E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një numër vendime dhe projektligje. Keshtu miratoi Vendimin "P

Sot, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një numër vendime dhe projektligje.
Keshtu miratoi Vendimin "Për miratimin në parim të programit buxhetor afatmesëm 2003- 2005"
Miratimi i këtij vendimi është bërë duke patur parasysh ligjin "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", i cili është përgatitur për tre vjet radhazi si i tillë. Vecoria e këtij programi është se ai mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe në Marrëveshjen trevjacare PRGF, të nënshkruar në qershor te këtij viti me FMN-në. Në përputhje me këtë strategji, qeveria edhe për vitet 2003-2005 do të vahdojë të mbështesë sektoret prioritarë,si: Infrastruktura, Arsimi, Shëndetësia, Cështjet Sociale, Bujqësia, Mjedisi, Energjetika, etj. Ky program paraqet progres në krahasim me planin afatmesëm për vitet 2002-2004 si nga pikëpamja sasiore, ashtu edhe ajo cilësore, pasi analiza e faktorëve që përcaktojnë prioritetet sektoriale ka qenë më e thellë. Ky program bën të mundur që të tejkalohen edhe disa mbivendosje që janë konstatura deri më tani, si p.sh cështje të tilla si ajo e decentralizimit, si dhe është parashikuar dhe studiuar edhe një reformë e kujdeseshme pagash. Nga ana tjetër duhet vecuar se sektorët që janë marrë në analizë janë shtuar, p.sh sektorë të tillë si ai i mbrojtjes së mjedisit dhe rendit publik.

"Miratimi i platformës, për mënyrën e hartimit të studimeve të qendrave, të qytetit të Tiranës dhe të qyteteve të kategorisë së parë", ishte një tjetër vendim që adoptoi sot në mbledhjen e tij Këshilli i Ministrave.
Ky vendim u miratua pasi ndryshimet e mëdha sociale dhe ekonomike që kanë ndodhur mbas viteve 90 dhe zhvillimet e vrullshme demografike, kane nxjerrë një sërë problemesh në zhvillimin urbanistik të qendrave të qyteteve. Mbi të gjitha në qytetet tona mungojne objektet polifunksionalë të biznesit. Është një kërkesë e kohës, e ekonomisë së decentralizuar, që qendrat e qyteteve tona të mëdha të formojnë karakterin e qytetit duke evidentuar atë si tregtar, turistik, muze etj.
Bashkitë e qyteteve, të gjendura përballë presionit të ndërtimeve masive që tentojnë edhe një rritje në lartësi në këto zona, janë të përgatitura për t'iu përgjigjur ligjërisht kësaj kërkese. KRRTRSH vendosi formulimin e një platforme e cila do të ndihmojë bashkitë përkatëse me asistencë teknike dhe ligjore në procesin e hartimit të studimeve të qendrave të qyteteve. Në platformë është përcaktuar qartë baza ligjore, qëllimi si dhe njësitë vendore dhe institucionet që do të përfshihen në këtë proces. Mbështetja me materiale studimor dhe teknike, do të kryhet nga institutet studimore e shkencore dhe rolin koordinues midis tyre do ta ketë Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Platforma do të zbatohet me faza dhe për çdo fazë është përcaktuar afati kohor. Gjithashtu platforma përcakton organizimin e konkurseve për studimet dhe kjo lejon mundësi për zgjedhje dhe zgjidhje më të mira për sot dhe për perspektivën.

Biznesi vendas, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Shoqata e Arkitektëve kanë treguar interes dhe gatishmëri për të marrë pjesë në këtë proces.

