E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Tiranë Mirosllav Lajçak. Në fillim të takimit Ambasadori Lajçak, i ka përcjellë Kryeministrit Nano një mesaz

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Tiranë Mirosllav Lajçak.

Në fillim të takimit Ambasadori Lajçak, i ka përcjellë Kryeministrit Nano një mesazh dhe përshëndetjet e Kryeministrit sllovak, Mikulas Dzurinda.
Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan se marrëdhëniet politike mes të dy vendeve tona janë në nivel shumë të mirë, dhe për shkak të forcimit dhe institucionalizimit të kontakteve dypalëshe të nivelit politik.

Kryeministri Nano shprehu vlerësime edhe për arritjet e Sllovakisë në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik, e cila sipas tij përbën dhe një bazë për shkëmbim përvoje në çështjet e integrimit, veçanërisht lidhur me hartimin e legjislacionit, strukturave, programeve dhe dokumenteve të tjera në negociatat me BE-në. Në këtë drejtim ambasadori i Sllovakisë shprehu gadishmërinë e plotë të qeverisë sllovake për ofrimin e mbështetjes dhe asistencës së saj për Shqipërinë .

Më pas Kryeministri Nano dhe Ambasadori Lajçak kanë biseduar edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, mbi çështje të ndryshme që prekin fushën ekonomike dhe tregtare atë të industrisë, turizmit, transporteve, doganat etj.

Nga ana e tij zoti Lajçak u shpreh se Sllovakia mbështet qëndrimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe rolin e saj konstruktiv në Ballkan.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›