E Diel, 1 Nëntor 2026

QARKU I TIRANES Situata eshte normalizuar ne digen e Liqenit Artificial dhe ne Lagjen e Tiranës se Re, ku niveli i ujrave ka rënë. Po punohet për riparimin e kolektorit të ujrave të zeza i ci

QARKU I TIRANES

Situata eshte normalizuar ne digen e Liqenit Artificial dhe ne Lagjen e Tiranës se Re, ku niveli i ujrave ka rënë. Po punohet për riparimin e kolektorit të ujrave të zeza i cili eshte me difekt
Në mënyrë të veçantë po bëhet identifikimi për ndërtimet mbi kolektorin e shkarkimit të ujrave nga liqeni. Eshtë dhënë ndihma ushqimore dhe materiale të tilla si batanie etj., per 70 familje nga 155 familje te demtuara dhe po merren masa per ndihmë ndaj familjeve të tjera. Furnizimi me uje te pijshem në përgjithsi ështe normalizuar. Shkolla dhe qendra shëndetësore janë në gjendje pune.

QARKU I LEZHES

Intensiteti i rreshjeve ka qenë i ulët. Furnizimi me energji elektrike, ujë të pijshëm dhe bukë ka qenë përgjithesisht i stabilizuar.
Të 5 hidrovorët e Lezhës punojnë normalisht. Rrugët nacionale janë të lira. Një ndihmë të madhe për pastrimin e rrugëve, shpërndarjen e bukës e riparimin e argjinaturave kanë dhënë forcat e ushtrisë.
Situata shëndetësore është pa probleme serioze.

QARKU I SHKODRES

Në qytetet situata është normalizuar. Furnizimi me ujë dhe energji elektrike ka qenë i rregullt. Janë instaluar dhe vënë në punë pompa të reja rezervë në ujësjellsat e Dragotit e Mes-Meselimit.

QARKU I DIBRES

Eshte normalizuar gjendja dhe është bërë identifikimi i dëmeve.

QARKU I ELBASANIT

Ne Librazhd dhe Gramsh rruget nacionale jane pa probleme.

QARQET E FIERIT, VLORES, KORCES DHE KUKESIT

Nuk ka patur probleme, gjendja eshte normalizuar. Ne komunat Hekal dhe Cakran të qarkut të Fierit kane arritur 2 kamiona me ndihma nga rezervat e shtetit me batanije dhe ushqime.
Furnizimi me ujë është stabilizuar, me perjashtim të ujësjellsit të Vranishtit në Has,.
QARKU I BERATIT

Po punohet për riparimin e urës metalike të Sirakes ne Bogove të Skraparit.
Në qytetin e Beratit, situata është normalizuar me energji të ndryshme. Vazhdon puna për pastrimin e inerteve në lagjen "Gorricë".
Në Urën Vajgurore, stacioni i pompave të ujit të pijshëm është në gadishmëri.

QARKU I DURRESIT

Në Krujë është riparuar difekti në Shkretë.Vazhdon puna për hapjen e kolektorëve dhe pastrimin e qytetit në Fushë-Krujë.

QARKU I GJIROKASTRES

Furnizimi me ujë dhe energji elektrike është normalizuar. UNICEF ka derguar ndihme nje gjenerator per Drejtorine e Sherbimit paresor, i cili po vihet në punë.
Në Përmet dhe Kelcyre ka furnizim normal me ujë.
Shtabi i emergjences se ketij qarku ka perllogaritur demin ekonomik .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›