Po kështu Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme të radhës miratoi edhe Vendimin "Për miratimin në parim të Marrëveshjes së grantit ndërmjet qeverisë së Republikë së Shqipërisë dhe qeversë së Suedisë, në mbështetje të projekteve për decentralizimin dhe qeverisjen vendore". Marrëveshja e mësipërme që mbështet projektet për decentralizimin dhe qeverisjen lokale synon ndihmë teknike në këtë proces në nivelin qendror dhe në atë lokal, vecanërisht në qarkun e Korcës.
Në nivelin qendror ky projekt do të japë ndihmë teknike për rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit për përmirësimin e akteve ligjore për përcaktimin e funksioneve të këshillave të qarqeve, precizimin e kompetencave dhe të funksioneve të komunave dhe të raporteve të tyre me kompetencat e deleguara nga Ministritë.
Në nivelin e qarkut synohet të ndihmohet në fuqizimin e kapaciteteve për planifikimn e zhvillin rajonal, në sigurimin e shërbimeve të përshtatshme shëndetësore, arsimore, të infrastrukturës, në koordinimin mes qarkut dhe komunave për projektet e zhvillimit, drejtorive rajonale. Në vecanti ndihma teknike do të synojë të kualifikojë administratën dhe këshilltarët për funksionet dhe kompetencat e organeve të qeverisjes vendore.
Në nivel komune synohet mbështetje për kalimin e kompetencave nga Ministritë në komuna, rritja e kapaciteteve të komunës për funksionet e reja të shërbimeve publike, infrastrukturës, të të ardhurave vendore; rritja e kapaciteteve për planifimimin dhe zbatimin e investimeve nga buxheti, të ardhurave të veta dhe nga donatorët, si dhe koordinimi i projekteve të zhvillimit mes komunave dhe Këshillit te Qarkut Korcë.

U miratuan dy projektligje: "Për ratifikim e Kartës Sociale Europiane, të ndryshuar". Karta Europiane është e hapur për nënshkrim që nga viti 1961. Ajo është nënshkruar nga Shqipëria në shtator të vitit 1998. Ajo u ofron shteteve anëtare mundësinë për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe sociale për shtetasit e tyre.
Karta Sociale Europiane përmban standartet, të drejtat dhe parimet në fushën e punës dhe atë sociale. Në përputhje me kërkesat e Kartës mbetet një detyrë e rëndësishme forcimi i mekanizmave të zbatimit në praktikë i legjislacionit, mekanizmave të mbikëqyrjes, këshillimit dhe ndërgjegjësimit publik e privat.
Ratifikimi i Kartës Sociale Europiane (të ndryshuar), jo vetëm plotëson një nga kërkesat për përafrimin e legjislacionit me standarte ndërkombëtare në kuadrin edhe të plotësimit të kërkesave të fillimit të negociatave të Asocim–Stabilizimit të shqipërisë me BE, por do të shërbejë edhe si nxitje për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit në fushën e punës dhe në fushën sociale.

Projektligji tjetër që miratoi sot Këshilli i Ministrave është "Marrëveshja e kredisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës, për bashkëfinancimin e projektit të punëve të komunitetit". Ky është projekt i hartuar nga Banka Botërore dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 1998 dhe periudha e zbatimit parashikohej të zgjaste tre vjet. Kostoja totale kap shumën 17.4 milion USD, nga të cilat: Banka Botërore (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 9 milionë USD kredi, Qeveria Italiane, 2.4 milionë USD (grant), Qeveria Shqiptare 1.1 milion USD, ndërsa 3.4 milionë USD, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës.
Ky projekt zbatohet nga Fondi i Zhvillit Shqiptar dhe ka si ojektiv, mbështetjen e nevojave emrgjente të investimeve që duhen kryer për rehabilitimin e infrastrukturës në zona rurale dhe urbane, sipas prioriteteve të përcaktuara nga vetë komunitetet lokale dhe pushteti vendor, ndërtimin e kapaciteteve të komuniteteve lokale dhe pushtetit vendor si dhe nxitjen e zhvilllimit të ekonomisë lokale. Ky fond do të përdoret për realizimin e komponeteve të projektit, kryesisht në zonat e mbipopulluara me të ardhurit nga zonat rurale.

