E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfernce per shtyp e zedhenesit te kryeministrit Kryeministri dhe qeveria po ndjekin hap pas hap situaten ne zonat te cilat, jane prekur nga permbytjet e diteve te fundit duke qene gjithashtu ne

Konfernce per shtyp e zedhenesit te kryeministrit

Kryeministri dhe qeveria po ndjekin hap pas hap situaten ne zonat te cilat, jane prekur nga permbytjet e diteve te fundit duke qene gjithashtu ne procesin e identifikimit ne detaje te demeve dhe shkaqeve te ketij fenomeni, i cili po pasohet dhe do te vazhdoje te shoqerohet me vendimarrje te rendesishme per te minimizuar situata te tilla ne te ardhmen.

Grupet e eksperteve i ngritur me vendim te Komitetit Nderministror te Emergjences Civile ndodhen qe nga dita e djeshme ne zonat e permbytura per te bere verifikimin dhe identifikimin e demeve te shkaktura ne menyre qe dhe nderhyrja te jete ne funksion te plote per normalizimin e gjendjes se krijuar.

Po sot do te konfirmoja se ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave ndalimin e e veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorrit ne shtreterit e lumenjeve ka nisur sot aksioni nga strukturat e Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit per ndalimin e veprimtarise dhe çmontimin e impianteve ne 6 basene ujore ne te gjithe vendin. Ky aksion, nuk do te lejoj me perfundimisht shfrytezimin e shtreterve te lumejve .

Policia elektrike ka nisur aksionin e nderprerjes se lidhjeve te paligjeshme prane hidrovoreve te vendit per te siguruar funksionimin me kapacitet te plote te tyre.

Si moment te rendesishem mund te konfirmojme se qeveria pervec grandit qe ju dhane me vendimin, njesive te qeverisjes vendore te prekura nga permbytjet, ka vendosur qe te beje rialokim, qe do te thote riorientim, te fondeve te investimeve nga buxheti i shtetit duke mos prekur fondin rezerve, dhe shifra qe do te rialokohet per ministrite perkatese, do te jete rreth 1 milion euro, e cila do te perdoret per te kryer investime ne pronen shterore dhe objekte publike te demtuara nga rreshjet e diteve te fundit, pra ne total jane angazhuar per momentin vetem nga qeveria rreth 2 milion euro.

Gjthashtu ju bej me dije se Kryeministri Fatos Nano do te jete neser ne Qarkun e Lezhes dhe ate te Shkodres ku do te vizitoje disa nga komunat me te prekura nga kjo situate. Kryeministri do te shoqerohet ne kete vizite nga nje grup bisnesmenesh, te cilet kane shprehur gadishmerine per te kontribuar ne kete situate te fatkeqesie natyrore.

ALDRIN DALIPI
ZEDHENESI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›