12.8. 1999 të KM, "Për kalimin e së drejtës së përfaqësuesit të pronarit për disa objekte pronë publike, organeve të qeverisjes vendore". Kështu u vendos që "Parku i Udhëtarëve" sha Shkodër të hiqet nga lista e vendimit të KM nr.78,dt 21.1. 1999 " për ruajtjen e pronësisë shtetërore në disa shoqëri tregtare dhe ndërmarrje" dhe miratohet kalimi i së drejtës së përfaqësuesit të pronarit të "Parkut të udhëtarëve" sha Shkodër, organeve të qeverisjes vendore. Ky vendim do të rrisë kompetencat e Bashkisë së Shkodrës në administrimin e kësaj shoqërie tregëtare, për riorganizimin e transportit urban në këtë qytet, bazuar në marrëveshjen mes bashkëpunimit me Bashkinë e Venecias – Itali dhe me organizatën UNOPS (Unitet Nations Office for Project Seroses). Projekti ka si objektiva, në kuadër të decentralizimit, ndërmjet të tjerave dhe krijimin e një sistemi të ri transporti lokal ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky sistem i bashkëpunimit të "Parkut të Udhëtarëve" Sha Shkodër dhe ACTV Venecia ka mbështetjen financiare të UNOPS-it. Komuna e Venecias do te dhurojë mjete transporti dhe do të zgjerojë aktivitetin. Gjithashtu parashikohet vendosja e një trageti në Liqenin e Shkodrës për t'u lidhur me Malin e Zi.
Nga ana tjetër, nuk ka preokupacion për arkëtimin vullnetar të tatimpaguesve për këto tatime dhe KESH Sh.a, nuk ka asnjë fuqi ligjore dhe praktike për realizimin e vjeljeve të tyre. Kohët e fundit subjektet tatimpaguese kane ndjekur rrugën e derdhjes së tyre në arkat e ngritura pranë postave, bankave të kursimit dhe atyre tregtare.
Posta Shqiptare Sh.a, krijon kontakte me një numër të madh klientësh, me çdo familje, pra krijon mundësinë e plotë të arkëtimit të taksave.
Një projektligj tjetër që miratoi sot Këshilli i Ministrave është edhe ai "Për vlerësimin e Konformitetit".
Qëllimi këtij projektligji është të vendosë parimet e përgjithshme për përcaktimin e procedurave të njëjta për vlerësimin e konformitetit të produkteve, proceseve ose shërbimeve në sferën e detyruar. Për të gjitha produktet, proceset ose shërbimet, që nuk përfshihen në sferën e detyruar, vlerësimi i konformitetit është vullnetar. Ky ligj zbatohet për çdo person fizik e juridik, publik ose privat, vendas a i huaj, që deklaron vlerësimin e konformitetit të produkteve, proceseve ose shërbimeve, përkundrejt kërkesave të standarteve, rregullave teknike ose kërkesave të tjera teknike apo akteve ligjore ne fuqi. Vlerësimi i konformitetit nuk nënkupton vetëm çertifikimin, por është një sistem i tërë ku përfshihen analizat/provat-inspektimi-çertifikimi i personelit, i produktit, i sistemeve të cilësisë, i sistemeve të mbrojtjes së ambjenteve, kalibrimi, akreditimi e që, në tërësinë e tyre, plotësojnë strukturën institucionale të harmonizimit teknik.
Anëtarësimi i Shqipërisë në OBT dhe integrimi i metejshëm në strukturat e BE do të kërkojnë dhe harmonizimin e kuadrit ligjor me karakter teknik të vendit tonë në BE.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua projektigji "Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8449, date 27.01.1999, "Per Kodin Doganor te Republikes se Shqiperise".
Projektligji, per nje ndryshim dhe shtese te Kodit Doganor, konsiston ne kufizimin e mundesive ligjore per dhenien e autorizimeve nga Ministri i Financave, per hapjen e "Duty free shops", (dyqane te cliruara nga taksat), ne zonat doganore portuale dhe ne ato tokesore (kufitare), duke percaktuar vetem zonen doganore te aeroporteve, si hapesira te lejuara per ushtrimin e veprimtarise se "duty free shops".
Miratimi, i ketij ndryshimi dhe shtese ne ligj, do te sjelle efekte pozitive per te mos lene hapesira per abuzime te mundeshme dhe njekohesisht do te lehtesoje mbikeqyrjen doganore dhe do te perqendoje me mire perpjekjet e autoriteteve doganore per mbajtjen nen kontroll te kesaj zone doganore ku do te jene te hapura "duty free shops".
Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore të vitit 2002, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Ministrinë e Mbrojtjes".
Një vendim tjetër që adoptoi në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave është edhe ai "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2002, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për mbulimin e shpenzimeve që kjo Ministri ka bërë për përballimin e fatkeqësisë natyrore, shtator 2002".