Qeveria adoptoi edhe Vendimin: "Miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD), për projektin "Asistencë teknike për Kuvendin e Shqipërisë". Miratimi në parim i kësaj marrëveshje bën të mundur që tì hapet rrugë implementimit të projketit "Asistencë teknike për Kuvendin e Shqipërisë, i cili nga ana e vet do të bëjë të mundur fuqizimin e kapacitetit të Kuvendit në kryerjen e funksioneve të veta kushtetuese, duke kontribuar në këtë mënyrë në fuksionimin e shtetit ligjor dhe një qeverisje më të mirë.

Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua edhe vendimi per "Miratimin ne parim, te programit te veprimit rajonal "Cards 2002", ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komunitetit Europian".
Ky vendim ka te beje me miratimin e Programit te Veprimit Rajonal Cards 2002, i cili reflekton Materialin Strategjik Rajonal te miratuar (RSP) per 2002-2006, dhe Programin Indikativ (tre-vjecar) (MIP) per 2002-2004. Zbatimi i ketij Programi, i cili do te realizohet i centralizuar nga Zyra e Bashkepunimit per Ndihmen Europiane (AIDCO), ne emer dhe ne bashkepunim te ngushte me autoritetet perkatese, agjencite nderkombetare dhe donatoret te cilet jane aktive ne fusha te ndryshme te Programit, do te ndihmonte me tej permbushjen e detyrimeve te MSA, dhe krijimin e nje kuadri bashkepunimi me te ngushte rajonal cka do te favorizonte me tej integrimin gradual te Shqiperise ne strukturat e BE-se.

U miratua gjithashtu vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes financiare, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Komisionit te Komunitetit Europian, ne kuader te programit "CARDS 2002".
Asistenca finaciare e Bashkimit Europian ne kuader te programit CARDS Asistenca Komunitare per Rindertim, Zhvillim dhe Stabilizim te komunitetit Europian eshte shtylla kryesore ku mbeshtetet Marreveshja e Stabilizim - Asocimit, qellimi kryesor i se ciles eshte te sjelle paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik ne rajon si dhe te afroje perspektivat e anetaresimit ne BE. Kjo asitence, ashtu sic percaktohet edhe ne Programin Indikativ Shume-vjecar 2002-2004 (MIP) per Shqiperine, siguron nje perputhshmeri me Programin CARDS ne nivel rajonal dhe me aktivitetet financiare te planifikuara ne kete nivel, si dhe ka si qellim mbeshtetjen e Shqiperise ne procesin e Stabilizim-Asocimit, duke perfshire dhenien e kontributit per nje zhvillim te pergjithshem social-ekonomik te vendit. Ketij qellimi, i sherben edhe nenshkrimi i kesaj Marreveshje Financiare, ne te cilen jane identifikuar fushat dhe sektoret perkates te cilet do te mbeshteten nga granti i dhene prej Komunitetit Europian ne nje shume totale prej 44.9 milione EURO, ne kuader te CARDS 2002. Me nenshkrimin e kesaj Marreveshje Financiare, fillon dhe zbatimi i Programit Indikativ Shumevjecar 2002-2004, i nenshkruar ne daten 06.09.2002 ndermjet Ministrit te Shtetit per Integrim dhe Komisionit Europian, duke konkretizuar me tej bashkepunimin ekonomik midis Shqiperise dhe BE-se ne kuader te procesit te Stabilizim-Asociimit.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për dhënie 500 mijë lekë ndihmë ekonomike familjes së z. Bashkim Ashiku", për të përballuar shpenzimet për fatkeqësinë familjare. Bashkim Ashiku u vra aksidentalisht në mjediset e Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Dibërs, nga përplasja me armë e policëve të kësaj drejtorie, kur po qëndronte në pritje për të marrë pasapotën. I ndjeri ka lënë gruan dhe dy fëmijët në gjendje shume të vështirë ekonomike.

