E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me Presidentin e Republikes se Frances, Jacques Chirac Gjate ketij takimi Kryeministri Nano theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë thellimi dhe z

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me Presidentin e Republikes se Frances, Jacques Chirac
Gjate ketij takimi Kryeministri Nano theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë thellimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve me Francën, në të gjitha fushat, përfshirë ato politike, ekonomike dhe në mënyrë të veçantë investimet franceze në Shqipëri.

Presidenti Chirac theksoi se Ai dhe Qeveria Franceze i kushtojnë vemendje te veçante situatës në Europën Juglindore dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë. Presidenti Francez, eshte shprehur ne kete takim me Kryeministrin Shqiptar, per intensifikimin me tej te marredhenieve ndermjet dy vendeve si dhe identifikimin e rrugëve dhe mundësive për t'i ngritur ne nje nivel me te larte ato.

Rruga më e mirë, theksoi Chirac, është të nxisim kontaktet institucionale mes strukturave dhe institucioneve për të dinamizuar marrëdhëniet franko-shqiptare, për çka ai garantoi angazhimin e tij personal.

Kryeministri Nano theksoi se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni, ka ndryshuar drejt vlerave të njësuara dhe komplementare përendimore, drejt zhvillimit dhe zbatimit të praktikave të përbashkëta të integrimti.
Kryeministri Nano e ftoi Presidentin Chirac për një vizitë në Shqipëri, të cilën e pranoi me kënaqësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›