E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot u zhvillua ne Athine takimi i Ministrave të Administratës Publike dhe të Drejtësisë, i vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), me tematikë â

Sot u zhvillua ne Athine takimi i Ministrave të Administratës Publike dhe të Drejtësisë, i vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), me tematikë "Mbi Qeverisjen e Mirë dhe Rinovimin e Institucioneve".

Me ftesë të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Administatës Publike dhe Decentralizmit dhe Ministrit të Drejtësisë së Greqisë, me cilësinë e vendit që mban presidencën e rradhës së organizatës, morri pjesë edhe një delegacion i Qeverisë Shqiptare i kryesuar nga Ministri i Shtetit për Koordinim, z.Marko Bello.

Pas përshëndetjeve të rastit, të organizatorëve të takimit dhe përfaqësuesve të lartë të organizatës, e mori fjalën edhe ministri Bello, i cili vuri në dukje ecurinë e reformës në administratën publike, si një ndër prioritetet e Qeverisë Shqiptare, si dhe progresin e shënuar në këtë aspekt. Si rezultat i kësaj reforme të thellë dhe të shumanëshme tashmë kemi arritur të krijojmë një administratë më të thjehtë, më funksionale dhe profeionale si dhe me misione dhe përgjegjësi të mirëpërcaktuaraDuke u ndalur në këtë drejtim z.Bello theksoi se reforma për mirëqeverisje nënkupton jo vetëm "qeverisje demokratike, por në një kuptim më të gjërë një qeverisje efektive dhe efikase me institucione demokratike të afta për t'u përballur me sfidat e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë"..

Janë këto sfida të përbashkëta, vijoi më tej z.Bello, që e bëjnë bashkëpunimin e vendeve tona anëtare të organizatës një domosdoshmëri, si për të shkëmbyer praktikat më të mira ashtu edhe për t'i vënë ato në funksion të përparimit të vendeve tona.

Në përfundim të ministerialit, nga pjesëmarrësit në këtë takim u adoptua një deklaratë e përbashkët e vendeve anëtare të BEDZ-it, mbi bashkëpunimin në fushën e Mirëqeverisjes dhe Rinovimit të Institucioneve. Në këtë deklaratë theksohet rëndësia që ka bashkëpunimi në këtë fushë si esenciale në përmbushjen e objektivave të përbashkët të organizatës. Nxitja e dialogut të vendeve në drejtim të politikëbërjes dhe reformave në administratën publike do të përbëjë një nga fokuset e organizatës në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi Ministri i Shtetit për Koordinimin, z. Marko Bello zhvilloi takime më një numër homologësh të vendeve pjesëmarrëse. Ai zhvilloi një takim të vecantë me Ministrin e Brendshëm, Administratës Publike dhe Decentralizmit si dhe Ministrin e Drejtësisë së Greqisë, me të cilët u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin dypalësh. Pasi u theksuan marrdhëniet e mira dhe intensive ndërmjet dy vendeve, në takim u fol edhe mbi të burgosurit shqiptarë në Greqi. Në lidhje me këtë cështje u theksua se së shpejti ministrat e drejtësisë së dy vendeve do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›