Po kështu në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe vendimi: "Për një shtesë fondi Bashkisë së Kukësit, për riparimin e Pallatit nr.12, të lagjes nr.1 dhe për dhënie ndihmë disa familjeve të dëmtuara nga rënia e zjarrit". Fondi që jep Qeveria për riparimin e pallatit dhe ndihmë familjeve është 10 milion e katërqind e tetëdhjetë mijë lekë.

Këshilli i Ministrave adoptoi vendimin "Për miratimin, në parim të marrëveshjes teknike, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, për veprimtarinë e bashkëpunimit dhe të asistencës për ristrukturimin e zonës në Akademinë e Forcave Ajrore, në Vlorë, dhe të pistës së fluturimit në Pish Poro".
Marrëveshja ka si qëllim përcaktimin e detyrimeve reciproke të palëve, për vënien në zbatim të aktiviteteve të nisura që nga nënshkrimi i Marrëveshjes. Marrëveshja përmban kushtet, përgjegjësitë, detyrimet dhe modalitetet e plota për vënien në zbatim të aktiviteteve të nisura që më parë. Nënshkrimi kësaj marrëeveshjeje do të bënte të mundur vazhdimin e punimeve të nisura nga pala italiane sipas marrëveshjes të nënshkruar mes dy ministrive përkatëse, te te dy vendeve.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua edhe vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin NR.726, date 21.12.2000, te Keshillit te Ministrave, "Per pagat e e punonjesve te institucioneve buxhetore"me ndryshimet perkatese". Mbeshtetur ne ligjin Nr.8691, date 16.11.2000 "Per prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe te cigareve" me vendimin Nr.224 date 13.04.2001 te Keshillit te Ministrave, eshte krijuar Agjencia Kombetare e Duhan-Cigareve. Kjo agjenci ka per detyre te ndjeke zbatimin e ligjit "Per prodhimin dhe tregetimin e duhanit dhe te cigareve" ne te gjitha aspektet e prodhimit, industrializimit, marketimit dhe tregtimit te duhanit dhe te produkteve te tij.
Duke vleresuar se ketu punonjesit punojne ne kushte te vecanta, dhe duke patur parasysh strukturen e kesaj agjensie te miratuar nga Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, u miratua dhenia e nje shtese per natyre te vecante pune, sipas percaktimit qe do te beje Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit.
Ky vendim do te ndihmoje ne terheqjen dhe motivimin e specialisteve te afte dhe me pervoje ne fushen e duhanit.

Ne mbledhjen e keshillit te Ministrave u miratua vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin Nr.362, date 18.7. 2002, te Keshillit te Ministrave, "Per pranimet ne shkollat e larta dhe universitetet per vitin akademik 2002-2003, ne sistemin me shkeputje nga puna, dhe per tarifen e shkollimit per kete vit akademik.
Ky vendim mbeshtetet edhe ne programin e Qeverise per te rritur sistematikisht numrin e kuotave te pranimit dhe per t'u krijuar te gjitha mundesite dhe hapesirat e nevojshme kandidateve qe deshirojne te vijojne studimet ne Universitetet dhe ne Shkollat e Larta. Ai mbeshtetet gjithashtu ne kapacitetet maksimale te hapesirave fizike te auditoreve dhe ne ngarkesen mesimore shkencore te profesoratit. Ky vendim shtese parashikon kuota pranimi te cilat ndahen ne: kuota kryesore, kuota dytesore, kuota per shqiptaret nga trojet jashte vendit. Me kuotat shtese 1009, rritja e kuotave te pranimit, kete vit akademik behet 10 110: (ishte 9 101 studente me VKM, Nr.362, date 18.07.2002 dhe behet 10.110 studente per vitin akademik 2002-2003). Me kuotat shtese dytesore 116, numri i tyre rritet dhe behet 823 (ishte 707 dhe behet 823), te cilat natyrisht ndikojne ndjeshem ne permirsimin e te ardhurave financiare te Shkollave te Larta. Ne vendimin e ri parashikohen kuota shtese edhe per shqiptaret e trojeve jashte Republikes se Shqiperise. Kjo per arsye se ka kerkesa te medha, vecanerisht nga shqiptaret e Malit te Zi dhe nga shqiptaret e Presheves. Numri i kuotave shtese eshte 42.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua edhe Vendimi "Për dhënie fondi Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për plotësimin më pajisje të brendëshme të Viles nr.4, në Tiranë", Rezidence e Presidentit të Republikës".

