E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Bashkinë e Fierit një takim me drejtues të pushtetit vendor të këtij qyteti. Në takim merrnin pjesë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot në Bashkinë e Fierit një takim me drejtues të pushtetit vendor të këtij qyteti. Në takim merrnin pjesë edhe ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të zonës.

Kryeministri e vleresoi këtë vizitë të rëndësishme, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të qeverisë me autoritet vendore, në dobi të një partneriteti strategjik për zhvillim.

Kryeministri vuri në dukje punën dhe angazhimin e autoriteteve vendore të qytetit të Fierit, në funksion të realizimit të nismave konkrete dhe reformave të ndërmarra.

"Ka një sërë arritjesh të dukshme në zhvillim rajonal dhe nje sërë faktorësh që duhen vlerësuar në skemën e bashkëpunimit mes strukturave vendore, në funksion të përmirësimit të ritmeve të zhvillimit dhe të reformave", u shpreh z.Nano. Ai inkurajoi forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, për të nxitur ritmet e reformave.

Më tej, Kryeministri u shpreh se aktualisht evidentohet nje konkurece pozitive rezultatesh dhe eksperiencash edhe midis bashkive te ndryshme ne shkalle vendi, duke theksuar se "këtë konkurencë qeveria po e analizon me seriozitetin e duhur, në funksion të harmonizimit te strategjive kombëtare të zhvillimit, me ato lokale".

Gjithashtu, Kryeministri Nano vlerësoi ritmet e punës në Bashkinë Fier, duke u bazuar në rezultatet konkrete te arritura, ndërsa shtroi nevojën e nxitjes së mëtejshme të vjeljes së të ardhurave, gjë që do të krijonte hapësira për më shumë investime për qytetin. Kryeministrit theksoi se administrimi i mirë i të ardhurave nga bashkitë, krijon mundësi për më shumë të ardhura qendrore. Ai hodhi idene e aplikimit të skemave pilot për shërbime prioritare, duke filluar me Bashkinë e Fierit.

Përsa i përket investimeve në këtë qytet, Kryeministri tha se ato janë të prekshme nga komuniteti dhe në këtë drejtim, duhet të vazhdojnë projektet konkuruese që zhvillojnë këtë bashki.

Në këtë takim, Kryeministri Nano diskutoi me autoritetet e pushtetit vendor edhe për masat e marra për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore nga ana e Bashkisë, veçanërisht për punën me listat e zgjedhësve. Ai theksoi se ky proces duhet të realizohet edhe në vazhdim, duke reskektuar plotësisht ligjin, në funksion të realizimit të zgjedhjeve sipas standarteve europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›