Edhe një projektligj tjetër "Për disa shtesa në ligjin nr.8113, dt.28.3.1996, "Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë" me ndyshimet përkatëse, ka miratuar sot Këshilli i Ministrave. Shtesat që bëhen në këtë ligj kanë të bëjnë me dhënien "Medalja përkujtimore". Ligji aktual nuk përfshin mundësinë e dhënies së medaljes përkujtimore, që mund të jepet nga Presidenti i Republikës, qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Dhënia e medaljes përkujtimore mund të bëhet me rast të ngjarjeve të shënuara të historisë së vendit, siç është këtë vit edhe 90 – vjetori i krijimit të Forcave të Armatosuara, në festimin e të cilit Presidentit të Republikës do t'í jepej mundësia ligjore t'u akordonte efektivave të Forcave të Armatosuara medalje përkujtimore në ceremonialin që do të zhvillohet, duke treguar kështu vemendjen e shtetit shqiptar ndaj pjesës së tij mbrojtëse në kuadër edhe të vullnetit për integrimin në strukturat e NATO-s.
Medalja përkujtimore mund të akordohet edhe për grupe të caktuara ushtarakësh, të cilët marrin pjesë në aksione, në kuadrin e trupave të NATO-s apo të Kombeve të Bashkuara, pasi veprimtaria e tyre përherë duhet vlerësuar dhe inkurajuar.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij miratoi edhe udhezimin "Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave të tregut të lirë të banesave dhe të koeficientit "k".
Sipas këtij udhezimi të miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2002 është 29 835 lekë/metër katror, për sipërfaqe shfryrtëzimi. Vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave në shkallë rrethi për 2002 është i përcaktuar sipas tregut të lirë në këto rrethe dhe është i detajuar sipas tyre, kurse vlera e koeficientit "k" gjithashtu është i detajuar sipas rretheve e qyteteve përkatese.
Vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave ka dalë nga raporti i vlerës së cmimit të shitjes së apartamenteve nga qytetarët me sipërfaqet e shfrytëzimit të apartamenteve sipas strukturave përkatëse, kurse vlera e koeficienti "k" ka dalë nga raporti i vlerës mesatare të apartamenteve të tregut të lirë për vitin paraardhës me vlerën e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave.
U miratua edhe vendimi "Per krijimin e Bordit te Kullimit ne Kavaje me financim nga Buxheti i Shtetit.
Ky vendim do te synoje ne: rritjen eficences se investimeve ne fushen e kullimit, transparencen e ketij investimi, mundesine e aktivizimit te perfituesve te kullimit qe me vone kur te arrihet konsolidimi i Bordit te Kullimit, financimi te realizohet nga kontributi i sejcilit prej perfituesve si dhe mundesine e kontrollit te ketij investimi nga perfituesit. Bazuar ne Ligjin e Ujitjes dhe te Kullimit ky tip Bordi eshte forme e perkohshme derisa te kaloje ne Bord Kullimi me Vetfinancim.
Në Mbledhjen e tij të sotme Këshilli i Ministrave adoptoi vendimin "Për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2002, miratuar me ligjin nr.8847, datë 19.12 .2001, "Për buxhetin e shtetit të vitit 2002".
Ndryshimi që i behen buxhetit të shtetit në disa zëra kanë ardhur si rezultat i mungesë së fondeve në disa dikastere dhe nga ana tjetër ka mospërdoprim të tyre në disa dikastere të tjera për shkaqe objektive. Ndryshimet, sipas këtij vendimi, bëhen në zërat kosto lokale dhe TVSH, të cilat lidhen me ecurinë e projekteve nga financimet e huaja. Në investimet e brendshme janë bërë disa ndryshime duke patur parasysh se ekzistojnë disa fonde të lira për shkak të mosrealizimit të tyre. Në këtë mënyrë këto fonde do të përdoren në ato drejtime që është parë si shumë e nevojshme për të përfunduar rikonstruksione dhe blerje që janë të domosdoshme si p.sh rikonstuksionin e godinës së prokurorisë së rrethit të Tiranës, disa pajisje të domosdoshme për presidencen, si dhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkences për të blerë kompjutera për Institutin e Studimeve Pedagogjike.
Sa i përket rritje së shpenzimeve për pagat është parë e arsyeshme që disa instutucioneve tù shtohet ky fondi për këtë vit si pasojë e rritjes së pagave në këto institucione. Por në këtë drejtim është shtuar fondi i pagave edhe për disa institucione të pavarura, të cilat me ligj kanë të drejtë të rrisin masën e tyre pa marrë parasysh shpenzimet e limituara nga buxheti për fondin e pagave.
U miratua vendimi "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2002, miratuar për Komisionin Qëndror të zgjedhjeve, për përballimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore në zgjedhjet e datës 29.9. 2002, për kryetar Komune në komunën Dajt, të qarkut të Tiranës".
U miratua edhe vendimi "Për dhënie fondi ndihmë disa partive politike të reja", Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë dhe Partisë Rruga e Vërtetë Shqiptare. Sipas vendimit të dy partive të reja ju dha nga një fond prej 100 mijë lekësh sipas ligjit .
Eshte adoptuar nga Këshilli i Ministrave edhe vendimi "Për shpronësimin për interes publik të pasurisë së paluajtshme, të pronarit Dylber Mema, e cila preket nga ndërtimi i depos së ujit të pijshëm, në Bashkinë e Gramshit".