U niratua edhe vendimi "Për kuotat e pranimit të Akademisë Ushtarake "Skënderbej". Për vitin akademik 2002-2003 kuota ne kete Akademi do të jetë 20 studentë.

Një vendim tjetër që miratoi Këshilli i Ministrave sot është edhe "Për një ndryshim në vendimin nr. 30.12. 1998, të KM "Për shitjen e mjeteve dhe teknikës luftarake të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit, në formën e skrapeve".

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe "Udhëzimi për një ndryshim në udhëzimin nr.4. dt. 22.8.1994,të KM, "Për vlerësimine apartameteve që ndërtohen me fonde shtetërore", me ndyshimet përkatëse". Ky udhëzim ka për qëllim vlerësimin e apartamenteve të ndëruara përpara datës 1 janar të vitit 1993 me fondet e Shërbimit Informativ Shtëror dhe që tashmë punonjësit përfitues, ja kalojnë në pronësi Entit Kombëtar të Banesave.

Këshilli i Ministrave, në vendimin "Për Lirim nga detyra", liroi nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, zotin Engjëll Skreli, pasi ai ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme.

U miratuar edhe vendimi "Për miratimin e tarifave postare të shërbimeve bazë".
Ky vendim është marrë duke u mbështetur në ligjin për shërbimin postar në Shqipëri. Në vendim përcaktohen tarifat e reja të shërmimit postare në vend dhe, keto tarifa postare, me anë të këtij vendimi rriten me 35%. Marrja e një vendimi të tillë u bë e domosdoshme në sajë të rritjes së konkurrencës në fushën e shërbimeve postare, si p.sh shërbimet që ofrojnë sot për publikin operatorë të tillë si DHL, TNT, FedEx etj, si dhe konkurenca e shërbimeve postare zëvendësuese (posta elektronike). Nga ana tjetër duhet vënë në dukje se cmimet e shërbimeve që ofron Posta Shqiptare, si një kompani me kapital 100% shtetëror, kanë qenë vazhdimisht nën kosto, duke e bërë në këtë mënyrë të papërballueshme mbajtjen e një shërmini të shtrirë në të tërë hapësirën e vendit dhe me numrin e punonjësve.

Këshilli i Ministrave sot miratoi edhe Vendimin "Për rishpërndarjen e fondeve buxhetore për vitin 2002". Ky vendim i jep Gjykatës Kushtetuese një fond shtesë në buxhetin e saj pë vitin 2002, për të mbuluar shpenzimet e saj operative deri në fund te këtij viti, duke patur parasysh faktin se në fundin e muajt nëntor 2002, kjo gjykatë do të festojë 10 vjetorin e krijimit të saj.

U adoptua edhe vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8533, dt. 25.11. 1999, "Për Policinë e Shtetit", ndryshuar me ligjin nr. 8933, datë 25.7. 2002".

Ligji përcakton qartë se Policia e Shtetit, është institucion i administratës shtetërore të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të Ministrisë së Rendit Publik, në varësi të Ministrisë së Rendit Publik, që ka për mision të mbrojë rendin dhe sigurinë publike si dhe të sigurojë zbatimin e ligjit.

Po ashtu u miratua një shtesë fondi prej 2 mlione lekësh, në buxhetin e vitit 2002, të Ministrisë së Shëndetësisë, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e z. Lublin Dilja në SHBA .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›