E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Hashures. Kryeministri Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Hashures. Kryeministri Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e Tij, u prit nga Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Dede Reshat Bardhi dhe autoritete të tjera fetare.

Kryeministri i uroi përfaqësuesit më të lartë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, si dhe të gjithë besimtarët, për Ditën e Hashures.

Me këtë rast, zoti Nano u shpreh:

"Mesazhi për këtë ditë është urimi që vjen natyrshëm nga bektashinjtë, urimi i paqes, bashkëjetesës, i respektit ndaj njëri-tjetrit, i respektit për ligjin, institucionet dhe jam i gëzuar që këtë urim sot mund ta ndaj jo vetëm me Baba Reshatin, por edhe me gjithë opinionin publik në një periudhë kur Shqipëria është e qetë, përparon, shteti fuksionon, edhe në dobi të komuniteteve fetare dhe të zgjidhjes së problemeve që kanë mbetur e që janë në rrugën e zgjidhjes, në konsolidimin e integritetit, të pronave dhe të autoritetit të tyre. Ky është një mesazh i fuqishëm, për shkak të respektit të shtetit për institucionet fetare dhe të respektit të institucioneve fetare ndaj shtetit, për të mënjanuar ekstremet, ekstremistës dhe ata që në emër të fesë, abuzojnë me autoritete tranzitore"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›